Deputetët analfabet, debate të nxehta koti tre ditë në parlament

Deputetët analfabet, debate të nxehta koti tre ditë në parlament

Gani Qarri

  • 23 September 2020 - 08:36

Shkruan: Gani Qarri

“Deputetët gjysmë analfabet duke shkuar në pushim e mbajtur këmbën mbi këmbë, pa punuar fare, për vete, i marrin hiq më pak se nga 2,000 euro në muaj, të cilët të votuar nga populli por të përçarë për interesa puro politike e partiake, nuk e votuan ligjin që ju mundëson qytetarëve t’i merrnin as minimumin e lejueshëm të parave të tyre nga Trusti, që sipas shtypit vendor, për disa nuk arrin më tepër se 30 euro. Kështu që "ligjvënësit" aktual debatuan fare kot dhe u mblodhën edhe më kot, për tre ditë rresht në fillim të sesionit vjeshtor, por si rëndom, efekti i angazhimit të tyre edhe në këtë fillim vjeshte, ashtu siç edhe pritej ishte hiq më shumë se sa i barabartë me zero”.

-Kuvendi i Kosovës duket se edhe në këtë sesion vjeshtor, do të vijojë me praktikën e debateve të kota e të tej zgjatura,vetëm për efekte politike dhe elektorale, dukë lënë anash fatkeqësinë e popullit në këtë kohë pandemie dhe agjendën e ngarkuar e të vonuar legjislative, sikur që veproi dhe dështoi edhe në sesionin pranveror. Madje koalicioni Qeverisës jo vetëm se nuk e dha provimin, por për aq më keq, ai dështoi serish të sigurojë edhe minimumin prej 61 votave në parlament, për ta miratuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, për të cilin kishin premtuar shumë dhe i kanë mashtruar pareshtur tash e sa muaj qytetarët e varfër të Kosovës, me votën e të cilëve kanë ardhur në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".