Me nënshkrimet e fundit, Kosovë-Serbi, po fiton Kosova apo Serbisë iu hapen dyert?!

Me nënshkrimet e fundit, Kosovë-Serbi, po fiton Kosova apo Serbisë iu hapen dyert?!
Me nënshkrimet e fundit, Kosovë-Serbi, po fiton Kosova apo Serbisë iu hapen dyert?!

Ragip Guraziu

  • 23 September 2020 - 16:02

Për këtë pyetje duhët analizuar shumë dhe të kemi kujdes të madhë,derisa ende kemi shansen e mendimeve e kujtimeve derisa ky nuk është përfundimi për t’tu ju lidhur dy këmbët kosovarëve falë kësaj politike shterpe 22 vjeqare oligarkëve kosovarë që na sollën në këtë gjendje; shuni se po folë Amerika,Presidenti Trump,dhe po vjen në Kosovë,se Amerika është krahu ynë I djathtë,derisa ne po pajtohemi se u lodhëm për gjithë këto vite biles edhe u mërzitëm veq le te bëhet diqysh,veq t’I apim këto nënshkrime,që në këto momente u gjet një Kryeministër I shkolluar,super I shkollur për nënshkrime që do e fundos Kosovën atje kur sun do dalmi edhe lehtë për disa vite, si e quajn Avdullah Hoti- Vetëvendosje po e quan KOTI…..

Dal nga dal po realizohen pretendimet e Serbisë, dhe BABABES tyre,Dobrica Qosiqit,që amaneti i tij po shkonë në vendë

Pretendimet serbe për zgjerim të territorit të tyre, etja e moçme serbe,apo’’ëndrra e çmendur’’ serbe për dalje në detin Adriatik

Kishte errur çdo arsye në politikën serbe dhe synimin donte ta arrinte duke pushtuar tokat shqiptare. Natyrisht kurrë nuk janë shuar e faruar shqiptarët sa në luftart me serbët. Por edhe serbë janë zhdukur boll në luftërat me shqiptarët. Finalja është kjo që është. Serbia s'ka det. Shqipëria po.

Dhe mes këtyre dy vendeve ngrihen male vigane urrejtje, armiqësie të pafund. Serbia mbeti edhe pa det, edhe pa tokë shqiptare ( jo se ka pak atë që e ka, por asaj i duket shumë pak në krahasim me sa ka dashur të ketë). Në Serbi është mëkuar dhe mëkohet urrejtja për shqiptarët. Në Shqipëri (kur them Shqipëri, nënkupto edhe Kosovën), edhe gurët, edhe lisat e moçëm, edhe toka e mbushur me varre flasin për genocidin serb.

Ndersa shqiptarët s'kanë ditur të bëjnë genocid e masakra, serbët kanë qenë mjeshtër të tyre. Dhe kjo vetëm në sajë të inferioritetit të serbëvë. Vetëm prej terbimit se nuk mundnin të arrinin objektivat e tyre - shuarjen e shqiptarëve. Por ajo që e vuajnë dhe do ta vuajnë serbët shumë gjatë është pamundësia e tyre për t'u çliruar prej urrejtjes që kanë për shqiptarët se nuk kanë arritur t'i mundin, nuk kanë arritur t'i shuajnë. Ndersa shqiptarëve duke iu dalë boll vetja, ani pse janë të sakatuar në troje, ndoshta për fatin e tyre të keq por nganjëherë edhe të mirë, dinë të harrojnë, ose harrojnë... E kjo ndoshta do të thotë se dinë të shohin përpara.

Por në fund të fundit shqiptarët kanë një fat : nuk janë popull i kompleksuar si serbët. Dhe serbët janë të kompleksuar prej humbjeve.

Prej humbjeve të atyre gjërave që nuk ju kanë takuar kurrë, që nuk janë të tyret. Por që u është mbushur mendja se u takojnë edhe gjërat e të tjerëve.Se nuk ka arsye tjetër aftësia për genocid e masakër, aftësi e demonstruar në turma ushtarësh, rezervistësh, çetnikësh. Se nuk ka arsye tjetër që kundërshtarin politik pasi nuk e mund dot në debat, as nuk e bind dot as nuk i bindesh, të dalësh ta vrasësh në pabesi, në fshehtësi. Se nuk ka arsye tjetër që serbët kanë eleminuar kështu gjithmonë me tradhëti e intriga kundërshtarët shqiptarë edhe kur shqiptarët kanë bashkëpunuar me sërbet pasi fati i detyroi shqiptarët e Kosovës te jenë që nga 1913 nën ombrellën serbe.

Pra, dhuna sistematike, e programuar e serbëve kundër shqiptarëve e shfaqur në të gjitha mënyrat,llojet dhe format më përfide, kultivoi rrezistencë dhe qendresë shqiptare në të gjitha kohërat. Por do të duhej të vinte mesi dhe gjysma e dytë e shekullit të njëzetë që të merrte formë dhe karakter më të organizuar qëndresa shqiptare.

Do të duhej të vinte një brez i ri, një gjeneratë e re të rritej pa luftë që të bëhej më e madhe popullsia, që ta merrte vetën popullsia shqiptare pas masakrimeve e shfarosjeve në masë që kishte pësuar sidomos në dy dekadat e para të shekullit të kaluar... Do të duhej që edhe Evropa ta ndyshonte pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".