Ndaj çdo shqiptari në Kosovë ka dosje në Serbi e në shtetet tjera!

Ndaj çdo shqiptari në Kosovë ka dosje në Serbi e në shtetet tjera!
Ndaj çdo shqiptari në Kosovë ka dosje në Serbi e në shtetet tjera!

Muhamet Kelmendi

  • 11 September 2020 - 15:41

Tash e dy decenie mblidhen të dhëna jo reale nga shteti serb për të paraqitur kombin tonë kriminal, fundanentalist dhe terroriste. Nuk ka njeri të rritur që nuk ka ndonjë dosje në Serbi dhe në shtetet tjera ,që gjinden në Kosovë ose jashtë, e që nuk hapin lloj-lloj dosjeve kundër shqiptareve.

Ka edhe të shpifura se edhe nga anëtarët e UCK-se dhe nga organizata e saj e dalur nga lufta janë element që kanë dhënë gjoja fakte dhe mbi to janë krijuar dosjet e ndryshme, prej nga Gjykata Speciale në Den Hagë po vepron.

Megjithatë, është vështirë të dihet nga unë se një çështje e tillë a ka ndodhur brenda në organizatën e UÇK-së apo vetëm është improvzim! Nuk dihet se kush është dëshmitar i mbrojtur në Den Hagë!

Pra, kemi paqartësi. Mirëpo duhet thënë se nëse në zyrën e UCK ka dosje të mbledhura gjoja për krime është një çështje që donë analiza të thella mbi atë veprimtari. Kjo për faktin se pse u mblodhën dhe u krijuan ato dosje? Nga kush u ndërtuan dhe kujt po i shërbejnë? Në këtë anë është vështirë për të besuar se në këtë organizatë ka diçka të tillë. E nëse ka, është çështje penale që kërkon hetime dhe masa ndëshkuese.

E nëse ato dosje në këtë organizatë janë ndërtuar, gjendet atëherë ndonjë njëri që për mjete financiare mund të i shet. A është kështu? Nuk e di! Por, mendoj se nuk është tërësisht ashtu. Me siguri ka element që kanë dhënë informata, por jo në ato pikëpamje që mendohet tash. Informata dhe dosje kanë krijuar shumë mekanizma ndërkombëtar dhe të vendit.

Sigurisht ka dosje UNMIK-u, EULEX-i,NATO, SHBA-të, Franca, RF e Gjermanisë e shumë shtete tjera. Por, dosje me plotë gënjeshtra dhe kundër çdo shqiptari ka Serbia.

Ajo ka krijuar dosje të tilla dhe të njëjtat i ka shpërndarë në çdo anë të botës. Këtu duhet përmendur edhe shtetin rus, Greqinë dhe Turqinë, si shumë të interesuara për këtë. Me siguri dosje ka edhe në Malin e Zi e në Maqedoni. Pra, kemi dosje e dosje. Me plotë të pavërteta dhe gënjeshtra. E ato janë tash në Gjykatën Speciale dhe mbi to po veprohet nga kjo gjykatë në Den Hagë.

Priten edhe shumë veprime tjera, kryesisht jo reale, e që tërësisht janë kundër lirive dhe të drejtave qytetare. Në Kosovë kemi shkelje të mëdha të këtyre të drejtave njerëzore dhe kjo shihet nga kapjet dhe burgosjet e shqiptarëve që i bënë  shteti kriminal serb. Ato janë të renda.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".