Ligji për pandeminë të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, shkelen të drejtat elementare të njeriut

Ligji për pandeminë të dërgohet në Gjykatë  Kushtetuese, shkelen të drejtat elementare të njeriut
Ligji për pandeminë të dërgohet në Gjykatë  Kushtetuese, shkelen të drejtat elementare të njeriut

Blerim Burjani

  • 21 August 2020 - 14:36

Ligji për Pandeminë, i miratuar së fundi në Kuvendin e Kosovës, është një ligj skandaloz i punuar me shpejtësi të madhe dhe  me përplot skandale në përmbajtjen e rregullativës substanciale  ligjore. Ky ligj duhet ti nënshtrohet kontrollit të Gjykatës Kushtetuese ,pra duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese  sepse ligji nuk është në përputhje me të drejtat e njeriut që i proklamon dhe i garanton Kushtetuta e Kosovës.

Ligji vendosë gjendjen e përhershme të jashtëzakonshme deri në përfundim të pandemisë. Pra, Ligji kundër Pandemisë është një  dokument me përplot paqartësi ligjore, me përkufizime të mangëta  që nuk tregon se çfarë në realitetet dhe në praktikën juridike nënkupton zgjidhja që  sanksionohet. Rasti konkret, me tubime? Neni 44 pika c thotë: "Të ndalojnë tubimin e personave në shkolla, në kinema, në lokalet publike dhe në vendet e tjera publike, derisa të mos kalojë rreziku nga epidemia." Çfarë nënkupton tubim publik?

Mungon sqarimi ligjor i cili e bënë konfuze edhe punën e Inspektoratit Sanitar, dhe të qytetarëve. Koment ligjor: duhet të precizohet në përkufizimi të këtij ligji çka  nënkupton tubim publik ? Tubimet mundë të përkufizohen si ndalimi  i protestave ? Tubime në kafiteri më shumë se sa qytetar ? Ndalim e aktiviteteve për sa persona (kjo mund të jetë e caktuar në udhëzim administrativ). Pra është një ligj me shumë të metë që më shumë sjell konfuzion se sa efekt pozitiv për situatën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".