Deputetët e pa përgjegjshëm që u bënë faqja e zezë e Kosovës dhe turpi i botës i pret ndëshkimi i madh nga populli

Deputetët e pa përgjegjshëm që u bënë faqja e zezë e Kosovës dhe turpi i botës i pret ndëshkimi i madh nga populli
Deputetët e pa përgjegjshëm që u bënë faqja e zezë e Kosovës dhe turpi i botës i pret ndëshkimi i madh nga populli

Dardan Grapci

  • 04 October 2020 - 15:49

Shkruan: Dardan Grapci

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë bërë turpi i Botës, jo vetëm në këtë mandat me këto zhvillimet e fundit, por edhe shumë vite më përpara, por kulmin e ka arritur turpi tani me bllokimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, duke luajtur me të, duke mos marr pjesë në votim për tu deklaruar për ose kundër, por duke mos e krijuar kuorimin e mjaftueshëm për të marr vendime pozitive apo negative. Më këtë lojë fëmijës të pa edukuar janë bërë turpi i botës dhe e kanë tepruar.

Nuk e di sa janë të vetëdijshëm këta deputet se çfarë janë duke bërë. A e dinë këta deputet që TRUSTI pensional është fond i kursimeve të fitimit të qytetareve, që duhet të ju shërben qytetarëvedhe jo interesave politike të liderëve apo deputetëve servil e të dëgjueshëm ndal liderit që e kontrollon subjektin e caktuar politik. Prandaj unë thek dhe kërkoj nga te gjitha partitë politike në vend që ta shfrytëzojnë mundësinë tjetër të radhës dhe ta votojnë këtë ligj, por jo vetëm për 10%, por gjatë procedurës së shqyrtimit në komisionin e buxhetit, deri në leximin e dytë, të amendamentohet me një propozim të ri dhe qytetarëve të ju mundësohet tërheqja deri në 20%. Të kursimeve të tyre, për shkak se shumica në këtë Trust kanë maksimum të kursimeve nga 200 deri 400 euro. Prandaj nëse vendoset për 10% atëherë një qytetari i bie që ti merr vetëm 20 ose 40 euro, por me 20%-shin mund të merr më shumë dhe kjo do të ishte sado pak një infuzion pozitiv për një moment të caktuar.


Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde me të drejtë i ka kritikuar politikanët dhe politikën e tyre, si dhe me të drejtë po inatoset duke e parë se në çfarë situate po kalon Kosova, sidomos tani kur pritet të arrij edhe vala e dytë e pandemisë, këto pak para që do i marrin, do i ndihmojnë qytetarët që sado pak ta përmirësojnë gjendjen, sa për të blerë gjerat elementare që i takojnë një familje për një periudhë të caktuar kohore.

Sindikata e Punëtoreve është dashur të dalin kaherë në protesta, në momentin kur s’ka pasur vullnet politik për ta kaluar ligjin për rimëkëmbje ekonomike, madje që herën e parë, e jo të presin që të ndodhë kjo lojë votimi disa herë, por as tani nuk është vonë. Qytetarët duhet të jenë shumë aktiv me këtë rast dhe të dalin sa më shumë që munden, se nëse dalin më pak se 50 persona, unë jam bindur që këto protesta s’do të japin rezultate pozitive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".