Vjeshtë e nxehtë për politikën kosovare

Vjeshtë e nxehtë për politikën kosovare
Vjeshtë e nxehtë për politikën kosovare

Ismail Muçiqi

  • 09 September 2020 - 08:52

Shteti i Kosovës dhe qytetarët po përballën me situata më të ndryshme të cilat që nga mëngjesi deri ne mbrëmjen e vonë po e sfidojnë të ardhmen e vendit.

Pas nënshkrimit të delegacionit të Kosovës të dokumentit ende të pa njohure (ekonomikë) në Shtëpinë e Bardhë dhe takimit të fundit që u mbajtë dje në Bruksel ndërmjet Abudullah Hotit dhe Aleksandër Vuqiqit në Kosovë kanë filluar komentet dhe analizat dhe polarizimi i gjithë skenës politike.

Sa here që udhëheqja dhe institucionet nuk kanë qenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe unikë për qështje të mëdhaja të shtetit dhe kombit rezultatet në interesin e shtetit kanë qenë gjithmonë negative.

Ende pa u analizue nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë pala Serbe dhe delegacioni në krye me Aleksandër Vuqiqin po krenohen se Serbia arriti të përfitojë nga kjo marrëveshje shumë benefite të karakterit ekonomikë, financiarë duke e hapur perspektiven që Serbia sa më shpejtë të integrohet në bashkimin Evropian.

Suksesin e arriturë në Shtëpinë e Bardhë Serbia po e shef dhe po e kapitalizonë duke u krenue se njohja reciproke ndërmjetë Kosovës dhe Serbisë u hoqe nga agjenda e delegacionit Shqipëtarë.

Partitë politike në Kosovë tani kanë filluar betejën për tu promovue se kush është më shumë patriotë e kush po e tradhton interesin e shtetit. Polarizimi ka arriturë në shkallën më të ulët të nivelit të komunikimit dhe të kulturës politike të një shteti i cili pretendon të bëhet anëtarë i vlerave euro perëndimorë.

Disa liderë politikë kanë filluar fushatën për të zënë ndonjë pozitë apo ndonjë karrige sa më lartë në krye të instuticioneve të shtetit.

Përqarjet dhe polarizimet kanë filluar në koalicionin qeverisës deri tek pretendimet për ta mare karriken edhe të Presidentit të Shtetit, ende pa ardhurë koha e zgjedhjës së tijë.

Kosova në këtë vitë të dështuar u goditë pa mëshirë edhe nga epidemia e Korona virusit i cili shkaktoje mbi 500 viktima.

Mjerisht dështimet e politikës dhe të qeverisjeve të pa përgjegjshme kontribuan në gjendjen e mjerueshme të sistemit shëndetësorë.

Të dhënat tregojnë se gjatë kohës së fundit Kosova ishte në top listën e mediumeve botërore me përqindjen më të madhe të infektuarve dhe rasteve të vdekjeve.

Tani ky Shtatorë po sjellë dilema të shumta dhe pasojat të pa parashikueshme edhe rreth fillimit të vitit të ri Shkollore. Askush nuk është në gjendje të parashikojë rrjedhën e Pandemisë dhe rrezikun e shëndetit të gjeneratës së re nëpër shkollat tona.

Aferat e krijuara ditëve të fundit me dosjet konspirative të personave të UQK-së krijojnë shqetësime dhe shkaktojnë pa siguri te çdo familje Kosovare duke shtrue pyetjen se qfarë po ndodhë në Kosovë.

Ky momentë në pragë të aktakuzave të gjykatës speciale në Hagë po shkakton pa qarësi tek çdo qytetarë normalë i cili ende shpreson se politika dhe institucionet e shtetit më në fundë do të vedisohën për të mirën e vendit.

Kosova po përballet edhe me krizën ekonomike dhe shkallën e rriture të inflacionit.

Një numër i madhë i qytetarëve përshkakë të pandemisë tani kanë humbur venet e punës dhe po përballen me vështirësi për ta siguruar ekzistencën për familjet e tyre.

Mjerisht institucionet e shtetit në momentin e pikërishëm janë pa legjitimet dhe të kontestuar nga pjesa dërmuese e popullsisë. Qeveria aktuale është e harrnuar me koalicione jo parimore të cilat qyshe tani kanë humbur besimin ndaj kryeministrit dhe partisë së tije.

Të gjitha këto që u thanë më lartë janë argumente faktike të cilat Shteti i Kosovës po përballet përditë e më shumë dhe singnalizojnë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pa shmangshme në mënyrë që elektorati edhe njëherë përmes votës së lirë dhe demokratike të krijojë institucione të reja dhe kredibile të cilat do të kenë mandat që ta nxjerrin vendin nga kaosi dhe nga e keqja e cila e ka kaplu Shoqërinë Kosovare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".