Debatet politike po shkaktojnë neveri dhe përqarje te opinioni!!

Debatet politike po shkaktojnë neveri dhe përqarje te opinioni!!
Debatet politike po shkaktojnë neveri dhe përqarje te opinioni!!

Ismail Muçiqi

  • 27 August 2020 - 17:02

Të ashtuquajtura televizione "nacionale", të cilat u themeluan nga ana e disa biznesmenëve tani më të njohur për opinionin, të cilët krijuan kapital edhe paraluftës në Kosovë, për fat të keq ata gjetën mënyra që të licencohen dhe të fitojnë frekuenca për të nisur punën si televizione nacionale.

Këto televizione disa prej tyre, tani janë shëndrruar në tribuna politike duke organizuar debate të përditshme të cilat kanë tejkaluar çdo normë racionale dhe kulturë të komunikimit.
Këto mediume të cilat janë të drejtuara nga disa "gazetarë", të cilët po shkaktojnë neveri para opinionit publik, duke plasuar ide dhe tema të rënda të karakterit politikë, vazhdimisht po e helmojnë opinionin duke trajtuar tema me përmbajtje konspirative dhe më të ndryshme.

Në këto televizione vite me radhë janë prezent si analistë të njëjtat figura përkatësisht të njëjtit opinionist apo gazetarë , të cilët shumica prej tyre janë të lidhur me interesat e klaneve të partive politike dhe të grupeve të biznesit, dhe të cilët opinionist janë të përfolur dhe të përfshirë në afera të ndryshme korruptive të cilët po akuzohen publikisht nga institucionet dhe pronarët ku ata kanë punuar më parë.
Qytetarët e Kosovë, në këto ditë të vështira të goditur nga pandemia dhe problemet tjera jetësore, kanë nevojë për emisione relaksuese, edukative dhe arsimore, kanë nevojë për energji pozitive. Mjerisht kjo nuk po ndodh!!!

Ka kohë që opinionit nuk ju është përgaditur ndonjë temë apo reportazh në ndonjë ndërmarrje të suksesshme apo ndonjë fermer i cili duke punuar tokën arrin rendimente të larta duke siguruar prodhime të llojllojshme bujqësore të cilat janë jetike për familjet tona.
Shoqëria kosovare ka probleme të shumta të cilat po e sfidojnë të ardhmen e vendit. Mjetet e informimit kanë përgjegjësi që qytetarin ta informojnë në mënyrë të drejtë të saktë dhe me kohë, duke hapur shtigje dhe optimizëm për ditë më të mira për qytetarin dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Qytetari i lodhur dhe i ngarkuar me shumë probleme, duke shikuar programet televizive irritohet skajshmërisht me këto debate tani më të neveritshme të cilat po nxisin urrejtje dhe po krijojnë përqarje si në skenën politike një ashtu edhe tek masat e gjëra popullore.
Mjerisht niveli i dijes dhe profesionalizmi në mediumet tona është për tu dëshiruar. Në këtë drejtim vazhdimisht shikuesi hasë në dështime dhe lapsuse të ndryshme gjatë imitimi programor qoftë të aspektit folor apo ati teknik që ka të bëjë me teknologjinë dhe komunikimin informativ.

Edhe më shqetësuese është situata në televizionin publik RTK, si medium i pavarur i cili financohet nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Ky televizion asnjëherë nuk arriti të reformohet dhe të jetë i paanshëm duke e luajtur rolin dhe pavarësinë editoriale si institucion publikë.
Politika kadrovike e manifestuar nga nepotizmi dhe familjarizimi nuk donë koment.
Në fund po theksojmë se mjetet e informimit kanë mision dhe detyrë që të kontribuojnë gjithandej shoqërisë në afrimin dhe bashkimin ndërmjet njerëzve, duke marrur shembuj konkret pozitiv nga tradita dhe e kaluara jonë historike.

Nuk ju takon mjeteve të informimit të shkelin kodin e etikës dhe të dalin mbi politikën dhe institucionet e shtetit, por ato kanë mision permanent që ti shërbejnë qytetarit duke respektuar ligjin, normat dhe konventat në drejtim të zhvillimit të demokracisë dhe vlerave njerëzore.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".