Këto do të jenë pasoja e tmerrshme për imazhin e vendit tonë nga Gjykata Speciale

Këto do të jenë pasoja e tmerrshme për imazhin e vendit tonë nga Gjykata Speciale
Këto do të jenë pasoja e tmerrshme për imazhin e vendit tonë nga Gjykata Speciale

Dr. Hysni Aliu

  • 07 October 2020 - 11:02

Zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale janë tepër shqetësuese. Kjo gjykatë, jo vetëm që është një nacionale dhe si rrjedhojë i dënon vetëm shqiptarët, por është shndërruar në një gjykatë shumë të çuditshme në luftën e fuqive të mëdha për dominim mbi Ballkanin. Kjo gjykatë e ka devijuar qëllimin për të cilin është formuar. 

Është e tmerrshme për Kosovën, kure, pas një kohe ekziston mundësia që në Hagë të jenë deri në 100 ish komandantë e udhëheqës të luftës, të gjithë përfaqësues të një lufte çlirimtare dhe të gjithë shqiptar. Do të jetë e tmerrshme për imazhin e vendit tonë. 

 Unë kam shkruar shumë kundër kësaj gjykate para shumë vitesh, sepse krimet e mundshme nuk mundë të gjykohen në bazë të nacionalitetit pore si tërësi. Kjo gjykatë do të ishte legjitime dhe e kuptueshme nëse do të vendoste para gjyqit të gjithë ata që në tokën e Kosovës kanë bërë krime, duke filluar nga Serbët,  sepse ata kanë qenë iniciues të luftës dhe masakruan popullin tonë,  e pastaj duke hulumtuar rastet e tjera të mundshme që kanë mundur të ndodhin si reaksion ndaj tyre tek nacionalitetet tjera. 

Rrjedhja e dosjeve nga Haga, tregon që ky është një komplot ndërkombëtar ndaj paqes në rajon dhe botë nga i cili komplot sërish po pësojnë shqiptarët. Është e çuditshme që këto dosje rrodhën menjëherë pas marrëveshjes së Uashingtonit, dhe nënshkrimi i saj nga Hoti e Vuçiq.

A rrodhën këto dosje si shpërblim apo si dënim për dikë që u ul në Shtëpinë e Bardhë, ne nuk e dimë, ndoshta është vetëm rastësi. Kosova është e futur në katërkëndëshin, Moskë, Beograd, Bruksel , Uashington, andaj po i zihet fryma kaq shumë.  Është shumë e rëndësishme të kuptohet fakti që Serbia po dëshiron që Gjykatën Speciale ta shfrytëzon për realizimin e interesave të veta në Kosovë, duke përfshi edhe ndarjen e sajë. 

Këto dosje vërtetuan që Gjykata Speciale është e ndikuar nga Serbia, gjë të cilën e thanë edhe Z. Gucati e Haradinaj, por çuditërisht në të njëjtën kohë, edhe zyrtarët e lartë në Beograd po e thonë publikisht këtë se ata kanë ndikuar në proceset e brendshme të saj dhe inicimin, plotësimin, rrumbullakimin dhe ngritjen e aktakuzave ndaj krerëve të luftës së UÇK së.

Përse po ndodhe kjo pikërisht tani dhe pikërisht pas marrëveshjes së Uashingtonit? Si asnjëherë më parë edhe Serbia edhe Kosova po godet në të njëjtin vend sa i përket kësaj gjykate, pra de legjitimimin e sajë.  Pala e tretë që po e mbron këtë gjykatë dhe është e vendosur ta qoj deri në fund këtë proces, e ka shfrytëzuar këtë situatë dhe ramjen në kurthe të përfaqësuesve të veteranëve të UÇK- së, duke i marr njerëzit kryesore të shoqatave të dala nga lufta dhe duke i dërguar në Hagë.

A ishte kjo edhe një strategji që të hedhet grepi në të cilin do bije peshku, në mënyrë që së pari të burgosen ata që mundë të organizojnë protesta apo demonstrata në rast të arrestimit të Thaçit e të tjerëve, dhe pasi që është siguruar tereni në Kosovë, dhe është thyer mundësia e rezistencës së brendshme, tek atëherë të arrestohen figurat me peshë të madhe, kjo mbetet të shihet. 

Një gjë po duket haptas, Haga “nuk po ka çka i bën kalit e po i sjell samarit”, e shqiptarët po e paguajnë çmimin për këtë. Nuk është mirë të lëndohet një popull në dinjitetin e tij, e as të testohet durimi. Skema e Z. Hysni Gucati dhe z. Haradinaj para kësaj gjykate ishte e dhimbshme për mua. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".