Lazdranët e rrezikshëm të skenës politike kosovare po luajnë bixhoz me shtetin

Lazdranët e rrezikshëm të skenës politike kosovare po luajnë bixhoz me shtetin
Lazdranët e rrezikshëm të skenës politike kosovare po luajnë bixhoz me shtetin

Dr. Hysni Aliu

  • 19 September 2020 - 10:35

-Zhvillimet e fundit rreth Kosovës janë shumë shqetësuese.  Është shumë evidente që tani më udhëheqësit tanë po shkelin hapur Kushtetutën e vendit pa pasur ndonjë frikë  nga pasojat juridike. 

Pohimet e kryeministrit Hoti  dhe z. Isa Mustafa që, ” ne e anëshkruam marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë ku pranohet minishengeni, dhe  studimi i fizibilitetit për Ujmanin, sepse kështu kërkuan miqtë tanë amerikan” tregon për një papërgjegjësi totale ndaj qytetarëve të vendit dhe degradim gradual të shtetit. Këta po sillen si fëmijët lazdrakë , që kur të bëjnë pisllëqe, e arsyetojnë veprën e tyre me thënien ” më ka thënë baba ose nëna”. Kam disa  pyetje për kryeministrin Hoti: 

Si do të vepron herën tjetër, kur Trump apo Borrel , ose presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, të  ju kërkon që të bëni federatë me Serbinë, sepse ashtu po shkojnë gjërat, vetëm e vetëm që Serbia të hyn në NATO? Dhe pyetja e dytë: Çka ndodh zakonisht mbas studimit të fizibilitetit për projekte të ndryshme si ky i Ujmanit?  Psh. autostrada ( unë e di që zakonisht ato ndërtohen pasi të kryhet fizbiliteti).  

Ju po çelni deriçka të vogla për shkatërrim të madh të shtetit tuaj. Ju po thoni ” ky është veç një studim i fizibilitetit për Ujmanin, asgjë tjetër” , a garantoni që do mbetet ashtu. Si do të veproni kur BE do të përdor të njëjtën metodologji imponimi për Asociacionin Serb, dhe nëse ata s’munden me ju bind, do ftojnë Trumpin  për të ju detyruar?  Si është e mundshme që bashkëpartiaku juj Ismet Beqiri  thotë” Ujmani nuk është e tërë Kosova” , a do të thotë kjo qe edhe veriu nuk është e tërë Kosova, pra është mall i lire për tu falur, ashtu siq i falët tokat Maqedonisë së Veriut, Malit te Zi e tash Serbisë sepse po vlejtka pak. Si do të veproni nëse Trump  ju urdhëron ta ndani Kosovën, nën kërcënimin e tërheqjes së ushtarëve amerikan nga Kosova, sepse miu e ka mësua rrugën tash, andaj do kalon shpesh nëpër mustaqet e juaja të mjera. 

A keni qenë aq naiv dhe keni besuar që në Shtëpinë e Bardhë do ju presin thikat? Siç po duket nuk e keni kuptuar metaforën e z. Albin Kurti në lidhje me thikat mbi harta. 

Në realitet me  Ujmanin  Kosova filloj të copëtohet,  e bile Serbia e morri rrugën tej përtej Kosovës deri në Durrës, pa e vërejt ju fare, që ” thikat ” e  Metaforës së Albin Kurtit u përdorën. A e dini përse nuk u qelën shampanjat në shtëpinë e bardhë? Sepse gjermania dhe Merkel ua ndali gjatë rrugës për në Vjenë. Z. Hoti, a tu kujtuan fjalët e Kurtit, kur thoshte që ”unë nuk shkova në shtëpinë e Bardhë, sepse do të jetë më keq për Kosovën, nëse shkoj dhe dal në mënyrë demonstrative duke refuzuar atë që më ofrohet në tavolinë”?  

Pra, a e kuptove që Z. Kurti ka qenë largpamës, dhe e ka ditë çka e pret, andaj nuk ka shkuar sepse s ka dashtë të nënshkruaj minishengen , ndarje të Ujmanit, autostrada që nuk kalojnë për veri dhe tapitë për dalje në det të Serbisë.  Nëse në këtë tërësi do ia shtojmë, situatën para ndaljes së rrugës tuaj për në Shtëpinë e Bardhë nga BE, ku marrëveshja do ishte edhe më katastrofale, atëherë nuk ka vend për dyshim, Albin Kurti i bëri shërbimin e duhur vendit të vetë, duke e sakrifikuar edhe vetveten dhe postin e kryeministrit, të cilin post ju ia vodhët jashtëligjshëm natyrisht. 

Po thoni që për tre muaj e kthyet Kosovën në arenën ndërkombëtare, dhe bashkëpunimin me miqtë, ama s’ po tregoni që për këta tre muaj e kthyet edhe Kosovën në Serbi, e copëtuat Ujmanin, dhe ja hapët rrugën Serbisë deri në Durrës.  Nëse vazhdoni kështu me këto kompromise ndaj miqve, që në realitet janë kompromise ndaj Serbisë, sepse ata po ju mbajnë në pushtet me votat e Srpskes, atëherë Kosova nuk do ju mjafton, po do kërkohet edhe ndonjë pjesë e Shqipërisë, ashtu siq e bëtë me rrugën drejtë Durrësit për Serbinë. 

Unë jam tepër skeptik, që këto çmenduri dhe tradhti kombëtare që po bëhen, mundë të ndalen. Njerëzit shikojnë dhe shikojnë, por dikur mundë  edhe të reagojnë në mbrojtje të atdheut. Ashtu siq është bërë bota lëmsh, gjasat janë që me këta politikan që ka Kosove në pushtet, dhe me këtë politikë ndërkombëtare që po mbizotëron në rajon dhe botë, gjërat të përfundojnë bash keq”. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".