Gjykata Speciale kundër UÇK-s, një turp që nuk ju falet atyre që votuan

Gjykata Speciale kundër UÇK-s, një turp që nuk ju falet  atyre që votuan
Gjykata Speciale kundër UÇK-s, një turp që nuk ju falet  atyre që votuan

Muhamet Kelmendi

  • 28 September 2020 - 09:40

Baza e Gjykatës Speciale, ajo qe ka krijuar tabanin për veprime gjyqësore dhe të padrejta kundër UÇK-se, e ka burimin te Hashim Thaçi dhe te Isa Mustafa. Z Thaçi me presion ndaj deputeteve dhe shume te tjerë pa vetëdije dhe me qellim qe te denigrohet UÇK-ja e votuan Gjykatën Speciale,, e cila sot vetëm kundër UÇK po vepron. Ketë gjykate e votuan te tere deputetet e PDK-se, te LDK -se dhe shumica e deputeteve te AAK-se dhe te AKR-se.

Turpi i z. Thaçi, z.Mustafa dhe të tërë deputeteve qëndron ne faktin se ata nuk kërkuan Gjykate Speciale për krimet e luftës, për dhunën dhe për gjenocidin qe beri shteti serb kundër shqiptareve ne Kosove. Madje nuk e futen ne këtë gjykate as krimet me te thjeshta serbe ne Kosove.

Është anomali qe te kalojnë pa u dënuar kriminelet si Vucic dhe Dacic, sikundër edhe te tjerët. Ata vranë dhe masakruan mbi 13 mije shqiptare. Rreth 20 mije femra shqiptare u përdhunuan, ndërsa mbi 150 mije objekte u shkatërruan. Nen sundimin e gjenocidit serb u dëbuan mbi 1milion shqiptare. Për tere këtë dhune nuk u dënua askush nga shteti kriminal serb.

Dhe, sikurse mos te ishte kështu, Kuvendi i Kosovës nen ndikimin e Hashim Thaçit dhe te Isa Mustafes, e votuan Gjykatën vetëm për UÇK. Turpi dhe poshtërsia nuk kanë kufi!

Po kush janë ata deputete te Kuvendit qe e votuan këtë marifetllak shume te dëmshëm për Kosove. Me poshtë janë emrat:

Shaip Muja,PDK, Azem Syla,PDK, Elmi Recica,PDK, Latif Gashi,PDK, Bekim Haxhiu,PDK, Zenun Pajaziti,PDK, Behar Selimi,PDK, Adem Grabovci,PDK, Fatmir Xhelili,PDK, Halit Krasniqi,PDK, Rame Vataj,PDK, Ramiz Ladrovci,PDK, Flora Brovina,PDK, Sala Berisha-Shala,PDK, Blerta Deliu-Kodra,PDK, Justina Pula,PDK, Salihe Mustafa,PDK, Xhevahire Izmaku,PDK, 27,PDK Safete Hadergjonaj,PDK, Arsim Bajrami,PDK

Berat Buzhala,PDK, Kurtan Kajtazi,PDK, Valbona Dibra,PDK, Sabri Hamiti,LDK, Ismet Beqiri,LDK, Arben Gashi,LDK, Kimete Bytyqi,LDK, Hatim Baxhaku,LDK, Naser Osmani,LDK, Anton Quni,LDK, Hashim Deshishku,LDK, Eqrem Kryeziu,LDK, Bahri Thaqi,LDK, Ali Sadriu,LDK, Skender Hyseni, LDK, Vjosa Osmani,LDK, Armend Zemaj,LDK, Xhavit Uka,LDK, Haki Demolli,LDK, Salih Morina,LDK, Nazane Breca,LDK, Sadri Ferati,LDK, Rita Hajzeraj-Beqaj,LDK, Teuta Sahatqija,LDK, Lirije Kajtazi,LDK, Lutfi Zharku,LDK, Hykmete Bajrami,LDK, Xhafer Tahiri,LDK, Aferdita Berisha-Shaqiri,LDK, Vjollca Krasniqi,LDK, Alma Lama,LDK, Muhamet Mustafa,LDK, Donika Kadaj-Bujupi,AAK, Blerim Shala,AAK, Ramiz Kelmendi,AAK, Bali Muharremaj,AAK, Ardian Gjini,AAK, Burim Ramadani,AAK, Kymete Bajraktari,AAK, Teuta Haxhiu,AAK, Myzejene Selmani,AKR, Sevdije Lama,AKR, Gezim Kelmendi,AKR, Suzan Novoberdaliu,AKR, Jeton Svirca,AKR.

Le te dihet se me kete votim te lartpërmendurit ia bene nje deme te madh shtetit te Kosoves dhe luftes clirimtare te bere nga UCK. Pse keta deputete nuk kerkuan dhe nuk e votuan Gjykaten Speciale per te gjitha krimet e bera ne Kosove, pavaresisht perkatesise nacionale? Pse nuk e kerkuan qe pa krijuar Gjykate Speciale per gjenocidin serb mos te votohet kjo gjykate? Ka shume pseja!

Por, keta deputete me Thacin e ne Mustafen bartin pergjegjesine per demet qe aktualisht po i behet Kosoves ne arenen nderkombetare. Valle nuk e kane ditur se do te krijohet kjo gjendje! Cfare te thuhet ne bote per thirrjet dhe dyshimet ndaj veprimtareve me te devotshem te ceshtjes! Nuk mendonin keta deputete me thelle! Po si t'i behet tash luftes speciale nga Serbia, Rusia e shtetet tjera kunder Kosove neper qendrat vendosese ne bote!! Nuk eshte ditur kjo!Marri.

Ne punimin tim ka disa reagime interesante! 1. Si te dilet nga gjendja dhe 2. Keshtu eshte me e drejte, sepse ne te kunderten do te kishim gjykat nga OKB,e ku Kina dhe Rusia do te kishin ndikim. Te ceshtja e pare, dalja eshte, kuptohet, vetem nese Kuvendi i Kosoves e zgjeron fusheveprimtarine e Gjykates Speciale, duke i perfshire ne kunder te ndjekjes penale edhe krimet bera nga nacionalitetet tjera, sidomos serbe ne Kosove. Krimet te tilla kane kryer shume kriminelet serb me Kosove.

E nese, kjo eshte gjykate e Kosoves,pse mos te perfshihen te gjitha krimet e bera. Pra, keshtu vijme te verejtja e dyte, ku del vetiu pergjigjej, se atehere te gjitha krimet duhet te ndiqen. Kjo eshte gjykate e Kosoves qe vepron me ligjet e Kosoves (!!!), atehere duhet te ndiqen edhe krimet serbe ne Kosove . Ketu ka fushe Kuvendi i Kosoves per te vepruar dhe per te pare se si kjo gjykate po vepron kunder krimineleve serb qe jane te mbushur me gjak te shqiptareve. Me kete terhiqet ngjajshmeria dhe nese kjo gjykate nuk vepron edhe kunder krimineleve serb, ka te drejte juridike Kuvendi te shpalle nul vendimi mbi themelim te vitit 2015. Ketej atehere vjene ne sheshe gjendja objektive si eshte edhe per krimet serbe.

Natyrisht se OKB mund te kundershton. Por, edhe ketu baze per njohje eshte ndjekja e te gjitha krimeve. Ne te kunderten nuk pranohet dhe shihet qarte ana raciale ndaj shqiptareve. Kjo nuk ka rendesi juridikisht, por politikisht shume dhe ketu qendrom edhe miqesia reale amerikane ndaj Kosoves. Me kete shihen raportet e forcave. 

PS.

Lista me emerat e deputeteve qe kane votuar Gjykaten Speciale eshte marr nga arhiva e Kuvendit te Kosoves. Nese ka deputete ne liste qe nuk e kane votuar gjykaten e gjinden ne liste, lypset te shkojne ne Kuvend dhe te kerkojne largimin e tyre nga lista qe ekziston.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".