Avokatët e konsumuar, janë shëndrrue në politikaj mbi shtetin!

Avokatët e konsumuar, janë shëndrrue në politikaj mbi shtetin!
Avokatët e konsumuar, janë shëndrrue në politikaj mbi shtetin!

Ismail Muçiqi

  • 01 October 2020 - 09:36

Politika në Kosovë është shëndërru në agjend tek të gjitha moshat dhe profesionet që ushtrojnë njerëzit në këtë kohë. Sot kudo nëpër fshatra dhe vendbanime bujku duke punuar tokën më shumë fletë për situatën në politikën të Kosovës se sa për bujqësinë dhe prodhimet dhe rendimentet e veta.

Politika e mbrapshtë e partive politike dhe e grupeve të interesit të cilat që nga paslufta qëndrojnë në majet e piramidës së pushtetit, kanë ndikue në pakënaqësinë e pjesës dërmuese të qytetareve të këti vendi.

Se me të vërtetë në Kosovë të gjithë po mirën me politik tregojnë

emisionet debutuese të televizioneve të cilat funksionojnë që nga paslufta.

Këto ditë ngjarja dramatike e cila ndodhi  në Zyrat e Shoqatës OVL- ku u arrestuan Kryetari dhe Nënkryetari, timonin e politikës kanë filluar ta marinë edhe disa Avokatë të cilët nuk janë kompetentë dhe nuk kanë njohuri elementare për të folur për rrethana politike në Kosovë dhe më gjerë.

Këta Avokat emrat e të cilëve janë të njohur për opinionin, por nuk kanë ndonjë [Sivi] apo rezultat për tu lakmuar shumë në profesionin e tyre.

Këta më shumë njihen si emra të cilët janë të lidhurë edhe me segmentet dhe qendrat e Partive Politike dhe të grupeve të bizneseve të njohura të cilat kanë monopole dhe përfitime duke patur ndihmën dhe përkrahjen e individëve të caktuar të cilët ishin në krye të institucioneve dhe të piramidës së shtetit.

Po këta Avokatë të cilët llomotisin nëpër televizionet dhe debatet e tyre, më shumë duke u promovue dhe inponue si reklamë për interesat e tyre.

Këta të cilët flasin dhe kritikojnë, gjithandej, nuk kanë bërë asnjë punë të mirë, për ti akuzuar kriminelët serbë të luftës të cilët bënë masakra në Kosovë.

Këta asnjëherë nuk u bashkuan dhe as nuk u organizuan për të grumbulluar fakte dhe dëshmi kundër Shtetit Serbë dhe propagandës të Serbisë.

Këta më shumë lobuan kohve të fundit përmes kanaleve të ndryshme për tu licencue në Gjykatën e Hagës me qëllimë që të përfitojnë mjete financiare se sa janë të përkushtuar që ta mbrojnë UQK-në dhe vlerat e luftës. Derisa institucionet e drejtësisë, në Serbi Avokatë, Prokurorë, Gjygjësorë dhe mekanizma tjerë të sistemit juridikë u bashkuan për interesin e Serbisë duke hartue dosje të rreme kundër strukturave të UQK-së Avokatët e Kosovës preokupime kanë vetëm interesin personalë me qëllime të pasurohen sa më shumë.

Mu kjo kategori e një numri të Avokatëve që punojnë në Kosovë, duke marë pjesë në debatet politike nëpër televizione po e bombardojnë opinionë me lajme deklarata dhe akuza, ndaj disa figurave publike, duke akuzuar për veprime konspirative ndaj figurave udhëheqëse politike dhe më gjerë.

Ky sojë i individëve të cilët pa asnjë turpë llomotisin para ekraneve televizive jo vetëm që po e irritojnë popullsinë - shkuesin por këta po shkaktojnë përqarje dhe po krijojnë situata të pa dëshiruara drejtë konfliktit. Ky komunikim i disa emrave të Avokatëve kohëve të fundit ka tejkaluar q/do normë racionale duke hapur edhe minidosje përmes debateve se kush ishte bashkëpunëtor i sigurimit të Serbisë e kush ishte pjesëtare i Shërbimeve të ndryshme Sekrete.

Kjo energji kote kundër njëri tjetrit është shprehje e gjendjes së mjerueshme të politikës dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Të dhënat nga raportet e hartuara të shumë Organizatave të Shoqërisë Civile dhe të Organizatave Ndërkombëtare të cilat monitorojnë sistemin e drejtësisë, kanë dëshmue se mekanizmat e drejtësisë në Kosovë duke përfshirë edhe Avokatët e licencuarë gjatë periudhës së pas luftës ishin larg nivelit të dijës dhe të përgjegjësisë që ju takonë.

Andaj retorikat dhe promovimet e disa figurave të Avokatëve si udhërrëfyese të komentimit të ligjeve dhe të Kushtetutës së Kosovës janë të pa rëndësishëm dhe nuk kanë asnjë vlerë apo imazhe tek qytetarët të cilët janë ngopurë me debate dhe deklarata politike me plotë demagogji.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".