Kompromisi që mund ta bëjë Ramush Haradinajn President të Kosovës

Kompromisi që mund ta bëjë Ramush Haradinajn President të  Kosovës
Kompromisi që mund ta bëjë Ramush Haradinajn President të  Kosovës

Ragip Guraziu

  • 24 September 2020 - 13:23

Shkruan: Ragip Guraziu

“Nga vota e deputetëve të AAK-së do të varet edhe miratimi i marrëveshjes së Uashingtonit në Kuvendin e Kosovës, sikur që ndodhi gjatë mandatit të kaluar me votimin e demarkacionit. Atëherë u bë Kryeministër kurse tani dëshiron të bëhet President. Po mos të ishte Ramushi, ndoshta këta hektar tokë nuk do mundë ti përfitonte Mali i Zi, siç i përfitoj edhe Maqedonia Veriore, kur aso kohe nuk reaguan fare komandantët e UÇK-së që ,ishin mësuar vetëm për ta ruajtur pushtetin, për të dhënë tokë përmes kompromiseve dhe asnjëherë për të kundërshtuar seriozisht, e mos të flasim për të marrë”.

-Tani me të drejtë shtrohet pyetja lidhur me këto ndryshime të shpejta të qëndrimeve dhe me këto lajthitje: a mos vallë e ndryshoi Ramush Haradinaj qëndrimin kundërshtues kundër marrëveshjes së Vashingtonit, që na lë të dyshojmë se mos vallë i është premtuar kreut te AAK- s se do ta ketë votën për president të shtetit, vetëm e vetëm për ta bindur atë që ta mbështes edhe me vota në Kuvend marrëveshjen e Vashingtonit, pavarësisht vërejtjeve që i ka dhënë. Këtë arsye e ka ai me siguri, por do të jetë një cak I vështirë për tu arritur, prandaj është pak e pritshme që këtë qëllim, me këtë sjellje dhe ndryshim të shpejtë të qëndrimit, , do të mundë ta realizon. Sidoqoftë ai është duke lëvizur drejtë këtij qëllimi. Mendon se duke mbështetur këtë marrëveshje, pasi e tërhoqi kundërshtimin, do të jetë dhuratë për të pozita e Presidentit të ardhshëm, e rezervuar për Haradinajn, si një kompromis politik që votat e AAK- s të shkojnë pro kësaj marrëveshje.

Mbetet të presim e të shohim deri në atë moment por një gjë po shihet, e gjithë koha në politikë,Ramushit do i shkojë gjithnjë duke ëndërruar,dhe premtimet gjithmonë po mbeten boshe. Një i moshuar,derisa u takuam te Parku i Kryeqytetit, atu ku pensionistët dalin për çdo ditë në mëngjese, mu drejtuar dhe me tha: O gazetar- analist që po merresh me shkrimet, çka ka ky Ramushi bre që askund nuk po i zënë fjala në një vend! E morri përgjigjen dhe secili vazhduam në drejtimin e vetë. Dhe kjo ishte arsyeja pse Ramushi gjithnjë postet politike i ka kërkuar vetë, dhe më së miri na tregon puna e tij vetë, që fund e krye ishte kundërshtari më i fortë, kompromisi me Malin e Zi, dhe u pa se si reagonte e kundërshtonte mos me ndodhë ky kompromis me Malin e Zi, por kur e morri postin e Kryeministrit, desh u qartë deri sa e bëri gati vetë atë kompromis dhe u votua e njëjta marrëveshje për kufirin, ia dhurojë Malit Zi 82 mijë hektar tokë Kosove,dhe u rehatua.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".