Gjykata Speciale jo vetëm për shqiptarët, të ndiqen edhe krimet dhe kriminelët serb

Gjykata Speciale jo vetëm për shqiptarët, të ndiqen edhe krimet dhe kriminelët serb
Gjykata Speciale jo vetëm për shqiptarët, të ndiqen edhe krimet dhe kriminelët serb

Muhamet Kelmendi

  • 26 September 2020 - 08:16

Shkruan: Muhamet Kelmendi

-Kosova duhet tash ta pranon këtë vendim. Natyrisht se Kuvendi i kërkohet që ti zgjeroj kompetencat e kësaj gjykate edhe për dhunën, gjenocidin , shkatërrimet dhe terrorin serbomadh të bërë në Kosovë. E tërë nomenklatura urdhëruese dhe ekzekutuese serbe që kanë zbatuar dhe kryer krime duhet të dalin para kësaj gjykate. Kjo do ti jepte kësaj gjykate një dozë të barazisë dhe populli i ynë do të stabilizohej. Sa do të realizohet kjo mbetet të shihet.

-Gjykata Speciale është krijuar nga ana e Kuvendit të Kosovës, me propozim të Qeverisë dhe të Kryeministrit Thaçi. Që atëherë ka qenë e qartë se ku do të shkon çështja me akuza dhe kush do të akuzohet. I pa natyrshëm dhe i pa pranueshëm është vendimi i Kuvendit mbi gjykatën tipike një nacionale, që i ka dhënë vetvetiu kësaj gjykate një karakter të luftës kundër racës shqiptaro-ilirike, në favor të asaj sllave. Mirëpo kjo ka kaluar.

Gjykata është formuar dhe kurrsesi nuk duhet ecur në rrugën e dëmtimit të shtetit tonë. Çdo lëvizje që bëhet në Kosovë dëmet i pëson vetëm Republika e vendit tonë. Sa do të realizohet kjo mbetet të shihet. Nuk mendohet se kështu ka forca për ta quar përpara këtë çështje.

Konfliktet midis forcave pacifiste dhe atyre çlirimtare, sikundër edhe të keqpërdorueseve të ndryshëm janë të thella. Nuk pritet që LDK, madje edhe shumë deputet të pozitës e opozitës të votojnë një çështje të tillë. Kjo tregon se mbetet populli të veproj me ndërgjegje dhe kurrsesi mos ta dëmtoj Republikën”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".