
Lexoni edhe:
Osmani shprehet pro zgjedhjeve: Kjo Qeveri s’do duhej të formohej fare
Shkruan: Dradan Grapci
Arroganca e Shpend Ahmetit është duke marr përmasa të mëdha tani pasi që për këto dy mandate që po kalojnë, Qeverisja e Shpend Ahmetit nuk ju ka sjellë asnjë të mirë qytetarëve të Prishtinës, përveç se skandale dhe vjedhje. Sidomos në mandatin e dytë e ka teprua duke dhënë edhe tenderë për mafio oligarkët, duke toleruar ndërtime pa leje por me ryshfet, duke shantazhuar njerëzit dhe qytetarët e tij, duke bërë marrëveshje kriminale me Devollët dhe Latif Kryeziun etj. Shpendi duhet menjëherë të arrestohet ose nga Policia e Kosovës ose nga EULEXI për shkak se krejt këto probleme brenda Prishtinës po bëhen shkaku i Shpendit.
Shpend Ahmeti me këtë përplasje të ashpër, me asamblistin Egzon Rrahmani, e ka tejkaluar çdo kufi, etik moral, politik e Profesional të sjelljes. Duke parë sjelljen e tij aq arrogante ndaj një të zgjedhuri deputet- asamblistë në Kuvendin komunal, tentative edhe për ta sulmuar atë fizikisht, unë mendoj që Shpendit nuk është dashur ti lejohet fare më tutje qëndrimi në këtë seancë, kurse tani e tutje nuk duhet ti lejohet fare hyrja në Komunë. Kudër këtij akti jo njerëzor do të duhej të ngriheshin e të kundërshtojnë të gjithë asamblistët, ta detyrojnë që të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Prishtinës, pasi edhe ashtu mandatin e ka afër fundit dhe do të shpallen zgjedhjet e reja në vitin që vjen.
Osmani shprehet pro zgjedhjeve: Kjo Qeveri s’do duhej të formohej fare
Lexoni edhe:
Shpendi është një vegël e fshehtë e disa strukturave provokative kriminale që po mundohen ta destabilizojnë situatën në Prishtinë, me këto sjellje që i ka bërë Shpendi në seancën e asamblesë komunale ndaj asamblistit Rrahmani e ka kalua vijën e kuqe të të bërit debat politik. Unë po e shfrytëzoj këtë rast që të kërkoj edhe nga KMLDNJ që ta hapë një peticion për shkarkimin e Shpend Ahmetit para kohe nga pozita e kryetarit të Komunës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".