Ja pse BE-ja duhet ti thotë po urgjentisht liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Ja pse BE-ja  duhet ti thotë po urgjentisht liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës
Ja pse BE-ja  duhet ti thotë po urgjentisht liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Dardan Grapci

  • 30 August 2020 - 11:06

Shkruan: Dardan Grapci

“Bashkimi Evropian ka harruar që edhe në Kosovë ka pasur luftë, Bashkimi Evropian ka harruar me cilët njerëz dhe kriminelë kemi pasur të bëjmë që nga viti 1989 e deri në vitin 1999, Komisioni Evropian kanë harruar që Serbia ka bërë masakra dhe gjenocid në Bosnjë si dhe në Kosovë. Prandaj unë e kam pyetje për BE-në dhe Komisionin Evropian - Pse Serbisë, edhe pse ka bërë krime ia keni dhënë dritën e gjelbër, kurse Kosova e cila ka qenë viktimë po e bllokoni që nga viti 2000?, a mendoni që Kosovarët nuk kanë ditë që të vrasin fëmijë dhe të dhunojnë gra dhe vajza të pafajshme?, a mendoni që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka mundur që për së gjalli ti kallë Serbët nëpër shtëpitë e tyre, ashtu siç ka bërë Ushtria Serbe në Kosovë? Shtetet që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe ato shtete të cilat po mendojnë që sundimi i ligjit në Kosovë ka dështuar a janë duke menduar që ligji tek ata është perfekt, apo janë duke menduar që Kosova është shtet i ri ku qytetarët nuk po dinë se çka po ndodhë?”.

Duhet ta pranojmë që Kosova ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por unë besoj që kjo nuk duhet të jetë shkas për mos-liberalizimin e vizave, sepse nëse e shikojmë realitetin , Gjeorgjia gjatë kohës kur ka qenë në luftë me Rusinë, në atë kohë të luftës BE-ja ka vendosur që të ja jap dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, ku nga ajo kohë edhe është pranuar vendimi dhe janë liberalizuar, hequr vizat për Gjeorgjinë .



Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë qoftë me ose pa prezencën e atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ndryshe nëse ndodhë që Komisioni Evropian edhe kësaj here ta lërë Kosovën në baltë, unë e kam një porosi-kërkesë për ta , pyetje: Çka do të bëni ju si BE- nëse qytetarët e Kosovës , do të kërkojnë me amendament ligjor të përcaktohen për thellim të bashkëpunimit akoma më të madh me Amerikën dhe të deklarohen për injorim dhe mos njohje të BE-së, duke e konsideruar veten madje pjesë përbërëse e SHBA-ve? Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian duhen ta dinë dhe njohin këtë realitet në të cilin po jetojnë popujt dhe shtetet e këtij rajoni se asnjë shtet nuk është perfekt, sepse nëse e shikojmë realitetin më shumë ka krime nëpër disa shtetet të BE-së se sa në shtetet e Ballkanit Qendror, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Prandaj shtetet e BE-së duhet ta marrin seriozisht çështjen e Kosovës dhe zhbllokimin e liberalizimit të vizave”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".