Me këtë skenë politika nuk ka ndryshime për qytetarin, të gjithë luftojnë për zhvatje pas ardhjes në pushtet

Me këtë skenë politika nuk ka ndryshime për qytetarin, të gjithë luftojnë për zhvatje pas ardhjes në pushtet
Me këtë skenë politika nuk ka ndryshime për qytetarin, të gjithë luftojnë për zhvatje pas ardhjes në pushtet

Blerim Burjani

  • 17 September 2020 - 07:27

Shkruan: Blerim Burjani

“Në Kosovë është çdo gjë e mundshme skenën politike, e më e mundshmja është lufta për privilegje pushtet, luftë për tu punësuar me votat e qytetarëve dhe luftë për pasurim. Pra të gjithë ia mësyjnë pushtetit për punë dhe para përderisa askush nuk mendon për të ardhmen e qytetarëve dhe problemet vitale të tij, ka një deficit të madhe jo demokratik, andaj PDK dhe VV dhe tjerët veprojnë për interesa të ngushtë përfituese”.

-Unë si njohës i zhvillimeve politike të pas luftës, për këto dy dekada të plota, vërtetë nuk e kam të qartë se çfarë po kërkon VV-ja. Pushtetin e patën dhe tërë veprimin që duhej bërë për të mirën e ndryshimit. E ata gjithçka e shndërruan në fjalamani dhe paaftësi dhe pa kuptim. Nuk ndryshoj asgjë por filloj plotësisht të veproj si të tjerat parti. Tash mendoj se nuk ka pse të merret ky popull fare me këta njerëz ku e tërë struktura e anëtarësisë së tyre janë të pa punë, dhe shpëtimin e vetëm e shohin në vota. S’ka sens të merret kush me ata, por edhe të merret prapë del kotë. VV-ja është treguar ashtu si është pritur e pa aftë për pushtet, por e aftë për të bërë probleme kundër shtetit.”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".