Diskurs i shkurtër për dosje aktuale të manipuluara të UÇK-së

Diskurs i shkurtër për dosje aktuale të manipuluara të UÇK-së
Diskurs i shkurtër për dosje aktuale të manipuluara të UÇK-së

Riza Smaka

  • 16 September 2020 - 10:48

Në  këto  ditë flitet publikisht për 4000 dosje të pjestarëve të UÇK-së  të lëna nga persona të caktuar para selizëërsisht mund të jetë së OVL-së!

Numri  i saktë    i atyre dosjeve do të  mund të kontestohej, por, do të mund të  rezultonte e përafërt.Manipulimi me ato dosje në mënyrën e thënë,  apriori nuk do të mund të ishte qellimmirë. Gjithsesi në varësi nga këndvështrimi i caktuar do të mund të spekulohej  pro et contra. 

Në këtë kontekst do të  duhej të ritheksohej se ish Qeveria e RK-së nuk ka qenë dashtë ta propozonte as Kuvendi i RK-së nuk ka qenë dashtë të miratonte Ligjin për Themelimin e Dhomave Speciale Prokuroriale e Gjyqësore të karakterit ndërkomnbëtar por ka qenë dashtë të propozone e Kuvendi ta miratonte Ligjin për Prokurori dhe Gjykatë Speciale të RK-së ngaq të cilat do të procedoheshin penalisht individë të dyshuar për kryerje të krimeve pavarësisht nga përkatësia  etnike a kombëtare gjatë periudhës së caktuar.

Tanimë individë të ftuar nga dhoma speciale prokuroriale përkatësisht gjyqësore paraprakisht e publikisht deklarogen se do t’i mbrojnë vlerat e UÇK-së. Zatën UÇK-ja , si forcë ushtarake mbrojtëse e çlirimtare e  popullit të Kosovës nga okupacion sërbomadhe dhe regjimi antihumanist dhe anticivilizues i shtetit sërb, ipso facti dhe ipso iure i ka të verifikuara afirmativisht ndaj fajësia evntuale e personave të pandehur e rrjedhimisht te akuzuar për krime lufte, kurrsesi nuk dpo të mund ta devalvonin rolin, funksionin as aktivitetin mbrojtës, çlirimtar absolutisht të drejtë e të domosdoshëm të UÇK-së.

Para  një hetimi meritor të kësaj   afere , vështirë do të mund të  vlerësohej manipulimi i sipërthënë me një numër enorm të dosjeve të  pjesëtarëve të UÇK-së. Gjithsesi manipulimi i tillë do të shkaktojë intimidim të pashmangshëm referuar personave të pandehur apo mundësisht të pandehur qe vijimisht do të mund të delnin të akuzuar për krime lufte. Poashtu , në mënyrë implicite do të mund të  aludohej në dëshmitarë të caktuar dhe për aq të ushtrohej influencë e konsideruar në ta në forma të ndryshme “Vis, Claem , Precario”.

Pavarësisht  nga përdorimi  nebuloz i sipërthënë i  një numrit enorm të dosjeve të persoanave të caktuar të ish UÇK-së , në një anë  si dhe, epilogut të procedurave penale kundër tyre, karakteri, funksioni dhe aktiviteti çlirimtar  afirmativ , i drejtë, i domosdoshëm dhe i justifikuar moralisht, politikisht , juridikisht dhe kombëtarisht  i UÇK-së kurrsesi nuk do të mund të devalvohej , madje me asgjë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".