Gënjeshtra e madhe e ministrit Selim Selimi, 'supermeni' që obligon Serbinë për zbulimin e varrezave masive

Gënjeshtra e madhe e ministrit Selim Selimi, 'supermeni' që obligon Serbinë për zbulimin e varrezave masive

Gani Qarri

  • 10 October 2020 - 09:04

Shkruan:Gani Qarri

Një njeri si Selim Selimi, i cili përkundër faktit se udhëheqë Ministrinë e Drejtësisë, që ka për obligim ligjor, ti zbulojë e para veprimet kundërligjore dhe parandalojë keqbërësit, emëron për këshilltar të vetin personal një banditë dhe kriminel droge, të shprehet se do ta obligojë Serbinë të "hapë dheun" ku janë varrezat masive, të tregojë lokacionet e të pagjeturve dhe brenda 18 muajve të bëjë kthimin e trupave të tyre, kjo shpjegon më së miri se sa e dhembshme është, për të mos thënë vetëm e dëmshme, të kesh në krye të një ministrie me kaq rëndësi, një njeri të tillë dhe se sa joserioze janë deklaratat e tij, si dhe arsyen e madhe, se pse edhe sot Qeveria e Kosovës, ende heziton, që në pakon e parë të Kushteve për arritjen e marrëveshjes së plotë me Serbinë, ta nxjerr edhe zbulimin e fatit të viktimave që padrejtësisht mbahen peng, tash e mbi 21 vite, në varrezat masive në Serbi.

-Deklarata të tilla jo-korrekte dhe dezinformuese si ato të ministrit "supermen" të rendit, Selim Selimi, i cili vetëm dy-tre ditë më parë, për këshilltar të vetin, emëroi edhe personin e arrestuar për kontrabandë me drogë,me arsyetimin se kinse Prokuroria i paska pushuar hetimet ndaj tij,gjë që është shumë ofenduese për shtetin e Kosovës, tashmë janë shndërruar jo vetëm në hit mashtrimi, "normalitet" dhe “kulturë” të manipulimit me ndjenjat e qytetarëve, por edhe në diskurs të rëndomtë ç ‘orientues për të gjithë njerëzit e këtij vendi, ndaj sidomos pas skandalit të emërimit të “dilerit” të narkotikëve, për këshilltar, me plot të drejtë po kërkohet edhe dorëheqja e tij nga posti i ministrit të punëve të brendshme, akt me të cilin, do ti bënte nder të veçantë Kosovës.

Padyshim, kjo për një Qeveri të ndershme dhe shtet normal,do të ishte e papranueshme,e për aq më tepër është krejtësisht skandaloze dhe dorëzim i turpshëm e pa asnjë kusht përball Serbisë nga ana e Qeverisë aktuale të Kosovës, deklarimi befasues, mbase më i sinqerti deri më tani i ministrit të drejtësisë Selim Selimi i cili, megjithëse nuk shpjegoi se në bazë të çfarë argumentesh dhe parimesh ndodhë, deklarojë se nuk do të ketë zbardhje të së vërtetës dhe kthim të viktimave të luftës nga varrezat masive në Serbi, derisa nuk arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse mes të dy vendeve, gjë që është jo vetëm e padrejtë por edhe tërësisht e papranueshme. Madje pothuajse edhe më jo korrekte dhe krejt e pakuptueshme tingëllon deklarata tjetër e Selim Selimit kur thotë se Qeveria e Kosovës në rast të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, do t’i vendosë një afat (gati sa nuk tha ultimatum) prej 18 muajve Serbisë të tregojë lokacionet e varrezave masive për të pagjeturit, gjë që bëhet plotësisht e pabesueshme, për vet faktin se deri më tani Selim Selimi nuk e ngriti kurrë zërin në emër të vetin apo edhe si ministër dhe përfaqësues i Qeverisë së Kosovës, për respektimin e të drejtave të shqiptarëve ,nga ana e shtetit serb në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë dhe gjithë Kosovën lindore, megjithëse edhe vet ai, vije po nga ajo pjesë e trojeve tona kombëtare.

Për aq më tepër, deklaratat e tij bëhen tejet të dhembshme dhe ofenduese, sidomos për familjet e të pagjeturve dhe vet shtetin e Kosovës, kur dihet se tani për tani, jo vetëm se nuk mund të flitet për vendosjen e afateve Serbisë, por as që mund të dihet përmbajtja e marrëveshjes përfundimtare dhe nëse do të përfshihet edhe fati i të pagjeturve në te, kur kihet parasysh fakti se gjithnjë e më shpesh, ish bashkëpunëtorë e shërbëtorë të përhershëm të Serbisë dhe të afërt me Hashim Thaçin si spiuni i Stanishiqit, Baton Haxhiu, në "emër të pajtimit" me këtë shtet ish okupator, deklarohen publikisht që krimet e luftës, ti falen Serbisë. E nëse vërtetë, edhe në realitet, ndodhë që të vije deri te ky akt i paprecedent, si kusht i Serbisë për përmbylljen e marrëveshjes me Kosovën, atëherë medoemos fati i të pagjeturve, do të përjashtohej automatikisht nga pikat e marrëveshjes dhe dashtë e pa dashtë, të shkojë "në harresë", ngase kthimi i tyre, nënkupton ndëshkimin e vrastarëve dhe dënimin e pengmarrësve, që i bie të veshë para përgjegjësisë vet Aleksandër Vuçiqin funksionar i lartë shtetëror serb, në kontinuitet të gjatë kohor dhe në sisteme të ndryshme qeverisëse që nga Millosheviqi e deri në ditët e sotme, kur ai tanimë vet, si president udhëheqë Serbinë. Ndaj "strategjia" fëmijërore e Selim Selimit e "zbuluar" në raportimin e tij para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë, është e parashikuar aq gabimisht, sa të duket sikur ky njeri të kishte qitur "fall", sepse përderisa në krye të Serbisë të jetë Aleksandër Vuçiq, ish ministër i informatave në qeverinë e Millosheviqit gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga Serbia, në ballafaqim me delegacione joprofesionale dhe tërësisht amatore, si këto që dërgon Kosova për negocim, kurrë nuk do të pranojë të futet në marrëveshje çështja e mijëra të pagjeturve që ai vet tash e mbi 21 vite i mbanë peng, e aq më tepër të ofrojë edhe zotimin për denacifikim të Serbisë me të kaluarën kriminale dhe bëmat gjenocidiale që nga Kroacia e Bosnja, e deri në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".