Kosova nuk është shtet i pavarur! Politikanët tanë ia kanë kaluar Esat P. Toptanit!

Kosova nuk është shtet i pavarur! Politikanët tanë ia kanë kaluar Esat P. Toptanit!
Kosova nuk është shtet i pavarur! Politikanët tanë ia kanë kaluar Esat P. Toptanit!

Ragip Mexhuani

  • 26 September 2020 - 08:07

Elementet e shtetit janë: 1) popullsia, 2) territori dhe 3) organet e shtetit. Kosova asnjë nga këto tri elemente të shtetësisë nuk i ka. 

Kosova nuk e ka shumicën e popullit. Këto 30 vjet të “demokracisë” shumica e popullit shqiptarë u shpërngul nga skamja dhe nga pushtetarët e korruptuar.

Kosova nuk e ka as gjysmën e territorit. Rreth 20% e territorit të veriut të Kosovës qeveriset nga Serbia dhe rreth 20% e territorit të brendshëm të Kosovës (komunat dhe kishat serbe) qeverisen nga Serbia. Afër 20% të tokës së Kosovës në emër të privatizimit i uzurpuan pushtetarët shqiptarë 178.853ha. Kosova kishte 1.090.800ha. Politikanët tanë sdm. deputetët përjashto VV-në ia dhanë Malit të Zi 8.200ha. Po ashtu Maqedonia pas luftës na i mori 2.500ha.

Organet e shtetit të Kosovës nuk kanë kompetenca të përzihen në veri të Kosovës-Mitrovicës ku janë serbët. Mbi 10.000 shqiptarë të veriut të Mitrovicës-Kosovës nuk kanë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre që u shpërngulën me dhunë gjatë dhe pas luftës 1998-9. Organet e shtetit të Kosovës nuk kanë të drejtë të përzihen as në komunat dhe kishat serbe në brendësi të Kosovës. Serbia dhe serbët e Kosovës dojnë ta bëjnë edhe bashkimin e këtyre komunave me pëlqimin edhe të disa politikanëve shqiptarë. Në territorin e Kosovës është pranuar eksterritorialiteti serb që këtu ushtron pushtetin edhe shteti serb. Sa herë është shkelur hapësira tokësore dhe ajërore nga Serbia? Esat P. Toptani ia shiti (ia dorëzoi)Shkodrën Malit të Zi më 1913, mirëpo pas 6 muaj qëndrese Shkodra i kthehet prapë Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. Ju ia kaluat Esat P. Toptanit. Ju as pas 21 vjetësh me Fuqitë e Mëdha nuk po e bashkoni veriun e Kosovës me Kosovën.

Ju me F. e Mëdha nuk i shfuqizuat as komunat serbe që i kishte formuar Millosheviqi, por i formuat edhe komunat tjera serbe etj. Ju i kritikuat edhe ish-udhëheqësit komunist të cilët e bashkuan Kosovën gjatë LDB, e cila ka qenë e copëtuar në tri banovina  nën Serbi,  Mal të Zi dhe nën Maqedoni. Ju prap tash e copëtuat Kosovën si para LDB-së në dobi të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Kosova në çdo aspekt ishte shumë më mirë pas vitit 1966 deri më 1989.

E kishim vetëm një komunë serbe(Leposaviqin) nën sovranitetin e Kosovës. Kishat e tashme serbe quheshin ortodokse dhe kishin më pak tokë. Flamurin e kishim si të Shqipërisë dhe quheshim shqiptarë. Tash flamurin nuk e kemi shqiptarë dhe quhemi kosovarë. Kosova ishte e barabartë me republikat tjera jogusllave. Tash jemi të varur nga serbët e Kosovës-Serbia, Evropa  dhe nga Amerika e Trumpit-Grenellit. Këta të dy po sillen keq me ne, sikur Evropa më 1878,1912-3 që i bënë Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë shtete në tokat shqiptare.

Politikanët tanë me Administratën Trump-Grenell na prishën edhe me shtetet muslimane dhe evropiane, duke e njohur  Izraeli Kosovën dhe anasjelltas sdm. vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Jerusalemin nuk po e pranojnë kryeqytet të Izraelit askush në botë, pos Amerika e Trumpit-Grenellit dhe Kosova. Marrëveshja Serbi-Kosovë te Trumpi në Uashington nuk i solli as një të mirë Kosovës vetëm të këqia. Populli me të drejtë po thotë publikisht kurrë në Kosovë nuk ka me u ba mirë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".