Amerika pikërisht përmes këtyre bisedimeve le ta tregoj forcën e vet politike

Amerika pikërisht përmes këtyre bisedimeve le ta tregoj forcën e vet politike
Amerika pikërisht përmes këtyre bisedimeve le ta tregoj forcën e vet politike

Skender Mulliqi

  • 04 September 2020 - 11:09

Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi , ishte siq edhe ish pritur e karakterit ekonomik, ku thuhet së ka pasur përparime rreth kësaj teme. Amerika sigurisht më këtë dëshiron që të këtë ngritje më të madhe ekonomike për Kosovën dhe Serbinë , duke ofruar pako te re zhvillimore. Ky dokument për "normalizim ekonomik" , pritet që të firmosët sot, ku thuhet së do të jetë prezent edhe presidenti amerikan, Donald Tramp.Ne dokumentin e ofruar të pakos ekonomike prej 16 pikësh , ku ne pikën 10 të dokumentit kërkohet edhe pranimi i subjektivitetit të pavarësisë të Kosovës nga Serbia.

Presidenti Vuqiq ka deklaruar së kjo pikë ka qenë shumë e zorshme për palën serbe, ku sipas tij është hequr më në fund nga rendi i ditës. Edhe ese qëndron kjo që thuhet nga Vuqiqi, megjithatë është sinjal i qartë për palën serbe, së nuk do të këtë firmosje të marrëveshjes finale për normalizim të marrëdhënieve ,pa e pranuar shtetësinë e Kosovës. Kjo i hedh poshtë të gjitha tezat dhe përpjekjet që ka pasur që në tavolinën e bisedimeve të qitët teza për shkëmbime territoriale apo ndarje mbi baza etnike të Kosovës .

Nese kjo tezë mbetet në sirtarët e mbyllura , meritë e madhe i takon zonjës Merkel, e cila bëri të qartë ,si ndryshimi i kufijve në Ballkan është temë e rrezikshme për paqen në rajon dhe më gjerë. Duket së do të jetë shumë më vështirë të plotësohen apetitet e Vuqiqt dhe të gjitha atyre që më ngulm po kërkojnë ndryshime kufijsh, që do të ishte në dëm të Kosovës. Serbia hegjemoniste gjithmonë ka gllabëruar toka të huaja dukë zgjeruar shumë fish territorin e saj. Amerika pikërisht përmes këtyre bisedimeve duket së do të tregoj forcën e vet politike dhe ushtarake , së nuk do të këtë tregti më pavarësinë e Kosovës, që është projekt i bashkësisë ndërkombare.

Dhe, sigurisht së kërkesën e saj drejtuar palës serbe , për pranimin e pavarësisë , e ka bërë më dije edhe Rusinë , së nuk do të realizohen planet e tyre pë dalje në deti ,në Mal të Zi ashtu edhe në portin e Durrësit. Pala jonë në këto bisedime edhe pse pa eksperte të fushave ekonomike dhe jo të përgatitur sa duhet edhe politikisht, kanë fatin e madh bashkë më shqiptarët, që miku ynë edhe nje herë , si shumë herë deri më sot, do të jetë në krah të Kosovës dhe shqiptarëve .

Sigurisht së presim lajme të mira nga Washingtoni edhe pas raundit të dytë të besedimeve ,para takimit të ardhshëm të Hotit dhe Vuqiqit më 7 shtator në Bruksel ,dhe më organizimin e ndonjë mini samiti, ku do të shohim një marrëveshje përfundimtare midis dy shteteve. Sigurisht së Amerika dhe Evropa janë më të koordinuara dhe të vendosura kësaj radhe që maratonës së këtyre bisedimeve më shpejte ti vihet pikë. Nëse jo, atëherë pala serbe do ti mbajë të gjitha përgjegjësit dhe reperkusionet  politike, ku më gjasë do të izolohet nga bota demokratike “.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".