Që Presidenti të akuzojë Kryeministrin si kriminel, kjo përbën alarm për Shqipërinë

Që Presidenti të akuzojë Kryeministrin si kriminel, kjo përbën alarm për Shqipërinë
Që Presidenti të akuzojë Kryeministrin si kriminel, kjo përbën alarm për Shqipërinë

Skender Kapiti

  • 09 October 2020 - 09:38

Presidenti aktual i Shqipërisë, 3 herë ish  ishzevendeskryeministër dhe njëkohësisht edhe si  Ministër i Jashtëm si në qeverisjet e Majta Socialiste ashtu edhe me atë të Partisë Demokratikei,është tejet shqetësues dhe alarmant  fakti kur ai deklaron se:

“Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama.

Shikoni renditjen e Shqipërisë sa i përket trafiqeve, pastrimit të parave… Kush i futi në Parlament trafikantët e drogës dhe prostitucionit. Sa kryetar bashkish janë bosh sot? Kush i bëri këto? Si mund të besohet ky njeri...” - deklaroi Meta. (meta-i-pergjigjet-rames-i-vetmi-kriminel-qe-kam-takuar-kryeministri)

 Nuk e di se si ndjehet opinion i brëndshëm kombëtar, por edhe ai ndërkombëtar  kur kjo gjë deklarohet  jo nga një media dhe as nga nje  njeri apo individ i  zakonshëm, dhe as nga opozita politike, por kur kryetari i shtetit, kur Presidenti  e thotë një gjë të tillë.

Kjo është alarmante dhe shqetësuese për cdo njeri me mëndje të kthjellët dhe sidomos për intelektualët e ndjeshëm, joindiferentë, jofrikacakë e joservilë.

 Dhe nëse kryeministri përderisa nuk e padit Presidentin  për këtë akuzë atëhere kjo është e vërtetë pasi ai ka frikë nga ajo se ndoshta kushedi se si do ta argumentonte këtë akuzë para drejtësisë Presidenti i Republikës.

 Kjo akuzë nëse nuk është e vërtetë atëhere lind pyetja se ku e gjen guximin Presidenti që ta bëjë një gjë të tillë, kur kundër tij , kryeminstri Rama  dhe parlamentarët pro tij para disa kohësh morën edhe një nismë për shkarkimin e Presidentit , por që u tërhoqën. Pra edhe  logjikisht ka dicka që duhet pranuar si e vërtetë në këtë mes në ato që thotë Presidenti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".