Isa Mustafa e pranon gënjeshtrën e madhe, premtimi për njohje reciproke Kosovë Kosovë-Serbi në marrëveshjen e Uashingtonit ishte mashtrim

Isa Mustafa e pranon gënjeshtrën e madhe, premtimi për njohje reciproke Kosovë Kosovë-Serbi në marrëveshjen e Uashingtonit ishte mashtrim
Isa Mustafa e pranon gënjeshtrën e madhe, premtimi për njohje reciproke Kosovë Kosovë-Serbi në marrëveshjen e Uashingtonit ishte mashtrim

Dr. Hysni Aliu

  • 24 September 2020 - 16:35

“Unë, po i identifikoj si gënjeshtar patologjik, sepse këta vetë po e pranojnë që e paskan pas ditë që s’do ketë njohje reciproke, por e kanë gënjyer popullin, duke menduar që populli po ju beson, madje, madje tani i quajnë  amator politik, ata që kanë i besuar gënjeshtrës së tyre. Këta njerëz me të vërtetë, vetëm toka e Kosovës i mbanë.  Në realitet, ne  si popull , e kemi ditë që nuk do të ketë njohje reciproke, dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që kemi protestuar fort për gënjeshtrat që ju nga partitë në pushtet na servonit çdo ditë. Mashtruesit patologjik, nuk i donë askush, andaj kjo  është njëra ndër arsyet kryesore që po na braktisin aleatët tanë kryesor SHBA dhe BE, duke marr anën e Serbisë". 

-Deklarata e para pak dite e  z. Isa Mustafa dhe deklarata e fundit e ministres Hikmete Bajrami, se ”ka gabuar kushdo që ka besuar që do të ndodhë njohja reciproke në Uashington” ose, se ata që e kanë besuar këtë njohje nuk kanë lidhje me politikë (sipas Mustafës), janë një vërtetim i një psikopatologjie, nga e cila vuajnë këta njerëz që sot janë në pushtet.Mjekësia , njeh shumë raste, kur gënjeshtarët patologjik, të cilët i trajtojmë në psikiatri, pasi që kanë gënjyer në vazhdimësi, dhe patologjia e tyre është identifikuar nga mjekët, ata fillojnë të pranojnë që vuajnë nga kjo sëmundje, dhe kërkojnë ndihmën e mjekut megjithëse edhe më tutje gënjejnë. Unë jam i kënaqur, që edhe këta udhëheqësit tanë, kanë filluar ( këta po flasin  për vetveten, duke mos e vërejtur fare!! ) ta identifikojnë patologjinë e tyre, duke treguar që e kanë gënjyer popullin për vite të  tëra, e më së fundi para dy jave,  para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë , se ” ne duhet të shkojmë në Shtëpinë e Bardhë, sepse atje do të ndodhe njohja reciproke me Serbinë, dhe se për asgjë tjetër s’do të flitet” , madje, madje duke e akuzuar z. Kurti, që ” ai është frikacak, sepse nuk po shkon në Uashington, për të mbyllur përfundimisht problemin me Serbinë” . Unë, po i identifikoj si gënjeshtar patologjik, sepse këta vetë po e pranojnë që e paskan pas ditë që s’do ketë njohje reciproke, por e kanë gënjyer popullin, duke menduar që populli po ju beson, madje, madje tani i quajnë  amator politik, ata që kanë i besuar gënjeshtrës së tyre. Këta njerëz me të vërtetë, vetëm toka e Kosovës i mbanë. Në realitet, ne  si popull , e kemi ditë që nuk do të ketë njohje reciproke, dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që kemi protestuar fort për gënjeshtrat që ju nga partitë në pushtet na servonit çdo ditë. Mashtruesit patologjik, nuk i donë askush, andaj kjo  është njëra ndër arsyet kryesore që po na braktisin aleatët tanë kryesor SHBA dhe BE, duke marr anën e Serbisë. Ata( miqtë tanë perëndimor), janë lodhe me përfaqësuesit tanë, që din të mashtrojnë, të vjedhin dhe të punojnë kundër shtetit të vetë, duke robëruar popullin  çdo ditë e më shumë, andaj bëjnë zgjidhje  të stilit Trump, ku investon ose përkrahë vetëm nëse ke interes.  Perëndimi është lodhë me juve, ata ndjehen të fyer kur ulen pranë jush, sepse kanë CV-në e secilit nga ju( CV nga shërbimet e tyre informative, jo ato që ua ofroni ju), janë  CV përplot me kriminalitet. Perëndimi është lodhur edhe me ne si popull e komb shqiptar, sepse lejojmë që gënjeshtarët patologjik të na udhëheqin.  Popujt e tyre nuk kanë lejuar dhe nuk do të lejonin, andaj sot janë kush janë. Perëndimi e ka vërejt që Kosova për 20 vite po vendnumëron, po udhëhiqet nga kriminelet, të cilët kanë krijuar parajsën për vetveten dhe familjarët e tyre, e njëjtë edhe Shqipëria për 30 vite demokraci, vend qëndron, atje shef  krime, vrasje, droge, konfrontime në mes vetë, korrupsion, andaj e kanë kthyer shikimin kah Serbia, dhe po shkrijnë shtetet tona dalëngadalë, sepse nuk munden të na bëjnë shtet me zor. Ndryshimet e caktuara që janë bërë, kanë ndodhur si rrjedhojë e urdhrave dhe mbikëqyrjes së perëndimit, përndryshe, Kosova nuk do pavarësohej dhe Shqipëria do të  kthehej në diktaturë. Ama, perëndimi, nuk mundet gjithmonë me u kujdes për neve sikurse për një  fëmijë  të porsalindur, andaj kanë ndryshuar gjërat. Çka do të bënim ne, nëse do ti ndërronin vendet me SHBA-të dhe BE-në, besoj do të bënim të njëjtën gjë, sepse nuk ka asnjë logjikë të përkrahen grupet kriminale që e kanë zaptuar  shtetin, me paratë e taksapaguesve. Është koha e fundit që ne si komb të ndryshojmë, populli duhet të bëhet gardian i të mirës, dhe të mposhtë këta që po i shtyjnë shtetet tona drejtë Serbisë, duke fundosur mundin, vuajtjen, suksesin dhe gjakun e derdhur me shekuj, vetëm e vetëm që një ditë të bëhemi  të lirë”. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".