Eksprimentimet më shtetin?!

Eksprimentimet më shtetin?!
Eksprimentimet më shtetin?!

Skender Mulliqi

  • 24 September 2020 - 17:05

Sikur çdo gjë po na shkon mbrapsht, na është kthyer gjithëqka nga astari.Edhe jeta edhe shteti në Kosovë po duken si bryma para diellit.Sigurisht së për këtë temë ka komente të ndryshme . Neve sikur nuk po na donë edhe pse i patem dhe i kemi të gjitha mundësit për punë të mira.

Nuk dinë njeriu së si të ban radhitjën .Në të gjitha anët po nga i kthejmë gjerat nuk po shohim dhe as nuk po ndëgjojmë gjëra të mira.Shumë pak qeshje në fytyrat tona ,e më shumë  fytyra  të ngrysura . Mos të gabohem në shpirt, së njëherë ate edhe e japim, por shumë grushte jemi duke ja dhënë trupit dhe kokës tonë.Natyrisht kur marrim rënje edhe kemi dhëmbje në shpirt dhe zemer.

Për fat të keq jemi mbushur energji negative , sa gadi nuk kemi eksploduar!Na ka lënë arsya e shëndosh e të menduarit dhe të vepruarit.Nuk ka mundësi njeriu të bën një renditje të mirë të gjërave në Kosovë.Secili sistem po punon më defekte të  mëdha.Jemi mbërthyer keq në politikë, në ekonomi, në pa punësi, në largime masovike, në varfëri....Kjo shoqëri është  bërë opurtuniste , nuk po lëvizin gjerat përpara,  kemi tendenca të kthimit mbrapa të proceseve.

Sikur po marrim thua në njeri- tjetrin dhe po rrëzohemi përtoke.Na  është gërditur vendi nga hajnitë ,  nga komunistet, demokratet, fashistët , udbashët dhe Kovid 19 , i cili po na mbytë përditë. Një mish mash i vertëtë , sa nuk po dinë kush qka dreqin po bëhët .Me shumë po dominon mos dituria  se sa dituria.Shumë kush është bërë zyrtar i lartë i shtetit, dhe  është gjysëm analfabet për politikë.

Njeriu nuk është gur, dhe zor tu bën ball të gjithë këtyre shëmtive , gjithë  këtyre padrejtësive, dhe  gjithë kësaj gjendje të rëndë psiqike e morale.Jeta na është bërë sipas skenarit të një klase  reakcionare e lakmitare për pushtet apsolut.Na është bërë mjedisi ku jetojmë shumë brengosës.Kemi hy në rreth të marimangës , që zor është  të gjëjmë shteg të dalim faqebardhë. Nuk ka gjë më tragjike së kur njeriu në vendin e vet nuk e ndien vetën rehat.Kush nuk i takon  korpusit të klasës politike ,  nuk i ka  punët mirë .  

Ndarjët shoqërore po bëhën gjjithnjë e më të theksuara.Sikur po jetojmë në ndonjë planet tjetër , e jo në tokë.Sikur nuk po i dëshirojmë ndryshimet pa të cilat , nuk kemi mundësi të ecim përpara.Kjo është e tmershme veq më e menduar.

Nuk kemi pasur shtet , dhe sikur atë e kemi vu në sprovë , apo edhe jemi duke bërë  ekspremente .Ky eksprimentim më shtetin është bërë tepër i rrezikshem.Mjaftë janë dukë bërë eksprimente bashkësia ndërkombëtare, kjo e jona është sa apsurde , po aq edhe e pa imagjinueshme ...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".