Në vendin tonë ,hallakamë e madhe!

Në vendin tonë ,hallakamë e madhe!
Në vendin tonë ,hallakamë e madhe!

Riza Smaka

  • 18 September 2020 - 12:17

Në  vendin tonë ,  rendi juridik nuk është i  kompletuar , në një anë dhe, aktet ligjore në fuqi, kurodoherë  ose nuk janë të plota ose janë reciprokisht kolizive, në anën tjetër.

Kushtetuta , ligji suprem i  vendit , ka nevojë imediate për tu amenduar , sëpakut në  disa dispozita e pjesë. 
Zgjedhja e Presidentit të vendit sipas Kushtetutës , e  mundëson dhe favorizon shkeljen e Kushtetutës ,më konkretisht ,të dispozitës së nenit 70 të saj. Në roundin e tretë për kandidatin për President qe ka fituar më shumë vota nga tjerët në  vend të shumicës së kualifikuar qe kërkohet gjatë dy roundeve të para, pos qe kërkohet në vetëm shumica absolute, në  një anë por implicite qendron kanosja për shpërndarjen e Kuvendit nëse kandidati i vetëm në rrethin e tretë nuk do të zgjedhej President, në anën tjetër!  
Në atë kontekst, nuk  mund të këtë dyshim se, jo pak  deputetë e deputete të Kuvendit,  do ta votonin kandidatin , edhe me supozimin  se , nuk e kanë pasë mbështetur gjatë roundeve paraprake, në mënyrë  qe, të mos shpërndahej Kuvendi e me të ,të mos terminonte mandati i tyre qe ju siguron privilegje e paratagra  joshëse!

Qeveritë   e vendit tonë , deri tani, nuk janë formuar sipas Ligjit për Qeverinë e RK-së sikundër kërkon Kushtetuta, por , sipas një aktit nënligjor të  miratuar nga Qeveria! Sëandejmi del se ,qeveritë e deritashme sikundër edhe kjo aktuale, nuk ishin legale por sublegale , aq më parë kur kanë qenë formuar jo sipas kritereve ligjore , racionale por sipas kërkesave partiake për të   akomoduar sa më shumë partizanë partikë e politkë në poste të lakmuara e për aq të shtrënjëta për buxhetin e vendit!

Rrjedhimisht ,Qeveria   aktuale e RK-së, e administrauar nga  z. A. Hoti, pikërisht ka aq minstri sa ka departmente   Ekzekutivi i SHBA-v ( Outline of U.S. Government,Office of International  Information Programe, U.S., Departemnt of State, The Cabinet, 50, 2020) Sic! 

Në  funksion të   shtetit të së drejtës  do të duhej qe , nder të tjera , të  ishin të miratuara dhe të aplikoheshin me konsekuencë dhe konsistencë aktet ligjore për përgjegjësinë morale , politike e juridike të   titullarëve publikë, për pagat sipas kritereve objektive, për normativat e punëve administrative, prokuroriale e gjyqësore, për ekzekutivin etj. Këto  akte ligjore deri sot nuk egzistojnë sikundër edhe jo pak tjera.

Edhe aktualisht , Administrata  publike është e stërfryrë në dëmin e  buxhetit si dhe të efikasitetit dhe eficiencës.Pothuaj se ,në Prishtinë, nuk ka    lagje ku nuk ndodhet e akomoduar, në objekte private për qira të larta, ndonjë  ministri , bord, agjension, komision qeveritar! Madje, mund të egzitojë dyshimi i bazuar se,  në lartësitë enorme të qirave mujore për objektet private në të cilat janë të akomoduara institucione  publike të caktuara , mund të praktokohen spekulime abuzive në favor të titullarëve publikë të caktuar, në një anë dhe për aq në disfavor të buxhetit të shtetit, në anën tjetër!

Janë evidente ,jo pak raste ,në të cilat,  ligji në fuqi aplikohet sipas metodës së seleksionimit negativ gjithnjë në favorin e funksinarëve politikë e pushtetarë si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre dhe në disfavorin e   loegalitetit e të shtetit të së drejtës!

Punësimet në sektorin publik  gjithnjë janë aplikuar dhe aplikohen jo sipas kriterit të meritokratisë e profesionalizmit por të interesave, kërkesave parametrave   pushtetare , politike e partiake! Seandejmi pashmangshëm në punësime të tilla , dominon nepotizmi, familjarizmi, korrupsioni i formave të ndryshme!

Sëandejmi , rastet juridike – administrative, prokuroriale e gjyqësore  të pakryera , janë të shumta ,në një anë dhe ,të kryera nën nivele e standarde profesionale, në anën tjetër! 

Riza Smaka, PHD

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".