Pala kosovare e fuqishme me premtime të rreme para qytetarëve të vetë, e pa fuqishme për të ndikuar në dialogun Kosovë-Serbi!
Ragip Guraziu
Shkruan: Ragip Guraziu
“Derisa çështja e njohjes së ndërsjellët si shtete të pa varura mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të jetë temë e 4 shtatorit, ne duhet ti pyesim pushtetarët tonë që po premtojnë kot se pse po tregohet pala Kosovare kaq e pa fuqishme për të ndikuar, në orientimin e dialogut përtej synimeve dhe qëllimeve të palës serbe? Pse është kjo dobësi pikërisht pasojë e mos koordinimit dhe mungesës së platformës së përbashkët të spektrit politik të Kosovës që do të duhej diskutuar dhe miratuar në Kuvend. Pse kjo kastë politike po i frikësohet nxjerrjes së platformës nga Kuvendi e cila do ta obligonte Qeverinë dhe ekipin për dialog rreth temave konkrete që do të duhej shtruar në këtë proces, deri në finalen e njohjes eventuale mes dy shteteve të pa varura?”.
-E gjithë kjo agjendë zhvillimesh të pa koordinuara dhe pa projekt konkret, pa platformë të miratuar në Kuvendin e Kosovës, po shkon në favor të Serbisë dhe kjo do të ndikoj për së keqi për ekipin negociator të Kosovës. Deri sa kemi humbur territore sa i përket demarkacionit me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ka rrezik të humbim edhe me Serbinë. Dhe me këtë ekip kosovar, në krye me kryeministrin Hoti, këtyre njerëzve që janë ulur në pushtet ju ka humbur busulla në oborr. Edhe kryeministri Hoti nuk është në dijeni për barrën e rëndë në këto momente derisa e ka para vetës ekipin e tij tepër të dobët dhe pa përfaqësim gjithëpërfshirës të unifikuar nga spektri politik. Në dialog këta do të ballafaqohen me një president serb, Aleksandër Vuçiqi ,bashkëpunëtor i ngusht i Kasapit të Ballkanit,Sllobodan Millosheviqit, i cili edhe pas tij, pas Millosheviqit, kundrejt Kosovës e ka instaluar politikën e Milosheviqit kundrejt Kosovës, deri sa BE-ja akoma po i mbanë larg duart nga Kosova sepse janë akoma edhe 5 shtetet të saj që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Këto shtete, kush më hapur e kush në mënyrë indirekte e mbajnë krahun e Serbisë që po e favorizojnë Vuçiqin dhe Serbinë fuqishëm kundrejt Kosovës. Duke mos qenë si shtet dhe si politikë sa duhet të unifikuar punët i kemi “pisk”, dhe kështu ja kemi bërë vetes me një politike kryeneçe që politikanët tanë në pushtet ia sollën Kosovës duke vrapuar secili për interesa personale e duke harruar ato nacionale.
Dhe duke qenë se Kosova ka një Qeveri të dobët, një spe4ktër politik të përfaqësuar në Kuvendë tërësisht të pa unifikuar, qeveria e Serbisë po e përdorë dhe dirigjon edhe agjendën e dialogut për interesin e saj, duke i shmangur në vazhdimësi temat politike dhe vendosur në prioritet vetëm ato të karakterit ekonomik, për çka ka interes shteti serb në ruajtjen e tregut të Kosovës. Jo rastësisht e zbulon dhe e thotë këtë Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sipas të cilit më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në tavolinë do të jenë për diskutim dhe arritje të marrëveshjes vetëm çështje ta karakterit të thjeshtë ekonomik, sepse ky është qëllimi dhe synimi i organizatorit të këtij takimi.
Tani ne më të drejtë po krijojmë mos besim në deklarimet e politikanëve tonë që po thonë se atje shkohet për marrëveshje finale dhe njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, që është vendim puro politik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".