Marrëveshja finale Kosovës-Serbi para 20 tetorit, Prishtina të përgatitet për raundin e dytë në Uashington

Marrëveshja finale Kosovës-Serbi para 20 tetorit, Prishtina të përgatitet për raundin e dytë në Uashington
Marrëveshja finale Kosovës-Serbi para 20 tetorit, Prishtina të përgatitet për raundin e dytë në Uashington

Blerim Burjani

  • 24 September 2020 - 17:46

Shkruan: Blerim Burjani

“Serbia për herë të parë hyri në dyert e Shtëpisë së Bardhë pas kohës së Millosheviqit dhe fashizmit serb. Tash dyert u hapen plotësisht. Tash Serbia i ka të hapura dyert edhe në Rusi edhe në SHBA, që është forcim i plotë politik dhe ekonomik i saj, Kosova në defanzivë të plotë .Shpresat mbeten në raundin e dytë të bisedimeve që sipas meje duhet të ishte përsëri me ndërmjetësim po nga Uashingtoni, që deri me 20 tetor të arrihet marrëveshja finale politike që do të mbyllte problemin përfundimisht Kosove-Serbi. Nëse do të përmbyllet marrëveshje me njohje reciproke deri në fund të tetorit kjo do të ishte e arritura më e madhe e administratës Trump në Ballkan dhe Evropë. Tash mbetet të shohim lëvizje dhe qasje tjetër shumë më të shpejtë. E keqja është se ne nuk kemi as ministër të MPJ-së e as ndonjë ekip masiv që do të shtrihej në kontakte të pandalshme me SHBA-të për të bind këtë administratë aktuale të përmbylle këtë çështje”.

Edhe pse ende për opinion publik nuk ka shumë të dhëna se çfarë përfitimesh do të ketë marrëveshja ekonomike, një çështje po dihet lokacioni i DFC do të jetë në Beograd dhe jo në Prishtinë. Po të ishte vendos në Prishtinë do të ishte stimulim i mbrojtjes së shteteve të vogla në Ballkan, dhe Kosova do të duhej të ketë një qasje neutrale në zhvillimet ballkanike, si shtet multi etnik, pra do të kishte simbolikën e përkrahjes së popujve të vegjël, por kjo nuk ndodhi. Marrëveshja pritet të përkrahë NVM dhe infrastrukturën e transportit publik që është interes edhe i SHBA-ve dhe i Ballkanit Perëndimor dhe kjo përputhet me politikat reciproke të miqve më të mëdhenj të SHBA-ve në Ballkan, shqiptarëve. Po të ishte vendos DFC-ja në Kosovë kjo do të kishte edhe një qasje dimensionale ndër shtetet e Ballkanit që është zemra e Ballkanit. Por kjo nuk është kështu? Politika Kosovare ka dështuar që nga marrëveshja e vitit 2013, e çështja e fusnotës, politika e dobët , negociator të dobët dhe të pa dijshëm por të dijshëm me kapitalizue për konsum të brendshëm politik.

Kjo u arrit, në vend që politika pozitare dhe opozitare të vendosej drejt për interesa shtetërore të Kosovës ata u vërsulën pas pasurimit pa bazë, harruan të merren seriozisht me politikë ndërkombëtare. Kosova nuk kishte ministër adekuat asnjëherë të politikës së jashtme, kishte shëtitës që dilnin jashtë vendit dhe e mësonin gjeografinë ndërkombëtare përderisa Serbia punonte kundër Kosovës dhe njohjeve të saj. Edhe në Qeverinë aktuale Kosova s’ka fare ministër të jashtëm, ndonëse formalisht e ka një njeri, dhe kjo punë me kaq u krye. Askush nuk merret tutje pse ,as qysh as tek. Dhe për këtë nuk po vetëdijesohet Ramushi që është i njohur për këto gjëra që nuk i interesojnë fare kush është, a e din a jo, a është për një punë të tillë a jo. Me rëndësi për të është mos me pas zë që flet por vetëm që të dëgjon urdhra. Kjo na ka kushtuar dhe po na kushton shtrenjtë. Marrëveshja aktuale është e këtij nga realiteti. E problemi Kosovë -Serbi nuk ka qenë dhe nuk është aspak ekonomik por ishte dhe mbetet politik, problem i pa zgjidhur deri më tani në mes dy popujve më të mëdhenj në Ballkan, Shqiptarëve dhe Serbëve. Serbia nuk e lëshon të lirë Kosovën pa e marr gjysmën e Bosnjës dhe të Hercegovinës. Marrëveshja Kosove - Serbi është pozitive por është edhe një tjetër vendnumërim, dhe kjo marrëveshje nuk është ne mes palëve por e ndërmjetësuesit, atij që e ka propozuar dhe palët e kanë pranuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".