Kjo është kronologjia e dështimeve tona politike në shtet ndërtim

Kjo është kronologjia e dështimeve tona politike në shtet ndërtim
Kjo është kronologjia e dështimeve tona politike në shtet ndërtim

Skender Mulliqi

  • 08 September 2020 - 14:18

Se kjo klasë politike nuk punuan mirë, u tregua shumë herë deri më sot. Në planin e brendshëm dhe në planin e jashtëm , veçmas në relacion më armikun tonë shekullor, Serbinë u treguan shumë të dobët. Së gjendja është kështu e konfirmojnë edhe të dhënat.

E para, Kosova ka mbetur vendi më i varfër në Evropë. E dyta, Kosova ka mbetur i vetmi vend në Evropë pa të drejtë të lirisë së qarkullimit .E treta, vendi ynë ka mbetur pa hy në asnjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, e kanë kaluar plotë 21 vite që kur Serbia, është larguar më luftë nga Kosova.

E katërta , nga mos puna dhe keqpërdorimet është mbërthyer vendi keq në korrupsion, nepotizëm , klientelizem e fenomene tjera negative. E pesta , në Kosovë sikur është legalizuar korrupsioni që po shkatërron çdo pore të shoqërisë. E gjashta , numri i atyre që po kërkojnë punë është më i larti në Evropë. E shtata, numri i atyre të rinjve që po largohen nga pa perspektiva për nga numri i banorëve është më i madhi në Evropë.

Dhe, për të qitë maja gjithë këtyre të ligave , është pandemia globale , ku edhe këtu kemi arritur të jemi të parët në botë , sipas revistës prestigjioze amerikane, Bloomberg...Ka edhe shumë çka për tu thënë që nuk ka mundësi të përfshihen në një shkrim të vetëm.

Ne planin e jashtëm Kosova edhe më keq i ka punët. Janë mbushur ambasadat më njerëz të pa përgatitur për diplomaci ,që më shumë na shkaktuan dëme së dobi .Janë të ditura për opinionin disa afera në përfaqësitë tona diplomatike. Kur bëhet fjalë në raportet më Serbinë, edhe këtu dolën më shumë humbës së sa fitues. Po dalim humbës së nuk kishim politika largpamëse , çka po e dëshmojnë edhe humbjet në terren.

Se pari humbëm 2000 hektarë tokë në vijën kufitare më Maqedoninë e Veriut. Pastaj, erdhën gabimet radhazi të njerëzve tanë të politikës që na përfaqësuan në bisedimet maratonike më Serbinë , gjoja për normalizim marrëdhëniesh , e ato na dolën bisedime krejt të karakterit politikë që prekin edhe statusin e Kosovës. Serbia e humbi luftën , por që në rrafshin diplomatik gjithnjë po del fituese në ballafaqim më garniturën tonë politike .

Është pranuar në mënyrë të pamatur plani i decentralizimit , nga i cili na rrjedh edhe Asociacioni i Komunave Serbe , ndaras nga Asociacioni i Komunave tona , që është presedan për një shtet sovran dhe të pavarur. Ky asociacion u pranua më disa pika vendimmarrëse, bashkë më 6 pikëshin e Ban Ki Munit, që në një të ardhme mund të shkon nga një 'Republikë Serpska" në zemër të Kosovës.

Pranuam Fusnotën famoze në përfaqësimet tona rajonale, e cila nuk doli flluskë sapuni. Për të gjithë që marrin vesh në politikë , e kanë të ditur së pikërisht këtu, e më vonë më firmosën e marrëveshjeve tjera , humbëm 8200 hektarë tokë më Mal të Zi. Kosova ka mbetur në status kuo -politike dhe ekonomike që një kohë të gjatë , duke e stopuar fazën e nevojshme të stërzgjatur të tranzicionit.

Pas dy vitesh të ndërprerjes së bisedimeve më palën serbe, erdhi vazhdimi i tyre në Bruksel dhe në Uashington. Paraprakisht gjatë kësaj kohe pamë dhe dëgjuam shumë çka që u përfol për ndarje mbi baza etnike dhe për shkëmbime territoriale .Këtë e bëri të ditur amerikani Bolton. Natyrisht së këtu bëhet fjalë për territore më të gjerë së sa veriu , në shkëmbim më disa fshatra të Luginës së Preshevës .

Gjatë këtyre dy viteve politika jonë i lëshojë terren politikës ekspansioniste të Beogradit zyrtar , që më lobim arriti ti bind 17 shtete që ti tërheqin njohjet. Dhe, aq më keq së nuk patëm kurrfarë diplomacie të jashtme që tu kundërvihemi, kur dihet së i kemi edhe 5 shtete te BE-së, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kështu erdhëm deri të rifillimi i dialogut më palën serbe, ku dihet së nuk u mbajte takimi i parë i Uashinghtonit , për shkak të ngritjes së dy aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe krytarit të PDK-së, Kadri Veselit nga Gjykata Speciale. Bisedimet vazhduan në Bruksel më ndërmjetësin Lajqek, për tu konfirmua sërish nga Grenel lajmi për takimin e ri të Uashingtonit më 4 shtator, që rezolutojë më arritjen e marrëveshjes trelaterale , jo shumë të dobishme për Kosovën.

Pse , jo të dobishme, veç kur bëhet fjalë për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli, që nuk dihet së si ka mundësi të zhvendosën ambasadat nga Telavivi në Jurusalem ,dhe çfarë do të jetë e gjithë prapavija politike e kësaj?

Zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se BE-ja ka qëndrim të qartë sa i përket Jerusalemit dhe se në këtë qytet nuk ka ambasadë asnjë shtet i BE-së . Kosova është shpallë si shtet multietnik e jo shtet mysliman si e quajti më shumë për fushatë elektorale atë ditë presidenti amerikan, Donald Tramp. Serbia më rastin e shpërbërjes të ish -Jugosllavisë vrau dhe masakroi mbi 200 mijë njerëz dhe shkatërrojë shumë të mira tjera materiale ne ish-Jugosllavi .

Ky shtet për çudi nuk e mori dënimin meritor si shtet që shkaktojë gjenocid .Kosova kurrë nuk bëri padi pranë TPI-së ndaj Serbisë. Nuk u kërkua nga Serbia të bën së paku një kërkim falje për gjitha ato viktima në Kosovë. Serbisë nuk ju kërkua nga drejtuesit tanë të shtetit, që ti paguajë as dëmet e luftës. Serbia dhunojë mbi 20 mijë motra tona .

Serbia ende nuk po bënë asgjë për 1650 të pagjeturit sa konsiderohen , që janë diku në varrezat masive të Serbisë , më organe të transplantuara . Kurrë pala jonë nuk e ngriti zërin e arsyes gati për asgjë , dhe as në takimin e Uashingtonit, e kur dihet së sa shumë argumente qëndrojnë në anën tonë. Këtë gjë e shfrytëzojë pala serbe , e cila arriti jo që të paralizon politikisht palën tonë në bisedime , por arriti që të bëhet faktorizohet si shtet në rajon.

E gjithë kjo dhe inercia e faktorit ndërkombëtar në relacion më Kosovën bëri, që ky shtet përmes Vuçiqit të arrin sukses në firmosjen e marrëveshjes së Uashingtonit, kur dihet së çfarë dënimi ka merituar ky shtet .Kjo klasë politike duket së edhe marrëveshjen e Uashingtonit e ka shikuar deri diku më syzet e përfitimit , e jo që në pyetje është interesi madhor shtetëror e nacional!

Ishte dashur të shkojmë në zgjedhje të reja ,që më në fund ta ndryshojmë gjendjen e krizave politike, institucionale , pandemisë,dhe veçmas të ndryshojmë gjendjen e krizës ekonomike dhe sociale të mjerueshme, varfërinë në vend...Kosova është vu para rrezikut serioz të zhbëhet si shtet, që u arrit pas shumë vitesh robërie ,dhe pas shumë sakrificash njerëzore e materiale”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".