Për krimet në Kosovë Serbia duhet të ndëshkohet, pastaj vjen pajtimi dhe të bashkëpunohet

Për krimet në Kosovë Serbia duhet të ndëshkohet, pastaj vjen pajtimi dhe të bashkëpunohet
Për krimet në Kosovë Serbia duhet të ndëshkohet, pastaj vjen pajtimi dhe të bashkëpunohet

Skender Mulliqi

  • 07 October 2020 - 17:41

Shkruan: Skënder Mulliqi

Kjo Serbi e cila gjithë ditën lobon kundër pavarësisë të Kosovës, madje më lobimin e saj , u bënë edhe 18 çnjohje , është shumë e çuditshme, që po ndihmohet nga Evropa e nga Amerika, e ka merituar të dënohet për gjenocid. Fuqitë e Mëdha i ndryshojnë pikëpamjet e tyre gjeostrategjike sipas interesave , por çfarë interesi kanë krerët e dy shteteve shqiptare, veç që të bëhen monark në shtetet e tyre, duke e sforcuar Serbinë, nuk e kam fare të qartë! Apetitet serbo -ruso nuk janë vetëm Mini-Shengeni por është pretendimi final për asgjësim të dy shteteve tona. Këto apetite pushtuese të sllavëve nuk shuhen kurrë.

Në takimin e katërt më duket të dy qeverive shqiptare , Kosova kishte marr qëndrim refuzues për projektin e Mini-Shengenit të lansuar nga presidenti i Serbisë, Vuçiq, kryeministri Rama dhe kryeministri maqedonas Zaev, e që, sipas tyre, mbështetet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Politikanët e Kosovës janë bërë të njohur për ndryshimin e qëndrimeve dhe deklaratave për marrëveshjet që vetë i nënshkruajnë. Varësisht prej rrethanave vetiake politike, tentojnë të dirigjojnë edhe politikën shtetërore e nacionale. Dihet së çfarë qëndrimesh kontradiktore kanë për tema të interesit nacional, siç e kishin më Demarkacionin , Asociacionin, Fusnotën dhe Gjykatën Speciale. Politikanët tentuan të shfuqizojnë Gjykatën Speciale, por si vonë pak ju doli gjumi së nuk është dashur ajo të votohet në Kuvend. Së fundi presidenti Thaçi ka nisur ta kundërshtojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin vetë bashkë më Mustafën e kanë pranuar. Të gjitha këto marrëveshje tashmë kanë karakter ndërkombëtar që zor të zhbëhen. Rrezikun që po e sheh tani prej tij nuk e kishte parë në kohën kur i duhej , duke lëshuar për të saten herë pe ndaj kërkesave hegjemoniste të Serbisë. Kurse kryeministri Hoti dhe LDK ndryshuan qëndrimin për Mini-Shengen kur u ngjitën në pushtet, e nuk përjashtohet mundësia që këta të ndryshojnë qëndrime sërish nëse ashtu ju hyn në funksion politikisht . Se a përfiton, apo humb Kosova, nuk ka shumë rëndësi për këtë kastë politike!Takimi i fundit në Tiranë i gjashti më radhë , zor së do të sjellë implementim të marrëveshjeve të dy shteteve shqiptare.

Zor të lirohemi nga praktikat folkloriste për të kaluar në vepër , kur dihet së shumë pak u realizuan marrëveshjet e firmosura nga pesë takimet paraprake. Mini-Shengeni do të ishte pozitiv sikur më parë të bëhet integrimi i dy shteteve shqiptare mes vete dhe në Evropë. Ky Mini-Shengen i propozuar tash vetëm sa e sforcon dhe e faktorizon Serbinë në rajon, duke e bërë kryeqendër ekonomike , tregtare dhe politike. Zaten edhe marrëveshja e Uashingtonit dhe sidomos qasja që ju dha në Ujman, është një tentim pak më ndryshe, jo i formës klasike për ndryshim kufijsh, e në dëm të Kosovës. Ne mjaftë e kemi integrimin e ndërsjellë dhe integrimin në Evropën e Bashkuar si synim i kamotshëm i shqiptarëve. Marrëveshja e Uashingtonit që dha lejen e Mini-Shengenit më duket ide e ngutshme , kur dihet së Serbia nuk i ka hequr pretendimet territoriale karshi shqiptarëve . Nuk i ka hequr ende nga preambula kushtetuese ku Kosova figuron si pjesë përbërëse e saj.

Atëherë për çfarë Mini-Shengeni apo integrimesh tjera mund të bëhet fjalë? Bëhet fjalë për diçka që më shumë i dëmton interesat e shqiptarëve politikisht dhe ekonomikisht në Ballkan, së sa i ndihmon ato. Në fakt bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është i vonuar dhe më përfitime jo të nevojshme ekonomike, që nuk ish dashur të jetë i nivelit të tillë. Takimi i Tiranës ishte dashur ti heqë më në fund barrierat midis dy vendeve. Në takimin e Tiranës u nënshkruan shumë dokumente, por unë jam bukur skeptik për zbatimin e tyre, kur dihet së pak gjë doli pozitive nga takimet e deritashme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".