Ju deputetë matrapazë që po e shpërfillni votën qytetare shkoni në shtëpi, hapni rrugë për zgjedhje të reja

Ju deputetë matrapazë që po e shpërfillni votën qytetare shkoni në shtëpi, hapni rrugë për zgjedhje të reja
Ju deputetë matrapazë që po e shpërfillni votën qytetare shkoni në shtëpi, hapni rrugë për zgjedhje të reja

Ali Hertica

  • 10 October 2020 - 09:11

Shkruan:Ali Hertica

Kjo është marrëzia e çmenduri politike që po e shohim vetëm ne në Kosovë, ka filluar të prodhon edhe efekte negativ në shoqërinë kosovare. Ka krijuar depresion tek qytetarët, varfërim, dëshpërim, zhgënjim. Kjo marrëzi e keq qeverisjes i ka sjell edhe bizneset në falimentim, e ka bërë Kuvendin e Kosovës funksionalitet demokratik, ku nuk po arrihet në miratimin e ligjeve as me shumicën e thjesht të votave. E për këtë Qeveria- mazhoranca po e fajëson opozitën, një absurd i llojit të vetë. Në demokraci në momentin kur Qeveria humb shumicën në parlament, nëse nuk ka bashkëpunim e mirëkuptim për interesin publik me opozitën për ti kaluar ligjet dhe vendimet, jep dorëheqje. Kjo është rregull e demokracisë e jo të fajëson opozitën.

Është e papranueshme që deputetët e Kuvendit, në vend se të jenë në krye të detyrë që të marrin vendime serioze dhe të qëndrueshme për forcimin e shtetit dhe ruajtjen e ngritjen e mirëqenies qytetare në këtë kohë sfiduese nga pandemia globale e koronavirusit, ata po ndahen në grupe bandash duke fyer njëri tjetrin, duke shpërthyer e kërcënuar gati të të përleshen fizikisht. Për më tepër, dhuna dhe konfrontimet fizike cenojnë rëndë vlerat të cilat do të duhej t’i përfaqësonte organi më i lartë në vend. Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë i shtetit, duhet të shërbejë si vend ku promovohen vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, e jo të shndërrohet në arenë ku përplasjet dhe fyerjet janë normale, kjo është e pa papranueshme, që shkon deri te tentimin për ndalimin e fjalës së lirë në Kuvend, e sidomos tendencat për të provokuar sulme e përballje fizike mes deputetëve. Kuvendi i Kosovës, sidomos në këto tri vitet e fundit, në masë të madhe ka dështuar të përmbushë funksionet e veta, e këtë dështim po vazhdon ta ruaj si kontinuitet të mbrapsht edhe kjo legjislaturë e re, pikërisht për shkak të përplasjeve politike. Këtij Kuvendi edhe ashtu jo efikas, më së paku i duhen skena të tilla, të cilat padyshim paraqesin shkelje drastike të qëllimit të votës të cilën këta deputetë e kanë pranuar nga qytetarët. Është momenti kritik që opinioni publik dhe shoqëria civile ta gritin zërin, të reagojnë kundër këtij degradimi të thellë që e ka përfshirë organin më të lartë përfaqësues të zërit dhe votës qytetare. Kuvendi nuk duhet të kthehet në arenë të qërimit të hesapeve personale duke përdorur akuza të ndërsjella dhe diskurs denigrues, që bie ndesh me obligimet kushtetuese të të zgjedhurve sepse kjo mënyrë e sjelljes është denigrim dhe shpërfillje e besimit të votuesve.

Roli i opozitës në rendin demokratik dhe demokracinë pluraliste është që ta kundërshton dhe korrigjon forcën politike në pushtet brenda kornizës ligjore e kushtetuese. Prandaj nuk është aspak befasi as nuk është diskriminim inatqor pse edhe raporti i progresit evropian, Kosovën e paraqet tërësisht pa progres, Kuvendin e Kosovës jo funksional. Tash me të drejtë ne duhet të kërkojmë llogari nga kjo kastë politike në pushtet dhe në opozitë: Edhe çka duhet të ndodhë më tepër që ju të zgjedhurit me votën e qytetarit të ndieni e kuptoni përgjegjësinë e pa aftësisë dhe nëse nuk mundeni të shkoni më tutje të jepni dorëheqje. Dorëheqja në demokraci është proces i zhbllokimit të situatave, madje edhe atëherë kur situata në vend është pa fajin e saj, ndërsa në Kosovë dihet se kjo gjendja e bllokimit vjen pikërisht nga vetë se ju të zgjedhur dhe kjo Qeveri,e formuar në kohën më të vështirë të pandemisë kur e gjithë bashkësia ndërkombëtare bënte thirrje në përqendrim të shëndetit qytetarë, e jo ndërrim të Qeverisë "Grenell", ju e bëtë atë. E them me bindje të plotë se Kuvend nuk ka qenë i mirë as në mandatet e kaluara, kaherë ka rrëshqitur duke u pozicionuar në interesat e ngushta puro politike e partiake, por opozita me numrat që i ka në njërën anë dhe arrogancën e koalicionit qeverisës, në këto dy mandate ka devijuar në ekstremin më të skajshëm dhe të pa pranueshëm. Ne e dimë që ka vërejtje në metodat ose mjetet që i ka përdor opozita, por duhet ta kuptojmë që nuk është problemi vetëm tek metodat që i ka përdorë. Jam i bindur në atë që ata që i kritikojnë metodat e opozitës, kanë problem esencial me kërkesat e opozitës, jo me metodat që i ka përdorë opozita. Në këtë rrafsh mendoj se duhet të shikohet se janë stërmadhuar metodat, duke i arsyetuar veprimet shkelëse të koalicionit qeverisës dhe se kjo mendoj që nuk është shëndetshme, jo vetëm për të sotmen, por s’ka me qenë e shëndetshme as për të ardhmen e Republikës së Kosovës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".