A mos do ishte më mirë sikur BE të shpërbëhej ?!

A mos do ishte më mirë sikur BE të shpërbëhej ?!
A mos do ishte më mirë sikur BE të shpërbëhej ?!

Skender Kapiti

  • 08 September 2020 - 17:02

Secili  popull e  komb ka interesat e tij si parësore dhe mbi të gjitha.

Përderisa BE-ja sillet dhe vepron kundër shqiptarëve duke ua refuzuar atyre padrejtësisht antarësimin në BE, atëhere për cfarë na duhet BE-ja?! Pse p.sh. për hatër të Greqisë, apo edhe të Francës e Holandës, herë prej njërës e herë prej tjetrës Shqipërisë nuk i hapen negociatat për në BE.

Dhe paturpësia tjetër e madhe e BE-së e cila nuk liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës, por i mban ata të izoluar padrejtësisht.

Pse për hatër të dy apo  tre shteve të BE-së si aleate të Serbisë izolohet dhe nuk integrohet në të Kosova.

Sa mirë tani për shqiptarët  që ka dalë nga BE-ja Britania e Madhe, pasi ajo nuk pyet më as Greqinë, as Spanjën , as Qipron, as Sllovakinë, as Rumaninë se cfarë marrëdhëniesh do të ndërtojë ajo  me Shqipërinë e Kosovën.

Pse për hatër të BE-së dhe të kufizimeve prej disa antarëve të saj, pse p.sh. edhe Gjermania , Italia e Kroacia  këto shtete proshqiptare europiane të detyrohen që t’u binden rregullave dhe vetove të disa shteteve pa peshe ekonomike në BE për mosintegrimin e shqiptarëve.

Në këto kushte vjen edhe pyetja se cfarë na duhet p.sh. Greqia, Qiproja, Sllovakia por edhe as Franca nëse Shqipëria e Kosova do të  kishin marrëdhënie bilaterale ndërshtetërore dhe aleanca strategjike ekonomike dhe në fushat e tjera me Gjermaninë, Italinë e Kroacinë p.sh. të cilat janë avokatët dhe dashamirësit më të mëdhenj europian të shqiptarëve.

Pse duhet antarësimi i Shqipërisë në BE kur Greqia, apo edhe Serbia e Rusia pas saj  bëjnë  presion gjithmonë  direkt apo indirekt me aleatët e tyre brënda BE-së për të realizuar synimet e saj shoviniste greke; dhe pse për hatër të Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga BE iu bë presion Prishtinës për t’i falur 8000 hektarë toke Malit të Zi, dhe për paturpësinë e tyre as fjalën nuk e mbajtën?!

Për Shqiptarët janë më të rëndësishme marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-amerikane sidomos, ato shqiptaro-gjermane, shqiptaro-britanike, shqiptaro-italiane , shqiptaro-kroate dhe ato shqiptaro-turke se sa të presim kur t’u mbushet mëndja europianëve të tjere  për integrimin e Shqipërisë në BE, dhe se sa një minishengen të Ballkanit perendimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".