
Lexoni edhe:
Grenell konfirmon se vjen me 13 kaubojë në Prishtinë
Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani
“Këto sjellje të papërgjegjshme të këtyre vagabondëve ndryshe nuk ndalen pos asaj që t´i sheh populli se si i kapim dhe t´i hedhim në kosha të plehrave. Këto qelbësira dhe këta hajna që janë pasuruar me hajni dhe nuk i vret ndërgjegjja për qytetarin që nuk kanë bukë të ju shtrojnë fëmijëve në sofër, ndërkaq,fëmijët e këtyre kryevagabondëve dhe këtyre mangupëve jo vetëm që i kanë të gjitha të mirat por jetojnë jetë luksoze nëpër vendet me të shtrenjta të botës dhe bile kinse shkollohen atje. Fëmija i qytetarit të Kosovës nuk ka kafshatën e mjaftueshme për të ngopur barkun kurse fëmija e këtyre krye banditëve shkuar kryebanditëve shkojnë nëpër stadiume më të shtrenjta të botës për të përcjell një ndeshje futbolli dhe më thoni si mundë t´i thuash deputet kësaj helaq dhe faqe të zezë. Këta nuk janë deputet por janë qelbësira që mashtrojnë qytetarin dhe tradhtojnë votuesin për interesa të tyre personale”.
Mezlishti i Republikës së Kosovës, që mjerisht akoma dikush vazhdon ta quaj edhe Kuvend, është i stërmbushur me mangup dhe vagabond që as që e vrasin mendjen per interesat e qytetarit. Kësaj kopeje mangupësh i intereson qytetari vetëm në kohën kur i duhet vota e tyre sa për t´i hedhur pluhur syve, mashtrime dhe premtime boshe dhe pastaj kur të vjen puna e pazarit ata as që kanë dert se e tradhtojnë votuesin dhe i bien sakicë prapa kurrizit. Fytyra e vërtetë e kësaj bande mangupësh në mezlishtin e Kosovës u tregua edhe në kohën kur e kaploi botën dhe Kosovën murtaja e zezë që po quhet COVID 19.
Grenell konfirmon se vjen me 13 kaubojë në Prishtinë
Lexoni edhe:
Këtyre as që ju interesoi mëkëmbja e ekonomisë së vendit që është edhe shpirti i shtetit për një jetë më të mirë të qytetarit, përkundrazi u thellua papunësia tej mase dhe e shtriu për tokë jo vetëm atë shtresën e këputur, por edhe shumë shtresa të tjera që ishin pak në këmbët e veta. Sjellja e kësaj bande mangupësh luftonin për pushtet, për bajraktarizëm dhe pazare tjera, ku secili kryebanditë ose krye vagabond i bandave politike synon të bëhet president i vendit. Dhe ku guxon të bëhen kryebanditët president që e kanë treguar veten duke vjedhur që nga pas lufta e deri sot. Këta pa fije turpi ju futen pazareve dhe nuk votojnë për ta shpëtuar nga shtrati i vdekjes gjendjen ekonomike. Pra, talljet me jetën e qytetareve nuk kanë të ndalur me këtë kope banditësh, mirëpo, dorën në zemër edhe ne populli kemi fajin e madh se kjo bande banditë sillen kështu, sepse ne të gjithë duhet të organizohemi dhe t´i kapim, sa të dalin dhe pa dhunë por ti hedhim në kosha të plehërave si ndodhi në Ukrainë. Kjo bande matrapazësh aty e kanë vendin, pra, publikisht duhet pranuar se edhe ne mbajmë përgjegjësi morale, se përse i lëmë këtë kope mangupësh që janë të ulur me pazare në këtë mezlisht të tallen me djersën tonë që e keqpërdorin këta mangup.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".