Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, e formuar pa ligj, e stërfryrë në dëmin e parasë publike, inerte dhe indolente referuar pasurimeve ilegale

Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, e formuar pa ligj, e stërfryrë në dëmin e parasë publike, inerte dhe indolente referuar pasurimeve ilegale
Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, e formuar pa ligj, e stërfryrë në dëmin e parasë publike, inerte dhe indolente referuar pasurimeve ilegale

Riza Smaka

  • 01 September 2020 - 15:17

Shkruan-Prof.Dr. Riza Smaka

As Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, nuk është e organizuar sipas Ligjit për Qeverinë, por, sipas një aktit nënligjor qeveritar – siç, qe asaj i mundëson formime të pakontrolluara e krejtësisht të panevojshme të ministrive dhe të njësive administrative të shumta e të ndryshme. Edhe  pse kërkohet me Kushtetutë, nuk ekziston Ligji për Qeverinë, nga se, një, përjashtohet kontrollimi i ekzekutivit nga legjislativi, dy, mundësohet  pjesëmarrje e gjerë në strukturat pushtetare të subjekteve politike pushtetare dhe, në atë mënyrë, tre, realizohet kënaqja e apetiteve megalomane dhe abuzive të tyre! Së andejmi, edhe Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, del të jetë e pa ligj, apo, ilegale dhe, fillimisht, korruptive për kah numri i stërmadh i ministrive dhe njësive organizative të administratës publike  si dhe i funksionarëve publikë, shumica e tyre, tërësisht të panevojshëm, të padobishëm në një anë por të mirë paguar dhe të mirë privilegjuar në dëmin e parasë së popullit të  përvuajtur, në anën tjetër! Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhej të ishte e organizuar sipas Ligjit për Qeverinë dhe, në atë mënyrë , paraprakisht, do të fiksohej numri i ministrive dhe i funksionarëve  qeveritarë, për secilën ministri si dhe për çdo titullarë të funksioneve publike do të definoheshin dhe caktoheshin  konkretisht të përshkruara  funksionet, punët dhe detyrat zyrtare! Në anën tjetër Qeveria e Republikës së Kosovës do të kishte ,në vend të një duzinë, deri në shtatë ministri dhe ,shumëfish më pak titullarë fiktivë të funksioneve publike. Konkretisht, Qeveria e Zvicrës, shtet i përbërë dhe shumë fish më i pasur se sa Kosova, i ka gjithsejtë shtatë ministra, ashtu që, një sish, për një vit e ushtron  funksionin e kryeministrit. Pra ajo Qeveri, e përgjegjshme, efikase dhe eficiente, konvencionalisht, i ka gjithsejtë gjashtë ministri. Sikundër dihet ,SHBA-të,nuk kanë qeveria klasike por ekzekutiv i cili gjithsejtë i ka 14  departmente – ministri: për Bujqësi, për Tregti, për Mbrojtje, për Edukim, për Energji, për Shëndetin dhe Shërbimet Publike, për Banim dhe Zhvillimin Urban, për Punët e Brendshme, për Drejtësi, për Punë, për Shtetin dhe për Transport ( Outline of U.S. Government, OIIP, US Department of State, 2020, p.67).Pra ekzekutivi i SHBA-ve pikërisht ka aq departmente – ministri sa ka Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës  e administruar nga z. Avdullah Hoti! Së andejmi , sipas  “logjikës qeveritare kosovare”, Qeveria e Zvicrës ,në vend të  7 ministrive ,do t’i kishte  së pakut 70  sosh ndërkaq  ,ekzekutivi i SHBA-ve , në vend të 14 departmenteve – ministrive do t’i kishte cirka 700  të tilla! Ndryshe, pos në vendin tonë, nuk dihet ndonjë shtet i demokrative parlamentare bashkëkohore qe ekzekutivin , në vend, sipas ligjit,  e organizon ad hoc, sipas hireve, kompromiseve politike korruptive, apetiteve pushtetare, ambicieve funksionale e financiare! Për të qenë e keqja edhe më e spikatur, Qeveria e organizuar jo sipas Ligjit për Qeverinë por sipas aktit nënligjor qeveritar – alas, del të jetë  inflative , hargjuese e pa përgjegjshme e parasë publike  dhe për aq inefikase dhe ineficiente. Si e tillë, as Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, edhe nga shkaku i apatisë politike mbase edhe nga mungesa e vullnetit politik energjetik, jo qe nuk do të mund të luftojë, por, nuk do të mund të  përballej me korrupsionin dhe krimin e organizuar, me defektet funksionale të administratës publike të stërfryrë numerikisht! Së andejmi , paralajmërimet e titullarëve përkatës të EU-së, adresuar Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës janë simptome aralajmëruese se, as gjatë këtij viti,nuk do të mund të pritej liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë, të dënuar për t’i vuajtur pasojat pushtetare korruptive e ilegale, as ndërmarrje e përkushtuar kundër pasanikëve ilegalë, jo në saje të bizneseve legale, por, nga ushtrimet e funksioneve publike! Në shtetet juridike ,por, jo në shtetet e së drejtës dhe, në shtetet në të cilat shpërfillet ligji në fuqi, funksionarë  politikë e  pushtetarë të caktuar, pasurohen, jo me biznese legale, por, me transaksione ilegale, me abuzime të autorizimeve publike! Kjo është karakteristikë e shteteve ta pa konsoliduara në të cilat nuk aplikohet ligji në fuqi me përkushtim, por, i njëjti, nëpërkëmbët, cenohet, keqinterpretohet subjektivisht kurdoherë në favorin e funksionarëve politikë e pushtetarë të caktuar. Vendi ynë, mjerisht, gjithnjë është shtet në të cilin ligji i aplikuar nuk aplikohet drejtë as me përkushtim. Sikundër edhe vremçat në degë të lisave e dinë , jo pak persona publikë ,të mbeshtjellur me velon  politike,  pushtetare apo funksionale, janë  stërpasuruar nga paratë e popullit tonë të përvuajtur, të skamur, të nëpërkëmbur, të privuar nga të drejtat themelore veçanërisht gjatë shekullit të kaluar. Stër pasurimi i pamoralshëm e i padrejtë, e perverziv i jo pak funksionarëve ushtarakë, politikë e pushtetarë të vendit tonë,  ka pas filluar nëpërmjet abuzimeve  të Fondit 3%, të Fondit Vendlindja Thërret të destinuar për çlirimin e Kosovës dhe për institucionet  edukative e shëndetësore të Kosovës dhe ka pas vazhduar, madje, vijon nëpërmjet privatizimeve uzurpuese arbitraree, tenderimeve inflative dhe formave më se të ndryshme korruptive! Personat e tillë me familjarë të tyre bëjnë jetë ekstra luksoze dhe jo qe nuk frikësohen nga tehu i ligjit në fuqi por dot nuk skuqen para qytetarëve të pa shpresa e tejet të  zhgënjyer. Veçanërisht të rinjtë e të rejat janë tejet të zhgënjyer, të dëshpëruar e të pashpresë për të jetuar dhe  vepruar në Kosovë, ashtu që, jetën e tyre e orientojnë sa më larg saj! Pyetjes se si do të mund të luftoheshin pasanikët e tillë  jo në saje të  ushtrimeve të bizneseve legale por të transaksioneve ilegale, të pamoralshme e të turpshme, do të mund t’i adresohej përgjigja në vijim. Përderisa, subjektet politike, shefat dhe kooperantët e ngushtë të tyre, do të  qëndrojnë në pushtet veçanërisht, në legjislativ dhe në ekzekutiv, as qe do të mund të  shpresohej në asnjëfarë nisme serioze për procedime administrative, civile, penale, funksionale as morale të pasanikëve nebulozë, korruptivë dhe abuzivë. Kjo nga se nëpërmjet obstruksioneve teknike e  procedurore të tillët e të tillat nuk do të lejonin as përgatitjen e aq më pak miratimin e Ligjit për Përgjegjësinë Morale, Juridike, Objektive, Funksionale të Funksionarëve Publikë ,të Ligjit për Origjinën e Pasurisë dhe për Konfiskimin e Pasurisë së Realizuar Ilegalisht! Edhe një varg aktesh ligjore të kësaj natyre që do të duhej të miratoheshin dhe të aplikoheshin! Në këtë  konstelacion politik, në të cilin, udhëheqësit partiakë me një  numër të konsideruar të kooperantëve të tyre, ushtrojnë funksione publike në legjislativ, në ekzekutiv në administratën publike ,në prokurori dhe në gjykata, edhe po të  ekzistonin aktet ligjore në fjale e të tjera të natyrës e rolit për sanksionimin juridik rigoroz të akteve kriminale të pasanikëve ilegalë, të njëjtit e të njëjtat, në saje të  autorizimeve zyrtare, dot nuk do të lejonin materializimin, implementimin e përkushtuar të tyre! Ndryshe, vendi ynë shquhet jo për të mirë por mjerisht për të keq, siç është niveli më i lartë në botë i infektimeve nga Pandemia 19, niveli nder më të ulët në botë  përkitazi me shkallën e arritjeve në arsim, stërpasurimet e jo pak pushtetarëve në saje të abuzimeve të funksioneve zyrtare, korrupsioni intenziv dhe ekstenziv,krimi i organizuar, keqpërdorimet pushtetare të shumta e të ndryshme si dhe insuficienca e aplikimit të përgjegjësisë morale, politike e objektive të tyre për abuzime zyrtare dhe për dështime të ushtrimeve të funksioneve pushtetare! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".