Vazhdon nderimi i figurave antikombëtare në Shqipëri!

Vazhdon nderimi i figurave antikombëtare në Shqipëri!
Vazhdon nderimi i figurave antikombëtare në Shqipëri!

Muhamet Kelmendi

  • 03 September 2020 - 15:24

“Epen çelësat e qyteteve të Shqipërisë  elementeve pa vlera politike dhe atdhetare apo shoqërore e shkencore. Ndërtohen buste, sikundër është ky në Sarandë për Bexhet Pacollin, i cili fare nuk ka vlera për kombin. Bëhen ministra familjarët e ish-spiunëve që kanë qenë në Kosovë. 

Po vazhdon aksioni si në Kosovë. Në Kosovë bëhen ministra elementët e pa vlerë, qoftë kombëtare, qoftë shkencore. Mbushet prokuroria dhe gjykata me vegla qorre dhe i tërë aparati shtetëror mbetet i njëjtë si në kohën e serbo-Jugosllavisë. Ndahen nga Presidenti edhe urdhra dhe mirënjohje. Priten që ndoshta ish titistet edhe të shpallen heronj të Kosovës.

Kjo ka ndikuar që edhe Tirana të vazhdoje rrugën e bashkëpunimit me forcat reaksionare dhe tipike antikombëtare të Kosovës. Dhe, në fakt Tirana ka ecur këtej pas Prishtinës së Rugovës, të Thaçit, të Mustafës, të Haradinajt, të Limajt, të Veseli etj. E tërë politika në Tiranë këtu e ka bazën. Kështu po vazhdon edhe tash”.

Nuk kam pasur fare qellim qe te shkruaj mbi veprimet e bëra tash e 30 vjet ne Shqipëri ne llogari te armiqve dhe te spiuneve te ndryshëm te kombit shqiptar.

Por, gjendja po me detyron. Menjëherë me ndryshimet e sistemit politik ne Shqipëri, përkatësisht kur ra socializmi dhe u vendos sistemi kapitalist, klikat qe erdhën ne pushtet, kryesisht armiqtë dhe spiunet e kombit shqiptar i nderuan dhe atyre iu ngritën epitete te ndryshme, deri edhe iu dhënë mirënjohje, sikundër edhe u ngritën buste.

Klika e Sali Berishës kryesisht u kap pas forcave te ashtuquajtura paqësore dhe luftoje me te madhe radhët e LPK-se dhe te UCK-se. Ajo u kap pas klikes se Arkanit serb, Bullatovicit malazeze dhe shume forcave tjera reaksionare ne Serbi, ne Greqi, ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni. Nen kete udheheqje u kapen forcat e LPK dhe u burgosen kishte edhe te UCK-se qe u vune nen dry.

Duket se qeverutaret ne Tirane kishin urdher nga treshja Milloshevic-Arkan-Bullatovic per te luftuar forcat atdhetare dhe per te i perkrahur ato nenshtruese dhe tipike baskepunuese me Beogradin. Arkani shetite neper Shqiperi i lire, ne kohen kur ne burg ishin ose ishin detyruar te largohen forcat e LPK-se. U larguan me force nga Shqiperia si Adem Jashari, Qerim Kelmendi, Zahir Pajaziti, Ardian Krasniqi,  Muhamet Kelmendi, Emrush Xhemaili, Ibrahim Kelmendi, Gafurr Elshani, Ali Ahmeti dhe  nje numeri te tjereve iu ndalua hyrja ose u bastisnin panderprere. Kjo vazhdoj edhe pas kesaj kohe, deri ne vitin 1997, kur shpertheu gjendja ne Shqiperi.

Ne vitin 1993 ishte takimi i te gjitha partive politike dhe te levizjeve ne Tirane. Aty morren pjese te gjithe, ne  perjashtim te LDK-se se Ibrahim Rugoves dhe te PDSH se Sali Berishes. Ne diskutime u kritikuan keto dy parti ashper. Shkak ishte mos interesimi i tyre per unitet politiko-patriotik. Nga ky takim u ndjeka une (Muhamet Kelmendi) nga Shqiperia. Baze e kesaj ishte diskutimi i im  ne emer te LPK -se e ku une paralajmeroja formimin e nje force luftarake ne viset shqiptare jashte Shqiperise.

Me gjere u dhane pikepamjet e LPK-se per gjendjen ne Kosove, mbi organizimin dhe aktivitetin clirimtar ne intervisten e dhene nga une ne punimin e botuar ne "Zerin e Popullit" ne Nentor 1993,sikunder edhe ne Konferencen per shtyp. Kjo paraqitje ishte baza qe u kapa nga organet dhe pas disa diteve me larguan nga Shqiperia. E thash kete per te  kuptuar natyren e politikes. Sepse ishte koha kur Sali Berisha bashkepunonte dhe prite ne takime Arkanin ose shkonte te Bullatovici ne Podgorice per bashkerendim.

E kunder forcave shqiptare nga Kosova e viset tjera shqiptare nen ish -Jugosllavi vepronte me masa represive. Gjithe kohen sa ishte ne pushtet, kurre nuk  u takua me forcat e LPK-se dhe te UCK-se. Pavaresisht ftesave dhe shkresave qe ua dergonim. Mbanin manifestime dhe thirrnin armiqe dhe tradhetar, por jo forcat revolucionare. Me kujtohet nentori i vitit 1993 kur Bujar Bukoshi dhe klika e tij, si Isa Mustafa, Muhamet Bici etj., udhetuan me aeroplan privat nga Shtutgardi per ne manifestim  ne Tirane. Flitet se qmimi ka qene rreth 30 mije DM. Parat ishin te Fondit te 3%.

Tirana vazhdonte me dhenjen e armeve serbeve te Bosnies e te Hercegovines. Edhe Serbise i shiten ajroplan te tipit Mig 21. Ndersa, ne Mal te Zi shite nafte dhe derivate te tjera te naftes. Erdhi viti 1997. I tere sistemi i Sali Berishes ra. Dolen armet ne siperfaqe dhe populli u armatos.

 LPK bleu shume arme per UCK-ne. Vendi i clirua nga UCK dhe nga NATO. Pushteti ne Tirane ndryshoje politike. Dukej se aktivitetet ishin atdhedashese. U krijua nje gjendje me kombetare, por prap kishte pengesa.

Shkaqet jane te ndryshme?! Megjithate, ajo qe ne fakt bije ne sy jane disa  veprime tipike jo te drejta te Qeverise ne Tirane.  Por, kundruall shqiptareve jashte vendit, Tirane perpiqej per nje politike konstante, duke synuar cdo here qe te luftoje gjoja nacionalizmin, qe ne fakt ishte dhe eshte tjeshte atdhedashuri. Raportet me fqinjte u thelluan. Lidhjet ishin individualiste dhe tipike te  interesave te grupimeve te krijuara ne Tirane, qe aktualisht duken shume mire ne politiken qe  behet ne Shqiperi. Mirepo, kjo eshte teme tjeter!? Per te treguar internacionalizem Tirane u kap pas forcave me reaksionare qe ka patur hapesira shqiptare. Fillimisht Tirana perkrahu Ibrahim Rugoven e Bujar Bukoshin.

Gjate luftes dhe me vone Hashim Thacin. Pas luftes perseri Ibrahim Rugoven dhe vahdon me bashkepunuar me Hashim Thacin, Isa Mustafen, Fatmir Limen, Kadri Veselin, Bexhet Pacollin etj. Madje ky i fundit eshte nje figur tipike antishqiptare dhe e lidhur ngushte me forcat reaksionate dhe qeveritare ne Beograd. Po keshtu u respektua edhe Veton Surroi. Ai u shpall qytetar nderi ne Kukes. Keshilltar i pare i Edi Rames per marredhenie me jashte u morr Shkelzen Maliqi, nje njeri qe vjen nga klika titiste. Babai i tij ishte drejtor i UDB-se ne Kosove. Mbi keto "keshilla" u be vizita ne Beograd e Edi Rames dhe e Aleksander Vucicit ne Tirane. Tash po vazhdon puna per Minishengenin Ballkanik.

Por, me tipike dhe shume qesharake eshte bashkepunimi i Edi Rames ne Baton Haxhiun, nje spiun i ndyre i UDB-se serbomadhe. Ai vazhdon te jete i dashuri i Edi Rames. Por, prapa nuk mbeti as Sali Berisha, pas vitin 2005, kur u  be Kryeminister. Ai futi ne ministra veglat e UNMIK ne Kosove.

E beri minister Bashen, i cili per 5 vite rreshte, nga viti 1999 e deri ne vitin 2005 punoje si perkthyes, madje edhe hetues kunder radheve te UCK-se. Shume fakte mbledhi dhe mbi ato tash, pervec te tjerave, po punon Tribunali ne Den Hag te Holandes. E tere kjo ka piken kulminante, ate te nenshkrimit te Marreveshje me shtetin greke lidhur me ujerat territoriale. Ketu doli edhe nje here fytyra e Sali Berishes.

Por, vazhdoi edhe me tutje me elementet antishqiptar te bashkepunoj. E futi ne Komisionin e Sigurise Kombetare nje serbo-boshnjak. Dhe, ku ka me poshteresi, se kjo. Nje serbo-boshnjak ne komision. Aty ku percaktohet politika e shtetit dhe e kombit. Marri! Ndersa, tash nen pushtetin e Edi Rames ende mbahet e mshefte dialogu me Greqine. Ajo shpalle vijen kufitare 12 mila, ndersa shteti shqiptar nuk reagon. Mendohet se kufiri do te i afrohet Karaborunit.

Edhe Ilir Meta vazhdoi te njejten politike. Kulmi i saj eshte bashkepunimi me kriminelin dhe antishqiptarin e terbuar maqedon, Grujevskin, te cilit thuhet se i ndihmoi te kalon neper Shqiperi per te u arratisur ne Hungari, ku morri asyl politik. Tash po vazhdohet ne aksione lokale.

Epen çelësat e qyteteve të Shqipërisë  elementeve pa vlera politike dhe atdhetare apo shoqërore e shkencore. Ndërtohen buste, sikundër është ky në Sarandë për Bexhet Pacollin, i cili fare nuk ka vlera për kombin. Bëhen ministra familjarët e ish-spiunëve që kanë qenë në Kosovë. 

Po vazhdon aksioni si në Kosovë. Në Kosovë bëhen ministra elementët e pa vlerë, qoftë kombëtare, qoftë shkencore. Mbushet prokuroria dhe gjykata me vegla qorre dhe i tërë aparati shtetëror mbetet i njëjtë si në kohën e serbo-Jugosllavisë. Ndahen nga Presidenti edhe urdhra dhe mirënjohje.

Priten që ndoshta ish titistet edhe të shpallen heronj të Kosovës. Kjo ka ndikuar që edhe Tirana të vazhdoje rrugën e bashkëpunimit me forcat reaksionare dhe tipike antikombëtare të Kosovës. Dhe, në fakt Tirana ka ecur këtej pas Prishtinës së Rugovës, të Thaçit, të Mustafës, të Haradinajt, të Limajt, të Veseli etj. E tërë politika në Tiranë këtu e ka bazën. Kështu po vazhdon edhe tash”.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".