Koalicioni i krimit LDK-AAK nuk e bëjnë ligjin për Qeverinë, në prioritet e kanë shkatërrimin e shtetit dhe hajninë

Koalicioni i krimit LDK-AAK nuk e bëjnë ligjin për Qeverinë, në prioritet e kanë shkatërrimin e shtetit dhe hajninë
Koalicioni i krimit LDK-AAK nuk e bëjnë ligjin për Qeverinë, në prioritet e kanë shkatërrimin e shtetit dhe hajninë

Dardan Grapci

  • 20 September 2020 - 08:30

Shkruan: Dardan Grapci

“Nuk janë të paketa rastet kur këta edhe bëjnë ligje për ta quar popullin akoma më thellë në mjerim dhe jo për ta ndihmuar, por vetëm që të pasurohen për interesat e tyre. I tillë po na del tash së fundi edhe Ligji-Anti Covid, thjeshtë ligj me të cilin pushteti është nisur në ofensivë për dënimin vend e pa vend, me arsye e pa arsye të atyre që nuk mbajnë maska nëpër rrugë, edhe kur mbajtja e maskës nuk është detyrimisht e domosdoshme. Prandaj një përbërje tillë qeveritare, me këta deputet, jo që nuk e bënë Ligjin e mirëfilltë për Qeverinë, por edhe po të ishte një ligj i tillë nuk do ta zbatonin, do e anashkalonin për interesin e tyre sepse në rend të parë e kanë zhvatjen e shtetit dhe hajninë”.

Ligji për Qeverinë edhe në këtë mandat do të mbetet peng deri në zgjedhjet e reja që besoj duhet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Lidhja Demokratike e Kosovës në krahasim me partitë tjera të cilat kanë qenë udhëheqës Qeveritar, ka filluar të anon nga ana e kriminalitetit se sa nga ana e drejtësisë. Qeveria Hoti që nga ardhja në pushtet, asgjë konkrete nuk ka bërë për qytetarët e Kosovës, përveç se i ka varfëruar edhe më shumë, duke e rritur numrin e ministrive, numrin e ministrave, numrin e zv. ministrave etj, për zbrazjen e buxhetit të Kosovës për interesa të tyre personale jo në të mirë të qytetarëve. Duke filluar nga pakoja e emergjencës, rritjen e pagave për mjekët, policët, zjarrfikësit etj, asnjërën nga këto nuk e kanë realizuar, e lëre ta votojnë në Kuvend, prandaj nuk kanë faj populli që janë aq të mllefosur me këta politikanë të ndyrë, nuk kanë faj populli që nuk asnjë cent në xhep për të blerë ushqim dhe barna për të sëmurit, nuk kanë faj populli që askush nuk po mundet ti paguaj kredit bankare, të rrymës, të ujit etj, krejt për këtë kaos ekonomik fajtor janë politikanët të cilët në vend se ta rregullojnë këtë problem, ata shkojnë e i shtinë në punë familjarët e tyre, tezakët, tezakat, djemtë e axhës, djemtë e dajës, çikat e tezes, nipat e mbesat, dhe ata paguhen mbi 1000 euro për cilën do punë, për një punë që ndoshta as nuk duhet të ekzistonte në listën e punësimeve apo të shërbimeve, e lëre më të jetë në funksion. Krejt kjo po bëhet për zhvatjen e parasë publike dhe spastrimin e parasë së fituar përmes krimit të organizuar. Prandaj është absurde kur dëgjohen ankesat e deputetëve që bërtasin në parlament - askush s’po na ndihmon, sepse deputetë janë ata që ia kanë bërë sherrin popullit, për interesat e tyre personale janë bërë bashkëpjesëmarrës në vjedhjen e miliona euro nga buxheti i shtetit, duke u bërë bashkë aksionar me krimin e organizuar në shkatërrimin e shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".