Heshtje e turpshme e Qeverisë së Kosovës karshi kërcënimeve provokative të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq

Heshtje e turpshme e Qeverisë së Kosovës karshi kërcënimeve provokative të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq

Gani Qarri

  • 28 September 2020 - 16:59

Heshtje e turpshme e Qeverisë së Kosovës karshi kërcënimeve provokative të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq

Shkruan:Gani Qarri

Pasardhësi politik i Millosheviqit dhe ministri i jashtëm aktual serb Ivica Daçiq thotë se përkundër nënshkrimit të marrëveshjes nga Vuçiqi në Vashington, Serbia jo vetëm që do ta ketë të vështirë që të mos punojë për heqjen e njohjeve të Kosovës, por sipas tij,shteti serb do ta ketë të "pamundur" ta zbatojë edhe marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, saktësisht pikën për ndalimin e fushatës për çnjohjeje për Kosovën.

Pas shkatërrimit total të diplomacisë dhe degjenerimit të tërësishëm të ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës nga kuislingu Hashim Thaçi dhe rusofili Begjet Pacolli, fatkeqësisht edhe përfaqësuesit aktual të shtetit të Kosovës dhe anëtarët e delegacionit për bisedimet me Serbinë, kanë filluar të nënshtrohen në mënyrë tepër të turpshme përballë vijimit të provokimeve të Serbisë në vazhdimin e lobimit kundër njohjeve të Kosovës, pavarësisht se nga vet Aleksandër Vuçiq është nënshkruar ndërprerja e kësaj fushate në marrëveshjen e Vashingtonit.

Pasardhësi politik i Millosheviqit dhe ministri i jashtëm aktual serb Ivica Daçiq thotë se përkundër nënshkrimit të marrëveshjes nga Vuçiqi në Vashington, Serbia jo vetëm që do ta ketë të vështirë që të mos punojë për heqjen e njohjeve të Kosovës, por sipas tij,shteti serb do ta ketë të "pamundur" ta zbatojë edhe marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, saktësisht pikën për ndalimin e fushatës për çnjohjeje për Kosovën. Dhe e gjitha kjo vetëm për faktin se diplomatët e shtetit okupator serb,me qëndrime të hapura armiqësore ndaj Kosovës, si Daçiqi & Co nuk mundë të pajtohen për të ndërprerë lobimin kundër njohjeve dhe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shtetet që nuk janë shumë stabile dhe vazhdojnë me qëndrime të luhatshme sikur deri më tani. Por edhe përkundër këtyre deklaratave, me të cilat thyhet publikisht marrëveshja e Vashingtonit, ende nuk ka asnjë reagim të kryeministrit Hoti, as të Presidentit Thaçi dhe as të koordinatorit për dialog Skënder Hysenit, megjithëse pikërisht ky moment, është më i duhuri që në proces të zbatimit të marrëveshjes së Uashingtonit të përdoret reciprociteti i plotë ndaj Serbisë, për të gjitha devijimet dhe prapaskenat që mundë ti përgatisë politika serbe kundër Kosovës, për ti ikur zbatimit të pikave parësore të marrëveshjes të cilat nuk i përgjigjen Serbisë okupatore”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".