Ja pse Marrëveshja e Washingtonit duhet ta merr verifikimin e Gjykatës Kushtetuese

Ja pse Marrëveshja e Washingtonit duhet ta merr verifikimin e Gjykatës Kushtetuese
Ja pse Marrëveshja e Washingtonit duhet ta merr verifikimin e Gjykatës Kushtetuese

Blerim Burjani

  • 14 September 2020 - 17:36

Shkruan:Blerim Burjani

“Tash këto marrëveshje po bëhen në emër të popullit e jo në emër të partive të cilat po qeverisin me vendin e që po bëjnë gjëra të tilla, prandaj duhet të vlerësohet kushtetutshmëria e tyre se a janë në përputhje me normat kushtetuese dhe sovranitetin e shtetit. Në rregull është të kërkohet rishikimi i marrëveshjeve, nuk është asgjë e keqe. Tash për tash njëherë këto marrëveshje janë të pa zbatueshme se nuk kanë as dokumente shtesë apo operacionalizim të zbatimit të tyre, pra duhet parë të gjitha detajet zbatuese për të ti dërguar dhe kontestuar në Gjykatën Kushtetuese veprimet që mundë të cilësohen ndryshe”.

Do të ishte pozitive kontrolli gjyqësor i kësaj marrëveshje, sa për të parë se a bëjnë ndesh a jo me kushtetutën dhe vullnetin demokratik të qytetarëve. Deri më tash nuk ka interesim nga partitë opozitare ta dërgojnë në gjykate këtë marrëveshje, nëse veç do të kenë? Diskutimi për Ujmanin është normale por me për të bërë marrëveshjes me pjesët territoriale të Kosovës është e kundërshtueshme me kushtetutë. Pra edhe marrëveshja për Minishengen duhet të i nënshtrohet kontrollit. Është krejtësisht në rregull pse janë lidhë marrëveshjet por se kontrolli gjyqësor vetëm sa e ndihmon më shumë evitimin e pakënaqësive apo paqartësive juridike-kushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".