Nuk është fajtore Evropa, janë 62 raste të korrupsionit me “PRONTO” dhe “FAJDET” që po e mbajnë peng liberalizimin e vizave

Nuk është fajtore Evropa, janë 62 raste të korrupsionit me “PRONTO” dhe “FAJDET” që po e mbajnë peng liberalizimin e vizave

Gani Qarri

  • 27 September 2020 - 08:46

Shkruan: Gani Qarri

Kosova ka shënjestruar 62 raste të korrupsionit të nivelit të lartë, por që nuk janë dënuar asnjëherë. Kështu që vendet anëtare të BE-së, me shqetësim janë duke përcjell të gjeturat e Raportit të Vendit, në të cilin është dëshmuar se në veçanti, korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet institucionale, por institucionet e drejtësisë janë duke ndërmarr veprimet nën ndikimin politik. Ndaj nëse qytetarët e Kosovës vërtetë duan liberalizimin e vizave, atëherë duhet ta dinë se është shumë e rëndësishme që sistemi i drejtësisë dhe ai i sundimit të ligjit të dëshmoj pavarësinë në veprime, duke bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit më të lartë.

Mjerisht edhe Qeveria aktuale e Kosovës e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po mundohet që për lëshimet dhe kompromiset e dukshme të cilat i bëri në marrëveshjen e fundit me Serbinë në Uashington, si kundërshpërblim të kërkojë liberalizimin e vizave nga BE, një proces ky që është stërzgjatur së tepërmi deri më tani, ka thyer të gjitha premtimet dhe i ka humbur pothuajse edhe shpresat e qytetarëve të Kosovës.

Madje kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së mërkurë ka zhvilluar edhe një bisedë virtuale me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, të cilëve u ka kërkuar të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ai i dialogut me Serbinë me njohje reciproke. Megjithatë, sipas të gjitha analizave dhe konstatimeve të dëshmuara, pengesë kryesore e këtij procesi nuk janë vendet e BE-së, por kapja e shtetit nga pushtetarët e kriminalizuar, mungesa e sundimit të ligjit dhe lufta e pa suksesshme kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Për aq më tepër edhe Instituti EPIK në studimin më të ri dhe të fundit për këtë vit, në analizat e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën,në rezultatin e studimit evidenton 4 faktorë të brendshëm, të cilët janë duke e penguar tash e sa vite liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. E ndër faktorët e parë të cilët janë duke e pamundësuar liberalizimin e vizave është mungesa e vullnetit për shtet ligjor në vend, për të vazhduar pastaj me sfidat tjera që edhe katër vite pas kërkesës së Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, ne në Kosovë ende nuk kemi asnjë aktgjykim të vetëm dënues të profilit të lartë për korrupsion as krim të organizuar. Rastet e interesit të lartë publik, sikur “PRONTO” dhe rasti “FAJDET”, asnjëherë nuk janë trajtuar si duhet me ligj dhe nuk kanë arritur kurrë të kthejnë besimin në institucionet e sundimit të ligjit. Madje edhe Raporti i Vendit 2019 identifikoj sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit, ku vetëm në kuadër të mekanizmit për përcjelljen e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".