Kosova nuk ka se ku shkon më keq, mekanizmat anti-korrupsion të kapur nga mafio politika

Kosova nuk ka se ku shkon më keq, mekanizmat anti-korrupsion të kapur nga mafio politika
Kosova nuk ka se ku shkon më keq, mekanizmat anti-korrupsion të kapur nga mafio politika

Hasan Preteni

  • 13 September 2020 - 16:31

Shkruan: Hasan Preteni

“Nuk mbahet në mend se kur pati së paku ndonjë tryezë, debat, adresim apo raportim të titullarëve të institucioneve që kanë për mision luftën kundër krimit. Privilegjet për ta po vazhdojnë pa hezitim. Të gjithë të tjerët po e përjetojnë këtë krizë por mekanizmat anti-korrupsion në asnjë mënyrë. Heshtje morti. Për çudi është edhe sjellja e medieve dhe shoqërisë civile. Të gjithë janë bërë analistë politik”.

Ministri, edhe pse i hetuar qe katër vite, vetëm pesë ditë pasi qe mori detyrën e ministrit, hetimet u pushuan. Ky rast dëshmon faktet e konstatuara nga DASH- i dhe jo vetëm. Skena politika po kujdeset në vazhdimësi që të prodhoj skandale politike prapa të cilave do të fshihen të gjitha veprimet kriminale. Krimi nuk ka të ndalur. Bordet e ndërmarrjeve publike u rikthyen në skenë, u anuluan të gjitha vendimet e qeverisë ( që po lavdërohet në raportin e DASH-it) titullarët e institucioneve të pavarura politikisht të kontrrolluar, joprofesional dhe të shantazhuar. Nuk mbahet në mend se kur pati së paku ndonjë tryezë, debat, adresim apo raportim të titullarëve të institucioneve që kanë për mision luftën kundër krimit. Privilegjet për ta po vazhdojnë pa hezitim. Të gjithë të tjerët po e përjetojnë këtë krizë por mekanizmat anti-korrupsion në asnjë mënyrë. Heshtje morti. Për çudi është edhe sjellja e medieve dhe shoqërisë civile. Të gjithë janë bërë analistë politik. Gazetarët e mediumeve gjithashtu po lëvizin nëpër mediumet elektronike sipas ofertave materiale. Pavarësi në veprim nuk ka as për këto kategori.

Të gjithë në garë për të fituar shumë lekë pa punë dhe pa angazhim. Ndryshime në regjion. Në Maqedoninë e Veriut u zvogëlua qeveria, ministritë po udhëhiqen nga ekspertët dhe së fundi edhe u zgjodh një zv. kryeministër vetëm me mandat luftimin kundër korrupsionit. Mali i Zi si duket do të lëviz gjithashtu, ministrat do të jenë ekspert e jo politik dhe baza e qeverisjes do të bazohet në këto pika: zhvillimin ekonomik, integrime evropiane dhe lufta kundër korrupsionit. E Kosova në garë për pozita, për president dhe për përfaqësimin e të gjitha partive politike në takimet ndërkombëtare. Me keq se kaq, nuk ka”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".