PDK me ofertën ndaj VV- së për rrëzimin e Qeverisë Hoti po e ruan bishtin e gjatë që ja ka zënë Serbia

PDK me ofertën ndaj VV- së për rrëzimin e Qeverisë Hoti po e ruan bishtin e gjatë që ja ka zënë Serbia
PDK me ofertën ndaj VV- së për rrëzimin e Qeverisë Hoti po e ruan bishtin e gjatë që ja ka zënë Serbia

Dr. Hysni Aliu

  • 08 October 2020 - 16:08

-Parlamenti i Kosovës, nga një vend ku përfaqësohet interesi madhor i shtetit,  është shndërruar në një vend ku të ashtuquajturit deputet, bëjnë gjithçka për të mbrojtur interesat e grupeve të nëntokës nga Kosova dhe Serbia, duke harruar në tërësi misionin fisnik që ju ka dhënë populli. 

Në realitet, ai parlament po e djeg shtetin e Kosovës dhe si i tillë duhet të emërohet si  parlamenti i nëntokës. Ky parlament i nëntokës, ka 120 drona serbo turko kosovar, të cilët dirigjohen nga qendrat e tyre në Beograd,  Stamboll e Prishtinë,  së bashku me Tiranën, duke hedhur bomba mbi ardhmërinë e këtij populli të gjorë që vuajti e u çlirua , por fatkeqësisht për të mos u çliruar kurrë. 

Çlirimi i Kosovës nga Serbia, po duket që ishte një  operacion i largimit të kancerit nga trupi, kancer i cili kishte metastazuar (përhapë) para se të largohet me operim, dhe i cili kancer sërish ka filluar të gërryej trupin e quajtur Kosovë. E dëgjova sot deklarimin e Z. Bedri Hamzes, e më herët e kam dëgjuar të njëjtin deklarim nga Z. Memli Krasniqi me shokë, që ju thonë VV-së ” ju bëni 40 vota e pastaj ne e përkrahim mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti”.  

Një mënyrë idiote e qasjes së një problemi kaq të madh. Po më dhemb fakti që Z. Bedri Hamza  si një njeri  që njihet për  qetësi dhe njerëzi e intelektualitet në veprime e në të shprehur, pranon që të bëhet drona  bombardues i vendit të vetë dhe qytetarëve të saj.  Z. Hamza, të lutem, mos na fyej neve, mos e fyej vetveten dhe dinjitetin tënd, mos u bë vegël e idiotëve politik që egoja për para e pushtet ju ka rrëmbyer gjithçka nga trupi dhe mendja e tyre. 

Qasja e PDK-së për mocionin ndaj Qeverisë Hoti, është një qasje që mundë ta krahasosh me rastin kur , një i rritur i bënë një ofertë për një rrugëtim të dobishëm për shoqërinë  një të rrituri tjetër, e ai i rrituri tjetër, pasi që nxihet ngushtë sepse e ka bishtin mbrapa dhe ju ka zënë bishti me derë , i thotë  tjetrit, po e pranoj ofertën tënde, pore me një kusht ( natyrisht kushti duhet të jetë i paarritshëm) , e kushti është që ti zgjatësh edhe 20 cm.

Natyrisht që i rrituri nuk rritet e as nuk zgjatet më, andaj, qdo gjë përfundon aty.  Pra PDK me ofertën ndaj VV-së për rrëzuarjen e Qeverisë Hoti, po e ruan bishtin e gjatë që ja ka zënë Serbia dhe nëntoka me derë,  e Bedri Hamza fatkeqësisht është bërë altoparlant i krimit. Cila është përgjigjja?  Është një e mirë që njeriu i rritur nuk mundë të rritet, pore partitë politike rriten e zvogëlohen.

Së këndejmi, ne si popull liridashës, në zgjedhjet e ardhshme duhet të ia plotësojmë “ dëshirën “ Bedri Hamzes,  dhe me votën e lirë, ta rrisim VV-në  dhe alternativën e Zonjës Vjosa Osmani, aq shumë  sa që nevoja për të bashkëpunuar me këta që e kanë bishtin  e zënë me derë të mos ekzistoj fare. 

Populli duhet ti mbaj mend mirë këto fyerje që po ju bëhen nga këto fytyra në parlament  që i  ngjajnë njeriut por njerëz nuk janë.  Serbia po  na gëlltit dalë e ngadalë, ndërsa ju po luani skena  idiotësh në parlamentin e Kosovës. Po ua kujtoj që për atë parlament u masakruan gra e fëmijë, burra e pleq, u dhunuan e u dëbuan me miliona njerëz, për atë parlament  u flijuan i madh e i vogël në familjen Jashari, e shumë familje tjera, u torturuam nëpër burgje të Serbisë pothuajse çdonjëri nga në, për atë parlament luftuan miqtë tanë nga e tërë bota demokratike dhe po luftojnë ende, andaj, ndaluni së degraduari këtë shtet, ndaluni së dhunuari këtë popull, ndaluni së fyeri  edhe ata që nga ana tjetër e

Atlantikut na sollën lirinë, ndaleni, sepse  dheu i këtij vendi po ua kërkon të ndaleni. As Millosheviq nuk u ndal kur të tjerët me mirësjellje i kërkonin, por u detyrua të ndalet kur forca e botës demokratike i doli përballë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".