Pa këtë shumë të buxhetit, Ushtria e Kosovës nuk i arrin standardet e NATO-s

Pa këtë shumë të buxhetit, Ushtria e Kosovës nuk i arrin standardet e NATO-s
Pa këtë shumë të buxhetit, Ushtria e Kosovës nuk i arrin standardet e NATO-s

Dardan Grapci

  • 23 September 2020 - 17:27

Shkruan: Dardan Grapci

“MEF duhet ta kuptoj që 4.3 milion euro, dhe pastaj 3 milion euro të tjera ushtarëve nuk ju dalin as për mirëmbajtjen e rrobave, as për ushqim, blerjen e armëve të sofistikuar etj, prandaj unë mendoj që për FSK-n duhet të ndahet një fond prej më së pakut 2.5 miliard euro për 3 vite, duke përfshirë edhe rritjen e pagave për ushtarët e rregull dhe atyre rezervë. Për shkak se kur Ushtria e Kosovës shkon në misione ushtarake jashtë vendit, nuk do i presin me lule dhe ëmbëlsira ushtarët kosovar, por duhet të fillojnë ti ndërtojnë bazat dhe të blejnë pajisje shtesë për atë zonë se ku do të jenë të vendosur. Prandaj edhe njëherë këto dy shuma që janë në skenar është një shumë e pamjaftueshme për ushtrinë e Kosovës”.

Politika e korruptuar në Kosovë jo që e ka prishë një person, por kjo politikë po rrezikon që ta prishë edhe FSK-n, duke i politizuar strukturën komanduese të FSK-s për interesa të tyre partiake dhe personale. Këtu po qëndron krejt problemi i vazhdimit të ecjes së ngadalësuar të formimit të ushtrisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë, gjë që ndërlidhet pastaj edhe me çështjen e buxhetit.
Për ta pasur Kosova një ushtri të mirëfillte dhe të suksesshme, politika duhet të largohet nga ushtria, por edhe nga institucionet tjera profesionale e të pa varura, siç janë : Policia e Kosovës, zjarrfiksat, shkollat- arsimi në të gjitha nivelet, spitalet etj. Transformimi i FSK-s në ushtri të rregullt ishte hap i madh dhe është proces që duhet përshëndetur, sepse pa ushtri nuk bëhet shteti. Kjo ushtri duhet të përfshij në vete vetëm moshën e re dhe të pastrohet nga të moshuarit. Duhet të behet me ligj edhe shërbimi i obligueshëm ushtarak, ku çdo person nga 18 deri 24 vjeçare të jetë pjesëtare i Ushtrisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".