Tensionet luftarake turko-greke dhe turkofobët shqiptarë

Tensionet luftarake turko-greke dhe turkofobët shqiptarë
Tensionet luftarake turko-greke dhe turkofobët shqiptarë

Skender Kapiti

  • 29 August 2020 - 14:33

Bota është në ndryshim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë. Kombet dhe shtetet i ndërtojnë marrëdheniet e tyre në respekt reciprok mbi baza barazie e interesash të ndërsjellta. Në historinë botërore ka shëmbuj ku popuj dhe kombe armiq të dikurshëm janë bërë miq dhe aleatë strategjik pavarësish kulturave, gjuhëve dhe besimeve të ndryshmne fetare.

P.sh. SHBA kanë aleat strategjik Japoninë dhe Gjermaninë dy ish armiqt e saj më të mëdhenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po kështu SHBA kanë aleat strategjik Izraelin  si dhe, edhe Turqinë, dhe Arabinë Saudite shtete këto që kanë besim fetar të ndryshëm nga besimi që kanë SHBA-të. SHBA ka aleat strategjik edhe Shqipërinë, pavarësisht se për 50 vite Shqipëria ishte shteti marksist-leninist më propaganduesi për antiamerikanizëm në botë.

Parimi universal  i SHBA -ve është demokracia, liria dhe barazia mes kombeve e popujve dhe se: kush i dëshiron të mirën SHBA -ve ai është edhe mik i tyre.

Be,Bashkimi Europian sot në themel të tij qëndrojnë dy shtetet më të fuqishme të Europës që janë Gjermania dhe Franca dy ish armiket më të mëdha historikisht ndaj njëra -tjetrës.

Kështu dhe këto duhet ta marrin si mësim edhe shqiptarët dhe të mos bien pre e manipulatorëve, trilluesve dhe të pseudopatriotëve shqiptarë serbo-grekofilë të cilët nuk pushojnë së përpjekuri për të minuar dhe përcarë marrëdhëniet miqësore e vëllazërore mes shqiptarëve dhe turqve, mes Shqipërisë e Turqisë, përpjekje të cilat në prapavijë kanë propagandën, agjendat dhe interesat e shtetit grek dhe atij serb.

Islamofobët shqiptarë kanë urrejtje patologjike kundër muslimanizmit shqiptar dhe këtë ata mundohen ta fshehin me turkofobizmin ekstrem të tyre.

Islamofobëve grekofile  nuk u pëlqen pse Turqia doli në mbrojtje të integritetit territorial të  Shqipërisë në vitin 1997 kur Greqia deshi të ndërhynte ushtarakisht në Shqipëri; turkofobëve serbofile shqiptare nuk u pëlqen fakti se ishte Turqia, ajo e cila i dha garanci ishkryeministrit Majko se do ta mbështeste Shqipërinë në rast të një konflikti ushtarak të Shqipërisë me Serbinë në kohën e krizës kosovare; turkofobëve nuk u pëlqen pse Turqia ishte mbështetësja dhe kontrubuesja më e madhe pas SHBA ve në bombardimet e NATO-s kundër Serbisë; turkofobëve nuk u pëlqen pse Turqia ishte shteti i dytë në Botë po pas SHBA-ve që e njohu pavarësinë e Kosovës; atyre nuk u pelqen   as pse Turqia është lobuese e fuqishme për njohjet ndërkombëtare të Kosovës; turkofobëve grekofile shqiptarë nuk u pëlqen fakti se Turqia ka dhënë ndihmë jashtzakonisht të madhe Shqipërisë për shtretmodernizimin e shtetit dhe të ushtrisë shqiptare; turkofobëve shqiptarë nuk u pëlqen pse Turqia ishte e para në Botë që iu përgjigj nevojave të shqiptarëve për të eliminuar pasojat e tërmetit dhe për luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Turkofobëve grekofilë nuk u pëlqen pse Turqia i rri mbi kokë Greqisë, dhe as  fakti se kundër marrëveshjes së detit, kundër kësaj narrëveshje tradhtare dhe antikombëtare e etjes për pushtet te  Sali Berishës ishin SHBA dhe Turqia, dy aleatet strategjik të shqiptarëve, ku vetëm  falë këmbënguljes së SHBA-ve  u bë e mundur prishja  e asaj marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Fakti që Gjykata Kushtetuese shqiptare e prishi këtë marrëveshje, duhet që patjetër ata të cilët e firmosën atë, ata duhet të dalin para drejtësisë.

Turkofobët dëshirojnë një Turqi të dobët sepse kështu dhe këtë e dëshirojnë serbët dhe grekët, që Turqia si aleat besnik i shqiptarëve të jetë një shtet i dobët.

Turkofobët shqetësohen pse qeveria dhe populli turk kontribuon dhe ndihmon edhe në rindërtimin e xhamive të rrënuara nga komunizmi.

Edhe sikur ta zëmë se Turqia nuk mbështet dhe nuk përkrah Shqipërinë e Kosovën, turkofobët nuk kanë pse të jenë kaq fanatik e urrejtes të madhenj  kundër Turqisë, pasi prej  Turqisë,  të paktën shteteve shqiptare dhe shqiptarëve nuk i vjen asnjë kërcënim dhe asnjë e keqe, dhe Turqia nuk ka asnjë nevojë, as politike, as ekonomike, as financare, as ushtarake, as strategjike   as nga  Shqipëria dhe as nga Kosova.

Islamofobët antishqiptare dhe turkofobët janë zgjatime të agjendës antishqiptare serbo-greke. Llomotisin e lehin nëpër portale si lakej, janë pak dhe në depresion.

Greqia e cila duke qenë antare e BE-së, kujton se do t’i bëjë presion Turqisë, supershtetit të fuqishëm turk. Greqia e gënjen veten kur mendon se është në kohën e luftrave ballkanike antishqiptare  ku ajo pati mbështetjen e gjithë Europës dhe të Rusisë, falë ndihmës dhe mbështetjes së të cilave ajo grabiti edhe mijra e mijra kilometra katrorë troje shqiptare, bëri dëbimin dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare të Çamërisë dhe ushtroi genocid kundër shqiptarëve.Është fat i madh për shqiptarët që pas Luftës së Parë Botërore dhe pas rënies së Perandorisë Osmane në botë doli superfuqia botërore SHBA, falë së cilës u garantua ekzistenca e Shqipërisë dhe fitorja e shtetit të dytë shqiptar, Kosova.

Nuk do të kenë shpresa as turkofobët serbo-grekofilë shqipfolës se Greqia do të dalë e fituar nga ky konflikt dhe nga kjo përplasje mes Greqisë dhe Turqisë. Nga kjo gjëndje mes Turqisë e Greqisë do të fitojë edhe Shqipëria, pasi nuk do të realizohen ato marrëveshje antishqiptare që ka bërë qeveria Berisha në dëm të hapësirës detare të Shqipërisë.

Dihet se qeverisë shqiptare dhe shtetit shqiptar, ia kërkoi me ngulm dhe me forcë edhe politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri-Greqi me vendim të Gjykatës.

Demonstrimi i forcës së fuqishme ushtarke turke kundër Greqisë në Egjeun Lindor është edhe në favor të Shqipërisë. Në Mesdheun Lindor kryen manovra dhe stervitje dy aleatët e shqiptarëve, Turqia me SHBA-të, gjë  ka bërë që të heshtin turkofobët dhe islamofobët frikacakë e mercenarë shqipfolës te cilët nuk dolën per momentin hapur në favor të Greqisë.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".