Për ta shpëtuar Kosovën, Qeveria Hoti duhet të rrëzohet para datës 2 shtator

Për ta shpëtuar Kosovën, Qeveria Hoti duhet të rrëzohet para datës 2 shtator
Për ta shpëtuar Kosovën, Qeveria Hoti duhet të rrëzohet para datës 2 shtator

Muhamet Kelmendi

  • 22 August 2020 - 09:05

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Koalicionistët po flasin por nuk po marrin vendim për të treguar funksionimin. Nuk është i mjaftueshëm deklarimi pa veprim konkret, qoftë edhe duke shkatërruar koalicionin. Kosova është në rrezik nga ky koalicion me LDK-në në ballë. Nuk ka asnjë gjë pozitive nga koalicioni i tashëm. Faktet tregojnë se duhet rënë. Dallimet janë të thella. Konfliktet gjithashtu. Priten hendeqe edhe më të mëdha. Dy janë kryesore: 1. Takimi për marrëveshjen me shtetin serb dhe 2. Ndalimi i rrugës Deqan -Plavë. Këtu ka hasur sharra në gozhdë dhe priten veprime të ndryshme. Por, është shumë më mirë, që koalicioni të bije para 2 shtatorit se pastaj. Nuk i besohet fare tandemit Avdullah Hoti & Skënder Hyseni në përfaqësim. Posaçërisht, edhe nëse në atë delegacion shkon Selimi i AAK-se, apo ndonjë Selim tjetër. Të gjithë këta janë jo të denjë në përfaqësim të vendit. Kosovës i duhet një përfaqësim gjithëpërfshirës, profesional dhe i guximshëm në qëndrime”.

Koalicioni aktual në mes LDK, AAK dhe NISMA, me minoritete, është koalicion jo normal dhe i kundërshtimeve të mëdha. Çështjet më të renda veç po dalin në dritë. Avdullah Hoti me dirigjimin e Isa Mustafes nuk e respekton koalicionin. Për këtë fletë emërimi i defatores Hyseni në koordinator të bisedimeve, pa asnjë anëtar tjetër dhe pa pasur asnjë platformë. Z Hoti shkon poshtë e lartë pa konsultime me koalicion. Dhe, as që e merr ndokënd nëpër takime. Qeveria aktuale nuk po reagon as kundër masave të shtetit serb. Futen çetnikët në Kosovë dhe Qeveria heshtë. Organet nuk veprojnë. Tash u ndalen punët në rrugën Deçan- Plavë me një vendim që nuk dihet shkaku i tij. Po bisedohet me shtetin serb dhe priten takime në Vashington me 2 Shtator dhe nuk ka fare platformë. Nuk dihet se çka bisedohet. Por, e keqja është te Kuvendi. I takon këtij të ftoj seancë të jashtëzakonshme mu për takimin e Skënder Hysenit dhe të Hotit. I takon Kuvendit që ta kishte ftuar seancën për shkeljen hapësirës territoriale të Kosovës nga Serbia dhe të kërkoj masa konkrete. I takon dhe çka nuk i takon Kuvendit. Sot, këto organe po heshtin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".