Serbia po zbarkon rishtas në Mitrovicën e Veriut pa e pyetur Avdullah Hotin, argatin e harambashit të Brojës Hashim Thaçi

Serbia po zbarkon rishtas në Mitrovicën e Veriut pa e pyetur Avdullah Hotin, argatin e harambashit të Brojës Hashim Thaçi
Serbia po zbarkon rishtas në Mitrovicën e Veriut pa e pyetur Avdullah Hotin, argatin e harambashit të Brojës Hashim Thaçi

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 August 2020 - 18:30

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhurjani

“Gjakësorët serbian në Mitrovicë e fusin një "LABORATOR ANTICOVID" dhe këta poterexhi të bandës së Dulles, heshtin si gjyshet memece, duke treguar shumë poshtërsi, dhe duke u treguar edhe të pafuqishëm kundër këtyre gjakësorëve. E këta më vonë do e marrin si arsyetim se kinse nuk bëhet më zhurmë, duke mos marr seriozisht se nesër do ngrihet ky laborator dhe do të veproj sipas direktivave të Beogradit. Pra, Banda e Dullës nuk kanë hallin se si ta mbrojnë qytetarin dhe shtetin, kjo bandë ka hallin se si ta kapin pushtetin dhe pastaj t´i hynë zanatit të vjetër, zanatit që e kanë në gjak hajnin dhe të mos ikin nga fotelet”.

Është për të ardhur keq por jemi dëshmitar të kohës së kësaj bande të Dulles assesi nuk mund t´i thuash Qeveri e Republikës së Kosovës, sepse e pa e tërë bota se si e kapen pushtetin me pazare dhe me dallavere, që nuk e pëlqeu jo vetëm popullata e Kosovës po as bota demokratike, këtë puç dhe në kohën më të vështirë që vendin e kaploi zymtësia me këtë murtajën e zezë që quhet Corona Virus. Bandat famëkeqe politike të një grupi mafiozësh që quhet AAK,NISMA dhe LDK, por të ndërsyer nga harambashi i Brojës,Hashim zeza dhe kopili i kopilëve të Titos, Isa Mustafa, e kapen pushtetin vetëm për interesa të tyre personale, por, fatmirësisht që këto banda mangupësh e hajnash nuk po i përkrahë popullata dhe u bënë horë para botës, vendin e bënë sallamadi, pa zot shtëpie, gjakësorët serbian veprojnë dhe hynë në Kosovë si të ishte toka e tyre dhe askush nuk i trazon dhe nuk guxon të hapë gojën, xhandarmëria hynë në pikë të ditës dhe këta banditët e bandave në pushtet vetëm dalin e lehin si qentë pas hënës nëpër disa kanale televizive që janë argat të pushtetit.

Dhe kësaj bande të Dullës atëherë si mundë t´i thuash Qeveri e Republikës së Kosovës me këta poteraxhi!? Dhe, kur jemi këtu në do pyesim se a konsultua Beogradi me Prishtinën për ngritjen e këtij laboratori, apo nuk ja vari kush dhe t´i tregojnë qytetarëve të Kosovës zyrtarisht a kërkuan leje dhe a u lejua të ndërtohet ay "LABORATOR", apo kanë bërë sehir karshi kësaj. Populli, me nuk i beson aspak mashtrimeve, rrenave dhe dallavere të kësaj bande të Dullës. Serbia qytetarët nga Mitrovica i merr po e pyetur askënd dhe i shtron nëpër qytetet serbe, atje brenda, dhe kjo banda e Dulles as qe ka haberin, dhe më thoni se cilat janë kompetencat e kësaj bande të Dullës në atë pjesë të vendit, a qeverisim ne atë apo vetëm kemi fjalë dhe asgjë më shumë. Si e menaxhojmë ne këtë situatë në atë pjesë të vendit, kjo bandë e Dulles, në fakt kjo bandë e harambashit të Brojes dhe kopilit të kopilëve të Titos, Isa Mustafës, bëjnë një shou sa për t´i hedhur pluhur syve popullit kinse ne po bëjmë diçka, dalin nja dy-tri metra andej urës dhe bëjnë nga një "SYRET" me ta dhe përhapin lajmin si vaji në lakra, dhe atë te ato media që janë argat i kësaj bande. Jo, e kotë është! Nuk mundë të mashtrohet populli gjithmonë, dhe kësaj i ka ardhur fundi dhe u ka dal boja, prandaj mos u bëni horë ore faqezinj! Për të mirën e vendit do të ishte që kjo bandë e Dulles, kupto e Harambashit të Brojës dhe kopilit të kopilëve të Titos, Isa Mustafës, do të ishte mirë të thyej qafen dhe të mos kthehen më kurrë në këtë vend, edhe pse tashmë është vërtetuar se hajnin dhe pushtetin e kanë në gjak. Turpi i mbuloftë! Janë nënshtruar turpshëm para Serbisë fashiste, prandaj është koha që të mos vazhdojnë më tutje sepse bie në barrën që do ta mbart qytetari i Kosovës dhe gjithmonë këta faqezinj i kanë arsyetimet e tyre të marres së zezë.

Aq të pafytyrë dhe vagabondë e shkuar vagabondëve janë, pa fije turpi, në vend se të merren me problemet serioze të vendit shkojnë dhe ju hyjnë pazareve të pista këta langonj se kush do bëhet president i vendit. Këtu mundë të shihni fytyrën e vërtetë të këtyre krye banditëve, krye mafiozve dhe këtyre krye vagabondëve se cili është qëllimi i tyre. duhet ndalur këto pazare të pista, çka është mjaft është mjaft. Keni vënë re se si thonë kjo kope vagabondësh: Nder i madh është të marrim presidencën edhe pse kurrë nuk morën vota të mjaftueshme. Ne u themi këtyre kryebanditëve të kësaj bande të Dullës, merruni me vendin që po rrezikohet nga Serbia fashiste dhe murtaja e zeze virusi, që vendin e keni bërë sallamadi dhe hyn xhandarmëria në pikë të drekës dhe ju vetëm lehni si qentë e rrahur pas hënës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"