Kosova dhe shqiptarët të distancohen nga matrapazi i politike, prorusi dhe proserbi Behxhet Pacolli

Kosova dhe shqiptarët të distancohen nga matrapazi i politike, prorusi dhe proserbi Behxhet  Pacolli
Kosova dhe shqiptarët të distancohen nga matrapazi i politike, prorusi dhe proserbi Behxhet  Pacolli

Ragip Guraziu

  • 04 September 2020 - 17:25

Shkruan: Ragip Guraziu

“Pyetja ime në këto momente dhe në këtë kohë, jo edhe të përshtatshme, kur jemi në udhëkryq me Serbinë, dhe po i shkelmi simbolet tone shtetërore dhe shtetësinë e Kosovës e kemi vënë në rrezik është: sa do e durojmë të sorollatet Behxhet Pacolli me shqiptaret në përgjithësi e me Kosovën e qytetaret e saj në veçanti? Është koha që ndaj ”mbretit të Kosovës, Behxhet Pacollit, i cili me deklaratat e tij shëmtuese e banale, a sot a kurrë qytetarët dhe politika shqiptare dhe kosovare, duhet distancohen nga ky matrapaz që politikën po e përdorë vetëm për interes të biznesit”.

Ndaj “mbretit” të Kosovës, Behxhet Pacollit, i cili me deklaratat e tij shëmtuese e banale, po qet faqen e zezë shtetit të Kosovës, a sot a kurrë qytetarët dhe politika shqiptare dhe kosovare,duhet distancohen, nga ky matrapaz. Sa është e turpshme, aq është e mjerë për Kosovën, mashtruese dhe e dëmshme për autoritetet në Kosovë Shqipëri që po e lejojnë pro rusin dhe pro serbin Behxhet Pacollin të manipulon atje me pushtetin lokal, duke i ngritur më 30 gusht atje vetes përmendore për së gjalli, kinse në emër të kontributit për kombin shet shtetin e Kosovës, pavarësisht se e vërteta e Pacollit dihet sa është e dyshimtë dhe kontraverse, lidhje e tij me ish regjimin serb dhe angazhimin për ndikimin e Rusisë në rajonin e Ballkanit, nëpërmes lidhjeve kriminale të grupeve të interesit në biznes. Si e zgjidhi Behxhet Pacolli shënimin e 69 vjetorit të lindjes së tij për ti ngritur vetes përmendore në Qytetin e Sarandës, pa u penguar nga autoritetet shqiptare, njeriu i cili dihet që botërisht e ka thënë se fati i regjionit, pra edhe ai shqiptarëve si tërësi, edhe i Kosovës është në duart e Beogradit, dhe se Kosova nuk mundet pa Serbinë. Jo vetëm se duhet të distancohen qytetarët dhe politika shqiptare dhe Kosovare nga një veprim i tillë mashtrues i Pacollit që imazhin pozitiv në politikë po provon ta blen me parat e pista dhe të krimit të organizuar, të lidhjeve serbo ruse, por duhet ti ndalohet edhe veprimtaria politike që duket se është tepër e dyshimtë. Shqipëri po bënë një turp të madh që po e lejojnë pro rusin dhe pro serbin Behxhet Pacollin të manipulon atje me pushtetin lokal, sikur që ju lejua veprimi i fundit, duke i ngritur më 30 gusht atje vetes përmendore për së gjalli, kinse në emër të kontributit për kombin shet shtetin e Kosovës, pavarësisht se e vërteta e Pacollit dihet sa është e dyshimtë dhe kontroverse, lidhje e tij me ish regjimin serb dhe angazhimin për ndikimin e Rusisë në rajonin e Ballkanit, nëpërmes lidhjeve kriminale të grupeve të interesit që ai i ka tradicionale dhe akoma të pashkëputshme, pavarësisht se në këtë anë kinse është duke u angazhuar në politikë për interesin e shtetit të Kosovës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".