Pse selia e shenjët në Vatikan po e zhagitë njohjen e shtetit të Kosovës?

Pse selia e shenjët në Vatikan po e zhagitë njohjen e shtetit të Kosovës?
Pse selia e shenjët në Vatikan po e zhagitë njohjen e shtetit të Kosovës?

Ismail Muçiqi

  • 29 August 2020 - 09:20

Që nga fillimi i rënies së komunizmit dhe ndërrimi i sistemit në Shtetet e Ballkanit Perëndimorë, Kosova ishte model i përqafimit të pluralizmit dhe të demokracisë dhe të vlerave perëndimore dhe euroatlantike.

Raportet e Kosovës në selinë e Shenjët në Vatikan, filluan të zhvillohen me një dinamikë të shpejtë që nga viti 1990 kur populli i Kosovës e braktisi sistemin komunistë, i cili ishte pengesë kryesore për zhvillimin e proceseve pluraliste dhe të vlerave demokratike. Një nga figurat kryesore në skenën politike ku jetojnë shqiptarët ishte Presidenti Ibrahim Rugova ai i cili me politikën e tij të urtë dhe pragmatike civilizuese dhe humane krijoj raporte miqësore me Vatikanin përkatësisht me Gjon Palin e dytë dhe me stafin udhëheqës të selisë së shenjët.

Është shqetësuese për popullin e Kosovës mos njohja e shtetit nga Vatikani, kur dihet se Kosova është shembull për të mirë i marrëdhënieve të besimeve të ndryshme të cilat ekzistojnë në këtë vend.

Populli shqiptarë simbolizohet edhe me figurën humaniste të Nënës Terezë e cila e morri edhe shpërblimin Nobel për punën dhe veprimtarinë e saj humane, populli shqiptarë krenohet edhe me figurën Gjergj Kastriotit Skënderbeut i cili e mbrojti lirinë dhe civilizimin kundër perandorive. Të gjitha këto argumente që u thanë më lartë e imponojnë pyetjen pse ende po zhagitet njohja e Shtetit të Kosovës nga selia e shenjët në Vatikan.

Mendojë se shqiptarët gjatë periudhave historike pavarësisht se cilit besim i takojnë, për kauzën kombëtare gjithmonë kanë qenë të bashkuar dhe me mençuri kanë fol me një zë para faktorit ndërkombëtarë.

Tani është koha që vëllezërit tonë që i takojnë besimit katolikë të bashkuar si gjithmonë me bashkësinë tjera fetare të shtojnë aktivitetin diplomatikë dhe fetar me qëllim të sensibilizimit të raporteve me selinë e shenjët në mënyrë që sa më shpejtë Vatikani ta njohë Shtetin e Kosovës. Ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe selisë së shenjët ka rëndësi dhe peshë simbolike për të ardhmen e Kosovës dhe për integrimet në mekanizmat ndërkombëtarë.

Andaj në fund të këtij shkrimi mendojë se edhe për kundër dështimeve tona të politikanëve dhe institucioneve të Kosovës populli shqiptarë i Kosovës meriton përkrahje nga Vatikani e këtë rrugë shekuj me radhë e kanë trasua figurat më të çmuara të historisë shqiptare dhe të diplomatëve të cilët tërë jetën ja kushtuan kombit dhe atdheut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".