Mbështetje për një “Lëvizje të Re Demokratike” në Kosovë

Mbështetje për një “Lëvizje të Re Demokratike” në Kosovë
Mbështetje për një “Lëvizje të Re Demokratike” në Kosovë

Skender Kapiti

  • 25 August 2020 - 09:22

Nëse do të formojnë një Parti të Re Vjosa Osmani dhe fraksioni antilidershipit që është sot në LDK, në kushtet e reja ku tashmë gjëndet Kosova, në një realitet  ku është realizuar tashmë shteti i pavarur i Kosovës, por kur realisht ka dështuar rëndë pothuajse e gjithë elita politike kosovare, ku dështimin më të madh e ka pësuar LDK-ja, një nismë e tillë për një lëvizje për formimin e një partie të re  duhet inkurajuar dhe mbështetur fuqishëm.

Kjo forcë e re politike , këtë forcë të re politike e ftojnë në skenë jo vetëm fraksionistët dhe antarësia e LDK-së, të zhgënjyerit dhe të tradhëtuarit nga lidershipi dhe korrupsioni i saj , por kjo do të ketë përmasën e një lëvizje për një parti moderne gjithpërfshirëse në kushtet e rrethanat e reja demokratike, si dhe gjëndja e  rënda politike në të cilat është  sot Kosova.Kur politia dështon  dhe prej saj nuk pritet ndryshim dhe as perspektivë atëhere natyrshëm dhe si nevojë e domosdoshmëri politike, demokracia fton në skenë nismat për  formimin e një force të re politike si alternativë dhe antitezë kundër elitës politike   të dështuar.

Kjo Lëvizje e Re Demokratike duhet të dalë në skenën politike kosovare si Lëvizje e re politike demokratike sepse Kosova nuk është si atëhere në kushtet kur u formula LDK-ja , dhe në pamundësi reformimi dhe evoluimi demokratik të LDK-së për shkak se ajo tashmë nuk është një Parti e lirë , as demokratike e as patriotike, kjo forcë e re demokratike do të ketë edhe një program e vizion tjetër  politik, demokratik, ekonomik e zhvillimor të ri dhe më të avancuar,  dhe do t’i ftojë në radhët e saj jo vetëm simpatizanët,  dhe jo vetëm besnikërinë tradicionale por edhe rininë  si dhe shtresat e ndryshme shoqërore, akademike dhe intelektuale progresiste.

Pra,  kjo lëvizje e Re Demokratike është një sfidë dhe antitezë kundër si LDK-së aktuale por edhe kundër Partisë Demokratike të Kosovës  të cilat vetëm sa spekulllojnë me cilësorin politik si  “demokratike” sepse vetëm demokracitet ato dhe partitë e tjera në Kosovë nuk kanë. Kjo do të jetë një forcë politike e hapur me një program të hapur dhe me një veprimtari politike me demoktacitet të brëndshëm dhe transparent.

Pra, kjo parti do të duhet të jetë si një Lëvizje e re gjithshqiptare ku ajo të ketë antarë jo vetëm nga Kosova por edhe nga Diaspora, Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare.

Kjo Lëvizje e Re politike duhet të ketë një politikë e cila të përputhet me intersin publik e kombëtar dhe që realizon një qeverisje publike ku parësor të jetë interesi kombëtar dhe ku vetëm brënda tij të realizohen në mënyrë të lirë e demokratike talenti ,dhuntia dhe interesi personal. Dhe kjo konstatohet si vizion  te Znj. Vjosa Osmani dhe me siguri që kjo lëvizje do të kishte edhe mbështetje të gjërë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".