Isa Mustafa ja heq vijat e kuqe PDK-së për të kërkuar strehë dhe kapje të shtetit me ortakun Kadri Veseli

Isa Mustafa ja heq vijat e kuqe PDK-së për të kërkuar strehë dhe kapje të shtetit me ortakun Kadri Veseli
Isa Mustafa ja heq vijat e kuqe PDK-së për të kërkuar strehë dhe kapje të shtetit me ortakun Kadri Veseli

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 29 September 2020 - 07:55

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhurjani

Askush të mos e merre seriozisht kur këta lehin për vija të kuqe. Kjo kope e dalë nga hiri i zezenajës së UDB-es serbe që quhet LDK, kur ra në shtratin e vdekjes kërkon tufë tjetër për interesa të tyre dhe jo interesa shtetërore ose kombëtare. Interesi i tyre janë pazaret e pista se kush po e merre presidentin, qeverinë dhe frika se do vjen sërish Albin Kurti, sepse këta langonj dhe zagare e kanë nuhatur mirë se do prishet kjo bandë aktuale dhe do ikin me marre të zezë dhe se populli më nuk i do,prandaj, këta pajtohen taman si ato laviret kundër një hamshori. Populli, nuk i do se i ka kuptuar se e kanë me hile edhe këto vija të kuqe që të bashkohen me bandën e Kadri topuzit për pushtet dhe asgjë tjetër.

Kopili i Titos, hajni i diasporës, argati i Rrahmon Morinës dhe puthadori i Slobodan Millosheviqit, e që quhet Isa Mustafa, e ka parë rrezikun se me këtë koalicion të tanishëm nuk do të qëndroj gjatë, e sheh shpëtimin te ortaku i vjetër, te banda e Kadri topuzit. Pra, me kohë e kemi thënë se këta janë besë prerë dhe të zënë pritë në momentin më të vështirë, mirëpo populli i ka vërejtur se nuk janë asgjë tjetër pos pazareve të pista dhe që e kanë interesin e tyre për pushtet. Ata ose ato që e përcjellin politikën, nuk e besoj që ju ka besuar kush këtyre lehjeve që bëjnë këto banda me krye lehaqentë. Pra, nuk është hera e parë që këta vejnë vija të kuqe mes bandave sepse këta e kanë sa për të mashtruar popullin dhe pastaj kur ka ardhur puna e ndarjes se pushtetit këto banda në krye me krye lehaqentë janë bërë bashkë dhe kanë ndarë pushtetin kështu që e kanë tradhtuar popullin, se votuesin po se po.

Prandaj them se nuk e besoj se e ka besuar dikush, ndonjë njeri normal kur flasin këta krye banditet për vija të kuqe! Populli, që nga pas lufta e deri më sot është ngopur me rrena, mashtrime, premtime boshe, ndaj u ka dalë boja këtyre bandave dhe askush nuk i merr më seriozisht, vetëm shikoni se si çdo mangupi i ka ra hise të fol në emër të Kosovës dhe se vetëm harxhojnë buxhetin e shtetit duke bërë dyzen ahengu. Të gjitha këto lojëra të pista të këtyre krye banditëve shkuar kryebanditëve po e paguan populli dhe përse secila qeveri që unë i quaj banda, përfundoi mandatin dhe çdo kush t´ia ve gishtin kokës dhe të mendoj përse jo!? Sepse, prishen për interesa personale dhe i prish ortakllëkun e tyre ndarja e pazareve të pista të kanaleve të nëntokës kriminale, hajnia dhe pushteti, se tashmë është vërtetuar se këta e kanë në gjak dhe sëmundje hajnin dhe pushtetin. Dhe, këto banda banditësh sa për të mashtruar popullin thonë: "Ne po i bëjmë për interesa të vendit".

Pra, merreni me mend se sa të pafytyrë dhe sa idiot janë, duke menduar se është hera e parë. Dhe harrojnë se këto banda janë bërë horë duke mashtruar popullin dhe këta lehaqen janë bërë super milioner me hajni dhe popullin dhe votuesin e lanë të pa shpresë që bëri të ikin kah sytë këmbët. Dikur kemi ikur nga burgjet dhe nga dhuna e gjakësorëve dhe tradhtarëve të vendit, kurse tani po ikin nga hajnat që e kanë kapur pushtetin dhe janë bërë super milionerë. Ndaj, populli, duhet të i´a vë gishtin kokës dhe kurrë të mos i besoj dhe të mos i votoj këta kope hajnash, mafio-oligarkësh që pasurohen me hajni dhe mashtrime. Fjalën e kam për të gjithë ata që e donë Kosovën, sepse nuk ju besohet të pabesëve dhe tradhtarëve, të gjithë e provuan pushtetin dhe asgjë të mirë nuk pamë përpos hajnisë dhe tradhtisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".