Nga po shkon kështu Republika e Kosovës, ndizet alarmi serioz për projektin e copëtimit

Nga po shkon kështu Republika e Kosovës, ndizet alarmi serioz për projektin e copëtimit
Nga po shkon kështu Republika e Kosovës, ndizet alarmi serioz për projektin e copëtimit

Muhamet Kelmendi

  • 09 September 2020 - 18:37

Shkruan:Muhamet Kelmendi

“Pra, kemi një marrëveshje ku shteti i Kosovës fare nuk fiton. E përsërisë, nuk fiton asgjë dhe në asnjë fushë. Ajo është marrëveshje ku Kosova ka dal në treg dhe këtej janë bërë marrëveshjet me shtetin serb. Çka do të bëhet? Sipas kësaj që kemi priten që në të ardhmen, nëse fiton Tramp, të shtrohet çështja territorit. Këtu mendohet në ndërrimin gjoja të territorit, duke e futur Kosovën në ndarje dhe në copëtim”.

Nga marrëveshja e bërë në Vashingon është krijuar një gjendje që edhe dy a tri marrëveshje të këtilla dhe Republika e Kosovës të përfundon se ekzistuari. Dhe, këtej nuk ka më fare nevojë që të kemi njohje të shtetit tonë, sikundër po paraqitet tash nga Qeveria dhe mediet në në Kosovë. Me këso marrëveshjesh përfundon shteti i ynë. Pse? Duhet theksuar fakti se kjo marrëveshje në Vashington nuk ka vetëm karakter ekonomik, ndonëse në këtë anë është krijuar një vartësi totalitare nga Serbia. Por, ajo ka bazë të fortë edhe politike. Madje e tërë marrëveshja është e drejtuar në fushën politike, ekzekutive dhe financiare. Këtu duhet përmendur Minishengenin, Liqenin e Ujmanit, rrugët, energjia elektrike, hekurudhën etj. Po a ka gjë me jo normale se marrëveshja për kishat. Një veprim tipik jo normal dhe tejet i dëmshëm. Tamam sikurse shqiptarët me pas shkatërruar manastiret e veta të ndërtuara në fillim të kësaj epoke. Një çështje tjetër është organizimi i Asociacionit me pushtet juridik, ekonomik dhe ekzekutiv. Natyrisht se edhe Trepça do të futet në ndarje si Ujmani. Mendohet se edhe mjetet e krijuara nga shitja e pronës do të ndahen me Serbinë, sikundër edhe çështja e dënimit të ushtarëve të UCK-së dhe të trashëgimisë në Kosovë. Duket se ka edhe shumë çështje që do të paraqiten nga shteti serb dhe megjithatë prapë se prapë nuk do të kemi njohje të shtetit të Kosovës, në qoftë se mbetet diçka nga shteti i ynë. Ashtu si ka filluar me marrëveshjen në Vashington, edhe dy të tilla dhe, shteti i Kosovës përfundon se ekzistuari, nuk ka Republikë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".