Aksioni në Karaçevë një skenar i improvizuar për ta amnistuar krimin e organizuar

Aksioni në Karaçevë një skenar i improvizuar për ta amnistuar krimin e organizuar
Aksioni në Karaçevë një skenar i improvizuar për ta amnistuar krimin e organizuar

Xhevat Meha

  • 22 September 2020 - 17:56

Shkruan: Xhevat Meha

“Aksioni në Karaçevë është vazhdimësi e aksioneve të ngjashme nga qeveritë e deritanishme në pothuaj 15 vitet e fundit. Nuk i hanë qytetari këto fore edhe më tutje. Aksionet e tilla rëndom kanë përfunduar në mos dënimin e asnjërit, eventualisht me ndonjë dënim me kusht a tepër minimal. Për fitime të mëdha dikush duhet sakrifikohet bile me diçka të vogël. E sa për objektet e dëmtuara, aq shumë ka para të pista, para që vijnë me thasë, sa që kushtimi (kostoja) i objekteve të tilla është thermi. Kjo qeveri e mashtrimit është krijuar për të evituar zbatimin e Vettingut në institucionet e zbatimit të ligjit, për faktin se pikërisht Vettingu fillon çmontimin e “drzhavës” së Kosovës. Nuk do të ketë Veting përderisa kjo qeveri është në fuqi”.

Rrënimi i kazinove dhe aksioni si tërësi është i mirëpritur. Mirëpo edhe në këtë ekziston një "por". Kjo qeveri është qeveri e mashtrimit. Është ndërtuar mbi mashtrimin dhe funksionin duke sjellë mashtrime të reja. Rrënimi në Karaqevë është kryer si përpjekje për të evituar rrënimin që kjo qeveri ka në besimin e qytetarëve. Kjo qeveri është krijuar në rend të parë të ruhet vazhdimësia, të ruhet paprekshmëria e “drzhavës” së Kosovës e ndërtuar si mashtrim në vend të shtetit te Kosovës. Qeveria duke u përballur me presionin qytetar për fillimin e rrënimin të “drzhavës” së Kosovës, duhet të bëjë dicka, dhe këtu vjen mashtrimi. Dërgohen disa buldozer në mes të natës, njëjtë si aksioni i Edi Rames në rrënimin e teatrit, sillen disa gazetar për të marrë skena, vazhdohet me disa arrestime, dhe këta besojnë se shpëtuan nga rrënimi i besimit qytetar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".