Me Lutfi Hazirin po zbulohet LDK-ja, dorë e zgjatur e PDK-së që rrezikon edhe shtetësinë e Kosovës 

Me Lutfi Hazirin po zbulohet LDK-ja, dorë e zgjatur e PDK-së që rrezikon edhe shtetësinë e Kosovës 
Me Lutfi Hazirin po zbulohet LDK-ja, dorë e zgjatur e PDK-së që rrezikon edhe shtetësinë e Kosovës 

Arsim Haziri

  • 23 August 2020 - 08:36

Shkruan: Arsim Haziri


“Ndryshimet territoriale janë diskutime të rrezikshme, dhe shtyrja e kësaj çështje nga vet Lutfi Haziri, përbën edhe shkelje të sovranitetit qytetarë. Kosova qysh nga 2008 është shpallur shtet i pavarur me territoret aktuale, dhe shtyrja e këtij procesi në mënyrë që të gëzoj ndokush ndonjë amnisti ndërkombëtare, duhet parë si veprim parandalues. Ne e kemi thënë vazhdimisht se te këta njerëz problemi më bazik gjithnjë ka qenë kleptokracia, perceptimi i pushtetit si mundësi pasurimi, ndrydhje të publikes për interesa klanore dhe jo interesi i mbrojtjes së shtetit”.


 
Bartësit e LDK-së gjithnjë kanë qenë dorë e zgjatur e PDK-s, ajo është dëshmuar vazhdimisht, madje një e tillë u dëshmua edhe përgjatë kohës sa ishte proceduar rënia e qeverisë Kurti. Lutfi Haziri, në kontinuitet ka potencuar se në procesin dialogues edhe Kosova duhet të lëshoj pe, duke aluduar për një marrëveshje e cila ndërlidhet me çështje territori. Kjo çështje mjerisht është shtyrë edhe nga presidenti Thaçi, madje ai ka qenë i pari i cili ka shprehur gatishmëri përpara trupit ndërkombëtar. Mirëpo as kupola e vjetër e LDK- ës as çdo kush në territorin tonë nuk ka mandat që të përfundoj procesin dialogues me shkëmbim territoresh, kjo është e patolerueshme dhe e pranueshme.Kjo logjikë ka vazhduar duke mos u ndërprerë asnjëherë dhe kjo qasje vazhdimisht e ka rënduar gjendjen në popull dhe përfshirja e vendit nën pandeminë globale, veç çka e ka dërguar popullin buzë greminës. Pra, pasojat e një keqqeverisje 20 vjeçare po i vuajmë edhe tanimë, madje edhe më rënd në kohë pandemie. Gjitha qeveritë asnjëherë nuk e kanë pasur e parë si detyrë primare zhvillimin e aspektit publik, bërjen e klimës ku mirëqenia ekonomike të ishte pasojë. E tash së fundi po shpërfaqen hapur  edhe planet e tyre që qojnë deri në rrezikimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit”. 
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".